• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fali Ramadani, “Raiola i Lindjes”, tetovari që do sjelli Sarrin në Torino

by Java News
12/06/2019 23:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri më sot, fotografitë e tij ishin shumë të rralla nëse bëhet një kërkim në Google, duke qenë shpesh një person që punon në fshehtësi, asnjëherë nën dritën e diellit.

Jorge Mendes dhe Mino Raiola janë dy agjentët më të fuqishëm në planet, por Abdilgafar Ramadani, shkurt “Fali” është duke ngjitur shkallët e suksesit shumë shpejt… Këto vitet e fundit, madje, ka zgjeruar tortën e ushtrimit të profesionit dhe klientelës së tij.

Emra “big”, transferime të rëndësishme dhe komisione që shkojnë deri në 20 mln euro. Padroni i Lindjes, ose më saktë “Raiola i Lindjes”, siç e quajnë, sot vendosi të udhëtonte personalisht në Madrid për të prezantuar Luka Jovic, xhevahirin e tij serb.

Përkrah Florentino Perez, jo një president dosidos, Fali Ramadani bëri xhiron e botës. Një publicitet i jashtëzakonshëm për figurën e atij që po kuron të drejtat ligjore të Maurizio Sarrit, në operacionin që do të çojë trajnerin e Chelsea te Juventusi.

Por, pse Agnelli i ka besuar pikërisht Ramadanit këtë operacion delikat? Një histori e gjatë dhe e mbushur me prapaskena. Po, për të zbërthyer këtë zgjedhje duhet të përshkruajmë fillimisht kush është Fali Ramadani…

I lindur në Tetovë të Maqedonisë, në vitin 1963, me origjinë shqiptare, Ramadani jeton në Berlin, bashkë me kunatin e tij, Nicola Damjanac, me të cilin krijuan agjencinë LIAN Sports (e regjistruar në Maltë)

Do ta niste karrierën e tij në fushën e menaxhimit me vetëm 5 futbollistë, për të prekur, në ditët e sotme, rreth 50 futbollistë të shpërndarë në Europë dhe 90% të Lindjes.

Pikërisht Ballkani ishte miniera e tij e arit. Mendes kishte zaptuar gadishullin iberik dhe Amerikën Latine, Mino Raiola kryesisht Europën qendrore, ndërsa kishte mbetur Ballkani për t’u zaptuar.

Kështu, Ramadani, për të provuar që të futej në këtë treg, do t’i besonte mbretit të merkatos sa i përket plusvlerave, shantazheve, pislliqeve dhe sidomos raporteve me personazhe të korruptuar dhe me të shkuar të errët.

Ai quhet Pini Zahavi dhe nëse nuk keni dëgjuar kjo ka ndodhur sepse është një nga ato superagjentë që vepron pas kuintave. Lidhje të forta me Serbinë, Kroacinë, por sidomos edhe me Qipron, për interesat e tij personale, me klube satelit ku shpesh “shkarkon” lojtarë dhe i merr, për të shmangur taksat dhe interesat.

Pini Zahavi, super agjenti izraelit, u bë i famshëm në momentin kur ndërhyri në blerjen e Chelseat nga Roman Abramovich. Nga atëherë, perandoria e tij u kthye lindja, me lidhje të forta me mafien gjithashtu. Ishte regjia e tij transferimi i Nemanja Vidic nga Spartak Moska te Manchester United.

Kohët e fundit, dokumentet sekretet të Football Leaks kanë zbuluar edhe se lidhjet e fshehta të Zahavit me Apollon Limassol janë të hershme dhe shumë futbollistë janë transferuar në këtë skuadër qipriote pa luajtur asnjë ditë aty, për t’u rishitur apo huazuar diku tjetër.

Por, le të kthehemi te Ramadani, njeriu i besuar i Pini Zahavit dhe themelues i LIAN Sports. Operacionet e tij në Serbi ndodhin falë Nikola Damjanac, ish-portier i Partizan Beogradit dhe vëllai i Zvezdan Terzic, ish-president i OFK Beograd i arrestuar për mashtrim dhe shkelje në vitin 2010 dhe sot president i Crvena Zvezdas.

Gazetari rumun Costin Stucan, në ProSport, që ka hetuar katër çështje të Zahavit dhe Ramadanit, e ka të vështirë të gjejë faktet, pasi mënyra që përdoret janë prania e klubeve “pasqyrë” ose e thënë ndryshe “kalimtare”, që janë tranzit për një transferim që do të prodhonte para pa paguar interes.

Rasti “Radonjic” dhe largimi “fantazmë”

Radonjic ishte një nga talentet më të famshëm të Akademisë së Partizan Beogradit në vitin 2013 dhe kaloi te Academia Hagi, klub pranë Zahavit. Nuk ka gjurmë të këtij kalimi. Kështu, kur Roma Primavera e bleu, e bëri nga rumunët dhe jo nga serbët.

