• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKSIMILET që nxjerrin zbuluar Mandijan, si po tenton të mbulojë bllokimin e importit të energjisë nga ‘teknikët’

by A R
03/07/2017 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.kryeministrja Ledina Mandija, në përpjekje për të mohuar bllokimin që ministrat “teknikë” po i bëjnë vendimit të Këshillit të Ministrave që autorizon Korporatën Elektroenergjitike të kryejë import energjie për të tejkaluar krizën me thatësirën dhe mungesën e zgjatur të reshjeve, është kapur në gënjeshtër të shumëfishtë.

Në përgjigjen e saj, Mandija thotë se “për VKM në fjalë nuk ishte marrë mendimi paraprak i detyruar nga Ministri i Drejtësisë referuar nenit 24 të ligjit 9000/2003 dhe mendimi paraprak i Ministrit të Financave për shkak të prekjes së shumës së huasë së dhënë nga Banka Botërore”.

E vërteta është se Ministria e Energjisë dhe Industrisë, ka marrë mendimet paraprake të këtyre dy ministrive që në datën 19 Maj. Këtë e konfirmojnë shkresat që shikoni bashkëlidhur të firmosura nga Ministrat Arben Ahmetaj dhe Petrit Vasili.

Procedura për VKM është krejtësisht transparente dhe në përputhje me teknikën legjislative, çka thuhet shprehimisht edhe në mendimin e dhënë me shkrim nga Ministria e Drejtësisë, përkundër sa pretendon zv.kryeministrja Mandija.

Bashkë me VKM, në sistemin e e-akteve është hedhur relacioni i plotë i kësaj VKM-je. Relacioni që gjithashtu keni bashkëlidhur është prej 5 faqesh dhe ka të argumentuar arsyet përse po iniciohet vendimi dhe situatën emergjente të shkaktuar nga mungesa e reshjeve.

Mandija shkon më tej kur thotë se OSHEE duhet të tenderonte energji për muajin Maj. Në fakt, OSHEE ka tenderuar blerjen nga importi në Maj në masën 173 269 MËh. Importi është ndaluar sapo në OSHEE ka ardhur administratori teknik Haki Mustafa dhe përgjatë gjithë muajit Qershor deri në 3 ditët e fundit.

Mandija pretendon se “KESH eksportonte energji në muajin Qershor duke konsumuar edhe më shumë rezervat”. E vërteta është krejt ndryshe për shkak të padijes së zv.kryeministres. KESH ka në detyrën e vet funksionale operacionet e shitblerjes së energjisë për qëllime optimizimi dhe përfitimi ekonomik të korporatës. Optimizimi nuk është eksport dhe as nuk ka lidhje me nivelin dhe rezervën energjitike të Kaskadës.

Rrjedhimisht, gjatë muajit Qershor, KESH ka blerje energji në orët e natës kur çmimi është i lirë dhe e ka shitur të njëjtën sasi energjie në orët e ditës kur çmimi është më i lartë. Ky lloj operacioni, i cili nuk ka lidhje fare me nivelin e ujit në Kaskadë, pasi e njëjta sasi energjie që blihet natën shitet të nesërmen ditën, ka sjellë në total 261 mijë euro të ardhura për arkën e KESH-it dhe shtetin shqiptar.

Zv.Kryeministrja nuk jep asnjë argument se përse ajo dhe ministrat teknikë nuk e firmosin vendimin e Këshillit të Ministrave që do të lehtësonte menaxhimin e situatës së krizës me mungesë reshjesh dhe thatësira. Një qëndrim i cili përkthehet në kosto financiare të rënduar për shtetin dhe taksapaguesit shqiptarë./Tema

Next Post
Paloka: Gara në PD do jetë transparente, ja pse Patozi nuk u pranua në garë

Paloka: Gara në PD do jetë transparente, ja pse Patozi nuk u pranua në garë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Dollar për dollar”- Rikthehen tensionet ekonomike, Kanadaja pezullon negociatat tregtare me SHBA-të, Carney paralajmëron tarifa reciproke

August 22, 2026
Zbulohen pamjet e aksidentit tragjik në Durrës, momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në trotuar, Gjykata e Durrësit lë në burg taksistin!

August 22, 2026
BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

“Ky është terror i planifikuar”- Kaja Kallas dënon Rusinë për sulmin me 16 të vrarë në Ukrainë: Sanksione më të forta!

August 22, 2026
“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

TikTok humb betejën ligjore, arrin marrëveshje me qeverinë e SHBA për të paguar 400 mln dollarë, shkeli privatësinë e fëmijëve!

August 22, 2026
Policia greke publikon identitetin e fotot e 19 të arrestuarve për vjedhje, 17 prej tyre shqiptarë (EMRAT+FOTO)

Në arrati dhe i dënuar për mashtrim, shqiptari kapet pas 12 vitesh i fshehur në Greqi, pritet të ekstradohet!

August 22, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë e pazgjidhur, PDK dhe AAK kërkojnë thirrjen urgjente të seancës konstituive, sot përsëri në Kuvend

August 22, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

August 22, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

“SHBA kontroll të plotë në Hormuz”- Trump mesazh Iranit: Ata nuk janë gati që të bëjnë marrëveshjen e duhur!

August 22, 2026
Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

August 22, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Tirana dhe Fieri do kenë temperaturat më të larta! Moti për ditën e sotme, priten kthjellime dhe vranësira

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com