• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Falë kapitalizmit shqiptar, tashmë minumi jetik duhet bërë realitet

by Ervis Iljazaj
03/12/2024 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Një nga propozimet e rëndësishme të Partisë Demokratike, por edhe i kryetarit të saj, Sali Berisha, është ai i minumimit jetik për çdo shqiptar. Është një çështje që zoti Berisha e përmend shpesh, dhe padyshim që duhet marrë në konsideratë. Shumë vende europiane e kanë një minimum jetik për qytetarët e tyre. Ka diskutime të mëdha nëse është një masë e duhur apo jo, por ka ardhur koha që edhe në Shqipëri kjo të behet realitet. Disa mendojnë që është i panevojshëm, kryesisht partitë e djathta që besojnë më shumë te liria e tregut, disa të tjerë, të majtët, mendojnë që është një masë që duhet patjetër.

Gjithsesi, minimum jetik, pavarësisht bindjeve ideologjike dhe vizionit që ka gjithsecili, është një standard që ka të bëjë me dinjitetin e njeriut dhe një standard qytetarie që shoqëritë e zhvilluara gjithmonë më shumë po e realizojnë. Kjo është bërë e mundur, pra, garantimi i një dinjiteti njerëzor, falë zhvillimit ekonomik dhe kapitalizmit, i cili në dekadat e fundit ka realizur një rritje ekonomike të paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit.

Të gjitha parametrat socio-ekonomiko në dekadat e fundit tregojnë një përmirësim të dukshëm falë modelit ekonomik të bazuar te liria e tregut. Duke filluar që nga rritja e prodhimit të brendshëm, të zhvillimi teknologjik, jetëgjatësia, dhe shumë parametra të tjerë që kanë të bëjnë me nivelin e jetësës, nxjerrjen nga varfëria të një numri të madh njerëzish tregojnë qartë se dekadat e fundit janë periudha më e mirë që ka patur ndonjëherë njërëzimi. Dhe pikërisht për këtë arsye, shumë shtete kanë arritur që të vendosin minimumin jetik për qytetarët e tyre. Edhe për faktin se zhvillimi ekonomik i dekadave të fundit ka patur dhe një lloj pabarazie në shpërndarjen që ka sjell kapitalizmi.

Të kuptohemi, kapitalizmi mund të sjellë pabarazi, por jo varfëri. Janë dy gjëra komplet të ndryshme.

Të njëjtat fenomene kanë ndodhur edhe në Shqipëri. Pavarësisht kritikave që kemi patur për politikën shqiptare, pavarësisht ankesave apo dyshimeve ndaj kapitalizmit shqiptar, i cili padyshim mund të jetë plot defekte, por ka arritur disa përmirësime të dukshme. Vetëm 34 vite pas ndryshimit të regjimeve, Shqipëria ka sot një prodhim të brendshëm bruto rreth 20 herë më shumë se vitet ‘90.

Sot Shqipëria ka një buxhet rreth 8 miliard euro, si asnjëherë më parë, apo dhe indikatorë të tjerë që tregojnë një rritje të qartë, edhe pse ekonomia dhe politika shqiptare meriton gjithmonë kritika sepse gjërat mund të shkonin edhe më mirë në këto dekada. Megjithatë, duke parë të gjithë këta indikatorë, ka ardhur koha që edhe Shqipëria të garantojë një minimum jetik për të gjithë. Se sa mund të jetë ky minimum jetik është një çështje që mund të diskutohet dhe kjo është puna e ekspertëve të fushës, por rëndësi ka që të futet si standard dinjiteti për secilin qytetar të Shqipërisë.

Edhe për faktin se nuk është ndonjë kosto e madhe për buxhetin e Shqipërisë. Por edhe nëse është, minimumi jetik është një kosto që kthehet e gjitha mbrapsht për ekonominë, pasi do të shkojë me siguri i gjithi për konsum. Kështu që minimumi jetik që propozon Partia Demokratike është një propozim që qeveria do të duhet ta marrë seriozisht. Sot janë të gjitha kushtet që ai të realizohet edhe në Shqipëri, si në shumë vende të Europës.

Next Post
Celibashi: Inteligjenca Artificiale, ndihmë kundër problemeve në rritje të dezinformimit gjatë zgjedhjeve

Celibashi: Inteligjenca Artificiale, ndihmë kundër problemeve në rritje të dezinformimit gjatë zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

February 6, 2026
E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

February 6, 2026
Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

February 6, 2026
Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Takimi historik me Papën, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

February 6, 2026
I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

I ftohtë ekstrem “mbërthen” Gjermaninë/ Aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të akullit të zi

February 6, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Truprojat dhe pagat, pse drejtësia po cënon imazhin e Shqipërisë në BE

February 6, 2026
Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

Debati / Muçollari: Së bashku i bëjmë presion Ramës; Qori: Kjo është “hiq priftin të vëmë hoxhën”…

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

February 6, 2026
“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In