• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FAKSIMILE / Basha loboi për më shumë takime, por Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj

by A R
27/11/2017 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 14 Nëntor të vitit 2017, sipas BIRN, firma lobuese “Muzin Capitol LLP” deklaroi në departamentin e drejtësisë amerikane faturat e shërbimeve ndaj partisë demokratike, që në total arrinin në 675.000 dollarë. Këto shërbime përkthehen në organizimin dhe planifikimin e takimeve të Bashës me zyrtarë të lartë në Washington apo dalje mediatike.

Lexo.al ka siguruar këtë faksimile të axhendës së përgatitur nga firma lobuese, sipas së cilës në 21 mars, Basha do të takohej personalisht me republikanin Ed Royce, Pete Sessions, Michael McCaul.

Gjithkush e kujton mirë një prononcim të Bashës për portalin “BreitBart”, nga ku deklaronte se vendi i tij ishte kapur nga kthetrat e krimit. Siç mund ta shihni në dokumentin e “Muzin Capitol”, edhe për këtë prononcim është lobuar me paratë e padeklaruara. “Muzin Capitol” kishte planifikuar, sipas asaj që duket në dokument, që prononcimin Basha t’ja jepte përmes telefonit, gazetarit Neil Mc Cabe.

Por për fatin e tij të keq, këto janë të vetmet takime që firma lobuese ka mundur ti sigurojë Bashës në Washington, brenda dy ditëve. Axhenda paskësh qënë e planifikuar deri në 29 Mars, me takime pranë asistentëve të Donald Trump, por që kanë ngelur thjesht “kërkesa për takim”, pa një përgjigje nga ana e amerikanëve.

“Muzin Capitol” rendit në axhëndën e aktivitetit politik që ka kryer për Bashën, një listë të gjatë kongresmenësh republikanë dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, të cilëve iu ka dërguar kërkesa për takim përmes emailit, por që nuk morrën kurrë përgjigje. (shih emrat me rreth të kuq në axhendë).

Kjo axhendë është dorëzuar në 14 Nëntor në departamentin amerikan të drejtësisë nga firma lobuese “Muzin”, si një listë e aktiviteteve që ajo ka mundësuar për partinë demokratike, disa muaj para deklarimit.

Pra rezulton se firma thjesht ka asistuar përpjekjet për takime të Bashës me administratën Trump, me kontaktet e saj përmes emailit, por nuk deklaron në drejtësinë amerikane që ti ketë realizuar këto takime, sikurse deklaron takimet e 21 Marsit me tre republikanët, Ed Royce, Pete Sessions, Michael McCaul.

Mes personazheve që e kanë lënë me gisht në gojë Bashën, është edhe Paul Teller, Asistent i Presidentit Trump për Cështjet Legjislative, apo Matt Saunders, Asistent i përfaqësuesit të lartë për negociatat ndërkombëtare në Shtëpinë e Bardhë, si dhe Jasson Greblat, Asistenti Presidetit Trump për Negociatat Ndërkombëtare.

Këto përpjekje të ngelura nëpër emaile dhe mohimi i zyrtarëve të Trump, e bëjnë tashmë të qartë se pse Lulzim Basha nuk na tregonte gjatë fushatës, emrin e ndonjë zyrtari të Shtëpisë së Bardhë që kishte takuar matanë oqeanit. /Lexo.al

Në 24 Prill 2017 – Kërkesa për takim i drejtohet Departamentit të Shtetit për një takim midis Lulzim Bashës e Fatmir Meidut dhe të Emëruarit Politik në Departamentin e Shtetit. Të Emëruarit Politikë janë punonjës të misioneve të ngritura pranë DSH për marrëdhëniet në politikën e jashtme.

Më 27 Prill 2017-  Barnes e Thornburg LLP, deklaron në departamentin e drejtësisë një letër që ka dërguar drejt stafit të Presidentit, me kërkesën për takim mes anëtarëve të stafit dhe Luzim Bashës e Fatmir Mediut.

Next Post
Tare, shqiptarçe! I sulet arbitrit pas ndeshjes me Fiorentinën (VIDEO)

Tare, shqiptarçe! I sulet arbitrit pas ndeshjes me Fiorentinën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas gjashtë javësh pushime, Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

BE sfidon Shqipërinë dhe i lë ‘detyra shtëpie’, Kuvendi duhet të miratojë 41 nisma ligjore deri në fund dhjetorit!

September 9, 2026
Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin

Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin

September 9, 2026
Kosova drejt vakumit institucional më 5 tetor, çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Presidenti?

Kosova drejt vakumit institucional më 5 tetor, çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Presidenti?

September 9, 2026
“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama fiton më shumë

Valteri: Më mirë Veliaj ta drejtojë Tiranën nga qelia sesa një person i paaftë

September 9, 2026
Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

September 9, 2026
Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

September 9, 2026
Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

September 9, 2026

Çështje e programit bërthamor/ Kina, Irani dhe Rusia kundër SHBA-së për ta referuar Teheranin në OKB

September 9, 2026
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

September 9, 2026
Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com