• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FAKSIMILET/ Në 1973 komunistët kërkuan që Kisha e Laçit të kthehej në repart ushtarak

by A R
12/05/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njihej nën komunizëm fenomeni i ndjekjes në fshehtësi i riteve fetare, nga pjesëtarë të të gjitha besimeve. Kishte prej atyre që u dorëzuan nga presioni komunist, por dhe prej atyre që gjetën mënyra për ta sfiduar atë.

Ky fenomen ka përfshirë atë botë dhe të ashtuquajturën Kishë e Laçit, ose ndryshe e Shnanout, ku çdo qershor realizohet një peligrinazh masiv aty prej besimtarësh katolikë të zonave të veriut.

Një dokumenti i vitit 1973 zbulon se regjimi ishte i ndërgjegjshëm për këtë që ndodhte, sidomos me vend kulti, ndaj dhe diskutonte masat që duhej të merreshin për t’i frenuar njerëzit që të shkonin aty. Bëhet fjalë për 6 vjet pas mbylljes me ligj të çdo objekti kulti dhe shpalljen e Shqipërisë vend ateist.

Dokumenti ku flitet për këtë rast është nënshkruar nga Ramadan Xhangolli, Sekretar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratit Shqiptar. Xhangolli ia dërgon shkresën sektorit të edukimit në Komitetin Qendror të PPSH-së.

Në dokunent, urdhërrohet që zona e kishës të kthehet në zonë ushtarake, e ndërkohë të evidentoheshin të gjithë njerëzit që shkonin aty.

Ja ç’shkruan kuadri komunist në qarkoren e tij urdhëruese:

Tiranë, më 29/IV/1973

Komiteitt Qendror të PPSH-së

(Sektorit të edukimit)

“Në një bisedë që patëm me sekretarin e frontit të rrethit të Krujës, rezulton se akoma edhe sot, vazhdon të frekuentohet Kisha e Shnanout në Laç. Frekuentuesit janë kryesisht nga rrethet Lezhë, Durrës, Mat, Shkodër, Rrëshen, Pukë, dhe Tiranë (zona e Prezës). Me sa duket besimtarët i shpëtojnë kontrollit të masave. Me qëllim që të ndalohet frekuentimi i “vendit të shenjtë” mendojmë, që në pragun e 12 qershorit, festës së Shnanout, krahas punës bindëse, sqaruese e demaskuese për rastet e veçanta që duhet të bëjnë  organizatat e masave, ku simbas mendimit tonë duhet të merren dhe disa masa administrative:

Zona e Shnanout të rikthehet në zonë ushtarake.

Pavarësisht nga rikthimi në zonë ushtarake, shokët e Krujës duhet të organizojnë brigada të kontrollit të përditshëm, të cilat duhet të merren jo vetëm me punë bindëse e sqaruese me frekuentuesit, por edhe të bëjnë evidentimin e njerëzve që shkojnë atje me qëllim që të informohen rrethet dhe organizatat e frontit të fshatrave të tyre.

Rastet e evidentimit të frekuentuesve para datës 12 qershor, t’u bëhen të njohura rretheve me qëllim që të merren masa parandaluese sipas specifikës së çdo rrethi.

Masat e mësipërme mendojmë t’u bëhen të njohura edhe rretheve që u përmendën më lart.

Sekretari i këshillit të përgjithshëm të FDSH, Ramadan Xhangolli. /tesheshi/

Next Post
Hughes shpëtoi Southampton dhe çoi Stoke jashtë Premier

Hughes shpëtoi Southampton dhe çoi Stoke jashtë Premier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Tetor 2026

October 29, 2026
Eurobond 650 milionë euro në 2027

Eurobond 650 milionë euro në 2027

October 29, 2026
Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In