• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Falënderoi në gjunjë Clinton-in, rrëfimi i kamarierit shqiptar: Më përqafoi kur i tregova si kam shpëtuar bashkë me familjen

by Java News
04/07/2023 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kamarieri nga Peja që punon në New York, Arben Hysenaj, ka takuar ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dy herë, një herë në vitin 2017 dhe herën e dytë sot. Herën e parë, Hysenaj e kishte falënderuar në gjunjë ish presidentin Clinton për kontributin e tij për Kosovën. Ndërsa dje Clinton gjatë fjalimit të tij e përmendi Arbenin.

Ai në Frontal të T7 tha se kur e ka dëgjuar atë, i është kthyer emocioni i vitit 2017, kur e ka takuar për herë të parë Clintonin.

“Kur e dëgjova dje ma ktheu emocionin e vitit 2017 kur e kam taku për herë të parë”, tha ai fillimisht.

Ai tregoi se si ka qenë takimi i parë me ish presidentin amerikan.

“Ka ardh me darku, me rezervim. Ajo ditë ka qenë dita e fundit e punës në atë restorant dhe e kam përmbyll mirë. Nuk kam pas ndonjë moment me bisedu me të, krejt ajo ka lind aty për aty. Stafi e ka dit që vjen presidenti dhe ai ishte bashkë me Hillary Clinton dhe një shok tjetër.”

“Ishte ditë shumë e mirë, e paplanifikuar. Unë isha i përzgjedhur me i shërby atij,  por kishte edhe kamarierë të tjerë shqiptarë. I kam shërbyer caviar, pastaj sallatë, kur ka ardhur te ushqimi kryesor, më ka ardhur vetëvetiu dhe e kam falenderuar:

Në mënyrë të thjeshtë, për shkakun tënd dhe shtetit tënd unë jetoj dhe po të shërbej ty sonte. Për shkak të ndihmës tënde, familja ime dhe krejt Kosova gëzojnë lirinë prej teje, u emocionu e më tha nga cili vend je, i thashë prej Kosovës edhe i thashë a të kujtohet lufta e vitit 1999, tha po. Reagimi ishte shumë i mirë, derisa më përqafoi, u emocionum të dy. I tregova qysh kom shpëtuar, që kam qenë me familje, na kanë ndarë meshkujt dhe gratë, na kanë qit para pushkatimit mua dhe babain tem, nuk e di si kam shpëtu.”

Ai tha se sot Clinton është befasuar kur e ka parë atë.

“Sot kur e kom taku, u befasu, tha nuk e kam prit”, tha ai.

Clinton dje gjatë fjalimit të tij plot emocion tregoi për një falënderim që e kishte marrë nga Arbeni.

“Kur isha në një restorant në New York, me 12 njerëz në një sallë private ku po diskutonim gjëra të rëndësishme themelore, dhe një kamarier erdhi që të merrte porosinë. Ai e pa se kush ishte aty, uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më pa e më tha: “Falë teje, familja ime është gjallë”. Dhe njerëzit e tjerë më të cilët isha nuk e kishin idenë se çka po ndodhte. Unë ua shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova”, tha Clinton./gazetaexpress

Next Post
Ngjela: Nuk vajta te pritja e Clinton sepse ftesën e kisha pa numër vendi, thashë se do më linin në këmbë…!

Ngjela: Nuk vajta te pritja e Clinton sepse ftesën e kisha pa numër vendi, thashë se do më linin në këmbë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

Betejë me zjarret në Dajt, Dibër dhe Librazhd, nuk ka rrezik për banesat! Ministria e Mbrojtjes: Sot 24 vatra, 6 ende aktive

August 25, 2026
Vatër zjarri në malin e Shashicës në Vlorë, era favorizon flakët, terreni i vështirë për ndërhyrje!

Vatër zjarri në malin e Shashicës në Vlorë, era favorizon flakët, terreni i vështirë për ndërhyrje!

August 25, 2026
Ngjarje dramatike në Mallakastër, 50-vjeçari bie në humnerën pranë fshatit! Dërgohet i plagosur rëndë në spital

Ngjarje dramatike në Mallakastër, 50-vjeçari bie në humnerën pranë fshatit! Dërgohet i plagosur rëndë në spital

August 25, 2026
Shuhet në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ylli i muzikës “Country” dhe i hitit “Jolene”! Pjesë e ekranit dhe kinemasë që nga fëmijëria

Shuhet në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ylli i muzikës “Country” dhe i hitit “Jolene”! Pjesë e ekranit dhe kinemasë që nga fëmijëria

August 25, 2026
Momenti kur një nga kriminelët më të rrezikshëm qëllohet për vdekje me plumb pas koke!

Momenti kur një nga kriminelët më të rrezikshëm qëllohet për vdekje me plumb pas koke!

August 25, 2026
“Epsteini” ynë

Betejë teknologjike kundër korrupsionit

August 25, 2026
INVESTIGIMI/ Erald Kapri dhe italiania Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE, nxorën Shehajn politikanin më të besueshëm! Zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

INVESTIGIMI/ Erald Kapri dhe italiania Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE, nxorën Shehajn politikanin më të besueshëm! Zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

August 25, 2026
“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’, s’mungojnë as çuditë

“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’, s’mungojnë as çuditë

August 25, 2026
“Shekulli i Turqisë së madhe ka filluar”- Erdogan sulmon përsëri Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten, i njohim duart e ndyra! Fituesit do jemi ne

“Shekulli i Turqisë së madhe ka filluar”- Erdogan sulmon përsëri Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten, i njohim duart e ndyra! Fituesit do jemi ne

August 25, 2026
Belgjika e alarmuar, shpërthim dramatik i Salmonelës, mbi 300 raste të konfirmuara! U infektuan pasi hëngrën vezë

Belgjika e alarmuar, shpërthim dramatik i Salmonelës, mbi 300 raste të konfirmuara! U infektuan pasi hëngrën vezë

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com