• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FAKSIMILE / Kur Ismail Qemali donte të jepte me koncesion tramin e Vlorës tek italianët

by A R
29/11/2017 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht jetëgjatësisë së shkurtër, mungesës së stabilitetit në periudhën e qeverisjes, kufizimit territorial të kompetencave e pamundësive të tjera, qeveria e parë e shtetit shqiptar të pavarur që kryesohej nga Ismail Qemali do të bënte disa përpjekje për zhvillimin e vendit. E në këtë kuadër, veç koncesionit për krijimin e Bankës së Shtetit, kjo qeveri do të planifikonte edhe një koncesion tjetër; ndërtimin e një trami elektrik që do të përshkonte qytetin e Vlorës duke ofruar shërbime për transport udhëtarësh dhe mallrash.

Thirrjes së parë të publikuar në gazetën “Përlindja e Shqipniës” së në numrin 5 të saj në vitin 1913 do t’i përgjigjej një kompani italiane e cila do të jepte edhe propozimet e saj të cilat gjithashtu do të publikoheshin në këtë gazetë.

“Midis veprave të tjerë që po pregatiten në minister të punëve botore, asht edhe puna e tramit të Vlonës. Qeveria e Pertashme vendosi t’ a stolisë Vlonën me një tram elektrik. Vjia e tramit do t’a lidhë qytetin me skelën e këtë me cesmiën e Ferrit, ku, pa dyshim, do të ndërtohet Vlona e re” shkruhet në artikull.

Në disa numra të saj, gazeta do të publikonte detajet e projektit që parashikonte që trami të funksiononte përmes një kablloje të jashtme elektrike.

Duhet evidentuar fakti se në atë periudhë energjia elektrike ishte një “luks” për Shqipërinë pasi nuk ishte zhvilluar akoma ideja e prodhimit të saj përmes burimeve hidrike të pasura që zotëronte vendi por përmes centralëve që kishin motorë elektrike. I vetmi hap i ndërmarrë në këtë drejtim ishte një leje që qeveria e Vlorës i kishte dhënë dy inxhinierëve elektrikë nga Budapesti Reinold Kuoll dhe Mihal Seideur për të studiuar Devollin në emër të kompanisë “Ganz”. Në fakt, për ekzistencën e një centrali për prodhimin e energjisë elektrike dokumentohet nga ushtria italiane pas 1915.

Tarifat që parashikonte projekti italian

Gjithsesi, projekti i publikuar në gazetë parashikonte që trami të kishte një numër të konsiderueshëm vagonësh, një pjesë e të cilëve do të përdoreshin për transport pasagjerësh e pjesa tjetër për transport mallrash.

Tarifat për transport pasagjerësh parashikohej të varionin nga 0.20 deri në 0.30 grosh. Ministrat, zëvëndësministrat, anëtarët e Pleqësisë dhe kryeministri e presidenti do të udhëtonin falas.

E sa i përket mallrave, tarifat për baulet ishin planifikuar 0.20 grosh ndërsa për çdo kuintal mallra, tarifat varionin nga 1 deri në 1.20 grosh. Po ashtu ofrohej dhe shërbim nëpër shtëpi për të marrë dhe dërguar sende.

Kushtet e koncesionit

Referuar artikullit të gazetës, koncesioni kërkohej me kushtet e mëposhtme. Hapja dhe rregullimi i trasesë së tramit do të bëhej nga koncesionari, nën kontrollin e qeverisë. Puna planifikohej të niste 4 javë pas miratimit të koncesionit e do të përfundonte brenda 7 muajve. Qeveria do të amortizonte prishjet e ndërtimit të tramit për 36 vite në shumën prej 300 mijë liretash italiane dhe nga ana tjetër do të merrte 30 % të fitimit nga ky aktivitet.

Në fund të publikimit, gazeta ftonte të gjithë të interesuarit për një vepër të tillë që të japin propozime të tjera në ministrinë e Punëve Publike, që nëse do të jepnin një ofertë tjertër me kushte më të favorshme për qeverinë shqiptare, mund të shpalleshin fitues.

Një detaj që i mungon 5 thirrjeve publike të bërë në gazetë është emri i kompanisë që propozonte një projekt të tillë. Ndërkohë, pas publikimit të thirrjes publike disa herë, gazeta nuk jep më të dhëna për këtë projekt e as nuk publikon ecurinë e tij. /Scan

Next Post
Policia bën kërdinë: 752 gjoba për rripin, 26 shoferë të arrestuar, 166 leje të hequra

Shtim radarësh dhe gjoba elektronike, Xhafaj propozon Kod Rrugor më të ashpër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In