• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faksimile/ Publikohen e-mailet zyrtare që PD çon në Bruksel, ku Shqipëria paraqitet ‘zi e më zi’

by Java News
06/09/2017 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është e-mail-i që departamenti i raporteve në PD i ka dërguar ditën e sotme të gjithë deputeteve të Partive Popullore në Parlamentin Europian, raporton Lexo.al. Në këtë e-mail, PD i referohet një artikulli të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, në të cilin nenvizohet puna e policisë së shtetit në luftën kundër kanabisit, pavarësisht problemeve në pasijet që policia ka në dispozicion të saj.

Por edhe pse artikulli nënvizon se gjatë vitit 2017 niveli i kultivimit të kanabisit është ulur ndjeshëm, Partia Demokratike ka zgjedhur sërish të nxijë faqen e Shqipërisë tek eurodeputetët. Janë pikërisht institucionet e Brukselit, të cilat PD i ka dizinformuar edhe sot, ata që do të marrin vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Ajo cka është për të ardhur keq nuk është manipulimi që PD i bën artikullit të së përditshmes gjermane, por fakti se opozita shqiptare vazhdon t’i nxijë faqen Shqipërisë në botë dhe përmes këtyre xhesteve përpiqet të vonojë sa më shumë proceset integruese të vendit tonë.

Duket se marrëveshja mes Ramës dhe Bashës për të folur me një gjuhë të përbashkët e pozitive jashtë kufijve shqiptare ka marrë fund. Partia Demokratike ka shfrytëzuar rastin e parë për sharë në Bruksel qeverinë shqiptare, duke e goditur kështu imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare./LEXO.AL

 

MAILI
2 e 2
 

 

I plotë e-maili si më poshtë:

Të nderuar,

Më poshtë gjeni lidhjen e një artikulli të gjatë botuar dje në gazetën kryesore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ku paraqiten pamje të rënda lidhur me katastrofën e drogës në Shqipëri,si u përphap ajo në patronazhin e qeverisë Rama në bashkëpunim edhe me oficerë të lartë të policisë duke bërë kështu të mundur eksportin e kanabasit në vendet e BE. (gjithashtu pasqyrojmë konfiskimet e policisë nga Greqia,Italia dhe Hollanda)
Shqipëria është bërë burimi kryesor në Evropë sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), Raportimi botëror mbi drogën
Partia Demokratike,mediat vendase dhe ato ndërkombëtare kanë denoncuar zgjerimin e jashtëzakonshëm të plantacioneve të kanabisit në vitin 2016, të ardhurat e të cilëve do të konkurronin GDP-në e vendit dhe do të kishin ndikimin politik në zgjedhje.
Kryeministri Rama,publikisht dhe në mënyrë të përsëritur e mohoi problemin deri në fillim të vitit 2017 dhe iu referua heshtjes së disa zyrtarëve ndërkombëtarë për këtë çështje për të justifikuar qëndrimin e tij.
Më në fund në fillim të kësaj jave, zonja Vlahutin, ambasadori i BE në Tiranë, përmendi për herë të parë çështjen e narkotikëve si një problem për rrugën e anëtarësimit të vendit tonë në BE.

Megjithatë heshtja e gjatë ndaj çështjeve të drogës, ndërkohë që sfidat e integrimit evropian shpesh i shpjegohen publikut nga zyrtarët e BE, ka ndihmuar qeverinë e Ramës të pretendojë një mosndëshkim ndërkombëtar mbi tregtinë e kanabisit, të inkurajojë zotërinjtë e tij të drogës, zyrtarët si dhe të zvogëlojë kritikët e tij .
Me rezultatin përfundimtar krijohet një dëm I madh,duke përfshirë kriminalizimin e ekonomisë dhe të segmenteve të popullsisë.
Ndërsa kryeministri Rama duhej të shkarkonte Ministrin e Brendshëm Tahiri i cili personalisht drejtonte tregtinë e drogës (ai e mbrojti atë si “ministrin e tij më të mirë” deri në ditën e fundit).
Emërimi i e Gramoz Ruçit si Kryetar i Parlamentit dhe i Fatmir Xhafaj-t si Ministër i Brendshëm,sinjalizon se do të ndodhë e njëjta gjë. Të dy politikanët e Partisë Socialiste kanë lidhje me rrjetet kriminale të narkotikëve.
Fjalët e kryeministrit Rama dhe “veprimet” e luftës kundër drogës deri tani kanë qenë të parëndësishme. Përveç arrestimeve të punëtorëve në terren, zotërinjtë e vërtetë të drogës dhe financat e tyre mbeten të paprekura.

 

Next Post
Pacolli: Me LDK në koalicion, vetëm nëse unë jam kandidat për kryeministër

Shteti i reduktuar në pazare pranë oxhakut të “Vila Pacolli”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In