• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKSIMILE/ Kulla Ikonike e Teatri, 2 çështjet e ngjashme, 2 qëndrimet e ndryshme të Metës!

by Java News
27/07/2018 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit të shkuar, nën firmën e ish-kryeparlamentarit Ilir Meta, Kuvendi miratoi ligjin për ndërtimin e të ashtuquajturës “Kulla Ikonike” në Tiranë e cila përllogaritej me lartësi 350 metra dhe kapte vlerën e 250 milionë dollarëve.

Kulla me sipërmarrës të projektit kompaninë “Al Habtoor Investment LLC”, asaj kohe mori miratimin e Metës si dhe firmën e ish-presidentit Bujar Nishani që e dekretoi menjëherë pa marrë parasysh debatet në sferën publike. (shiko faksimilen)

Ndërkohë, sot jemi në kushte thuajse të barabarta, ku ish-kryeparlamentari që sot mban postin e kreut të shtetit, i është dashur të marrë një vendim mbi çeljen ose jo të “dritës jeshile” për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

Por këtë herë, edhe pse çështjet kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, Meta ka renditur disa argumente të reja që nuk u shtruan në rastin e kullës përgjatë “Bulevardit të ri”.

“Ligji nr.37/2018 cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Ligji nr. 37/2018 vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë. Propozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar nr. 37/2018 nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik”, nënvizohet ndër të tjera në komunikatën publike të presidencës që mban vulën e kreut të shtetit Ilir Meta.

Në këtë rast kemi dy vendime të cilat trajtohen me dy standarde dhe për më tepër rezultatet bien ndesh me njëra-tjetrën.

Nga njëra anë kemi: Ligji Nr. 56/2017 “Për negocimin e marrëveshjes ndërmjet shtetit shqiptar dhe Kompanisë “Al habtoor Investment llc” për projektimin dhe ndërtimin e “Kullës Ikonike” në Tiranë” u miratua pa kryer procedurat të kërkuara sot nga kreu i shtetit, duke i hapur rrugë një investimi me shumë pikëpyetje për mënyrën sesi operoi.

Projekti në fjalë nuk u diskutua sipas kohës së nevojshme dhe nuk u bënë transparente pasqyrat financiare që do të implementonin projektin. Por ndër të tjera, si në rastin e Teatrit Kombëtar, kompania arabe depozitoi një kërkesë për të kërkuar 25 mijë m2 sipërfaqe publike duke e konvertuar në disa ambiente për institucione.

Nga ana tjetër kemi: Ligji nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, për të cilin kërkohen procedura të pa kërkuara në rastin e parë.

Çudi si në atë kohë, ish-kryeparlamentarit i kanë shpëtuar detajet ligjore, debatet publike, transparenca mbi detajet, duke dhënë firmën përtej çdo akuze dhe dyshimi të ngritur në opinionin publik.

Më poshtë gjeni faksimilet e dy vendimeve të marra njëherë nga Meta kryeparlamentar dhe njëherë nga Meta president.

ma.me

Next Post
Sherr mes prindërve tek pediatria në QSUT, polici privat nxjerr pistoletën

TIRANE/ Kërkoi të marrë vajzën nga kampi, muxhahedinët godasin iranianin

Comments 1

  1. Eri says:
    8 years ago

    Sa qesharak qe jeni. Shperndahet ne cast nje lajm ne te gjitha mediat qeveritare, te cilit nuk i dihet as burimi e as autorit.

    Por gjithsesi lajmi eshte koke e kembe gabim.
    Ka vetem nje te perbashket, fakti qe ligji perfshin ne tekst emrin e firmes. Kjo eshte e rende si praktike, dhe shume mire qe me ne fund u thye.

    Por rasti i Teatrit ka plot shkelje ekstra.

    Ne rastin e Teatrit po grabitet toke publike e private per interes te nje privati tjeter. Kjo po ndodh pa kaluar ne keshillin bashkiak, pronarin legjitim te prones. Prandaj o zarat e Erionit, boll genjyet.

    Reply

Leave a Reply to Eri Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In