Fakulteti i Gjuhëve të Huaja shpërndan certifikata të Shkollës Dimërore të gjuhës dhe kulturës kineze

Në kuadrin e aktiviteteve me Institutin Konfuci të hënën u organizua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të Shkollës Dimërore të gjuhës dhe kulturës kineze të ofruar për studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (FGJH), shkruhet në postimin e këtij fakulteti në Facebook.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Dekani i Fakultetit Prof.Dr. Esmeralda Kromidha, Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding, Prof. Dr. Zhang Xiaoying, Drejtore e palës kineze i Institutit Konfuci UT, Z. Erion Malaj, Drejtori i palës shqiptare i Institutit Konfuci UT, profesorë kinezë, profesorë dhe studentë të FGJH-së.

Dekania Kromidha theksoi se “Kultura është kushti i parë dhe qëllimi përfundimtar i çdo zhvillimi. Gjatë këtij viti, ne si Fakultet, kemi zhvilluar takime e aktivitete me Institutin Konfuci, kemi njohur përkthyes të gjuhës kineze, vepra e autorë të përkthyer në shqip apo dhe e kundërta, kemi dëgjuar shkrimtarë të sjellin përshtypjet e tyre mbi realitetin kulturor kinez, kemi shijuar ushqimet kineze, kemi ftuar profesorë kinezë në Konferencën Shkencore vjetore të Fakultetit dhe kemi dëgjuar rezultatet e kërkimeve të tyre, kemi diskutuar për bashkëpunime në programe të përbashkëta, kemi festuar së bashku, kemi promovuar gjuhën kineze dhe u dhamë mundësinë studentëve të zhvillojnë tre javë kurs ekstrakurrikular të gjuhës dhe kulturës kineze. Ne synojmë të formojmë njerëz të lirë të botës dhe si të tillë të rinjtë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja duhet të njohin sa më shumë gjuhë dhe kultura të huaja, ku ndër to gjuha kineze është gjuha e një populli të madh me kulturë të lashtë”.

Ne urojmë shumë që falë punës së përbashkët me Institutin Konfuci, partnerë universitarë në Kinë, të mund të konceptojmë programe të përbashkëta me interes për të rinjtë dhe punësimin e tyre.”

Ndërsa Ambasadori i Kinës në Tiranë Zhou Ding në fjalën e tij theksoi se “Gjuha kineze është gjuha më e folur në botë, një nga gjashtë gjuhët e punës të Kombeve të Bashkuara dhe çelësi për hapjen e derës drejt kulturës së gjerë dhe të thellë kineze. Ju përgëzoj për lajmin se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të fusë në kurrikul gjuhën kineze si lëndë me zgjedhje. Kjo do të shënojë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, duke ofruar një arsimim më të pasur dhe më të larmishëm për studentët. Sot kam sjellë disa vepra arti popullore kineze si dhurata për ju, duke shpresuar të sjell më shumë atmosferë kulturore kineze në klasën tuaj. Këto vepra shprehin dëshirën e popullit kinez për një jetë më të mirë, dhe mishërojnë vlerën e ndjekjes së harmonisë midis njeriut dhe natyrës dhe harmonisë midis njerëzve”.

Ambasadori përgëzoi studentët për arritjet e tyre në këtë shkollë dimërore si edhe falënderoi profesorët e tyre që i njohën me kulturën, letërsinë, artin e gatimit, pikturën, filmin dhe takime me biznesin kinez që operon në Shqipëri. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur FGJH-në në nisma të ngjashme, leksione të hapura dhe takime me grupe studentësh me diplomatë dhe profesorë kinezë. Edhe ambasadori Zhou Ding e ka ndarë në profilin e tij në Facebook këtë veprimtari.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com