Çfarë solli shitja e një lojtari të ri me prespektivë me parametra zero? Presidenti Djuric i Partizan Beogradit lajmëroi largimin e tij në dhjetor 2013, duke e motivuar me probleme karakteri. Nga Viitorul bëjnë me dije se futbollisti ishte i dëmtuar edhe pse Roma e mori në huazim për 1.04 mln euro dhe e hodhi në fushë pesë ditë nga transferimi, për turneun Viareggio.

Në fund të vitit kaloi te Empoli, përpara se të kthehej verdhekuq.

Grujic-Liverpool dhe ai aksident…

“Liverpool paguan 7 mln dhe më pas e huazon te Crvena Zvezda për 1 mln euro?! Po dyshoj se ka diçka pas kësaj dhe do të njoftoj policinë”. Ai që flet është i ati i Marko Grujic, një ndër talentet e mëdha të Serbisë, pasi kundërshtoi kalimin e të birit në Angli.

Terzic, presidenti i Crvena Zvezdas ishte ai që kishte kryer këtë transferim në fshehtësi. Menjëherë pas fjalisë së lidhur me policinë dhe xhiron e fshehur të tregtisë me të birin, Goran Gujic pësoi aksident me makinë dhe mori vetëm plagë të lehta. Pas asaj ngjarjeje, i biri firmosi me Liverpool.

Kalinic dhe komisioni 20 mln euro

Ramadani ka pasur lidhje të forta me Pantaleo Corvinon e Fiorentinës, deri sa gjithçka u prish pasi shumë futbollistë të tij u larguan nga vjollcët, si Jovetic, Ljajic, Nastasic, Seferovic dhe Behrami. Ramadani ka edhe emra të rëndësishëm si Perisic, Handanovic, Kalinic, Marcos Alonso, por sidomos ka prokurën e Kalidou Koulibaly.

Pikërisht Kalinic, janarin e vitit 2017, u kërkua nga Tianjin në Kinë, por Ramadani kërkoi komision 20 mln euro dhe marrëveshja u prish. Atëherë u tha se Milani nuk ra dakord por historia ishte krejt ndryshe.

Jovic, jo i fundit te Reali

Transferimi i Nikola Jovic te Real Madrid është thjesht rasti për të bërë bujë, teksa së shpejti edhe Koulibaly, që është edhe xhevahiri i skuderisë “Ramadani”, mund të transferohet gjithashtu, ndoshta pikërisht te Real Madrid, edhe pse kanalet e tetovarit janë Chelsea dhe Monaco.

Historia e Jovic i ngjan misterit… Transferim nga Apollon Limassol te Benfica për thuajse 7 mln euro, por asnjë ditë me ekipin qipriot… Sot u prezantua te Real Madrid. Pikërisht për lidhjet e Ramadanit me Zahavin, Agnelli i ka besuar ndërmjetësimin për Sarrin, pasi Roman Abramovich ka raport të mirë me agjentin izraelit…(Telesport)

 

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Konsultimet, për hallin e Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Emërimi i Dados, avokati i Veliajt: Po bëhet presion mbi gjyqtarin, do t’i drejtohemi Kuvendit

May 7, 2026
LIVE! Rrëzohet kërkesa e PD për debat mbi raportin e PE. Bardhi: PS kërkon përjashtimin tonë; Balla: Diskutimi më 14 maj

LIVE! Rrëzohet kërkesa e PD për debat mbi raportin e PE. Bardhi: PS kërkon përjashtimin tonë; Balla: Diskutimi më 14 maj

May 7, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

Tri parimet që e formësuan dhe kriza që po i sfidon ato… A është ky fundi i mitit politik të Trumpit?

May 7, 2026
VIDEO / Ja uthulla me krimba tek Akademia e Sigurisë, AKU sekuestro ushqimeve dhe gjobë subjektit

VIDEO / Ja uthulla me krimba tek Akademia e Sigurisë, AKU sekuestro ushqimeve dhe gjobë subjektit

May 7, 2026
“Puna, pasaporta më e mirë për Veliajn”, Gogu për zgjedhjet: Synojmë më shumë se 74 mandate

Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, Gogu: Rruga për drejtësi kërkon përpjekje të përbashkët

May 7, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Ulen çmimet e karburanteve, nafta bie me 10 lekë, benzina shkon në 180 lekë/litër

May 7, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Kuvendi nis me një minutë heshtje, mungon shumica e PD

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Kuvendi nis me një minutë heshtje, mungon shumica e PD

May 7, 2026
Vetes sime!

Vetes sime!

May 7, 2026
Magyar tregon ‘sekretin’ e fitores: Ua di truket, vizitova mbi 700 zona në Hungari

Magyar tregon ‘sekretin’ e fitores: Ua di truket, vizitova mbi 700 zona në Hungari

May 7, 2026
Drejt një modeli të unifikuar dhe përtej orarit mësimor, Kumbaro: Nis pilotimi i programit “Pas Shkolle”

Drejt një modeli të unifikuar dhe përtej orarit mësimor, Kumbaro: Nis pilotimi i programit “Pas Shkolle”

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In