• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fake news me seks dhe sallatë maqedonase në Tiranë

by A R
14/03/2017 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

Lajmet e rreme ekzistonin edhe para se të shpikej termi që u bë goxha popullor në SHBA me garën presidenciale. Sipas parimit që gënjeshtra është shumë më interesante se e vërteta e mërzitshme dhe monotone, lajmet e rreme kanë jetën e tyre goxha të gjatë dhe shpesh edhe shumë të dobishme për ata që i prodhojnë. Edhe pse viktimat nuk kanë pasur kurrë këtë mendim, edhe pse cikli “xhelat e viktimë” është edhe i pashmangshëm, edhe i ndryshueshëm. Pra, kush përfiton njëherë nga lajmi i rremë dhe kruhet nga kënaqësia, nesër mund ta pësojë po nga ai lajm dhe të kruhet në të njëjtin vend nga sikleti.

Ka dhe një shkallë më shumë në hierarkinë e krijimit të lajmit të rremë. Ai është momenti kur shtohet dhe paaftësia. Jo për të ndjekur një ngjarje dhe për ta raportuar atë. Larg qoftë nga një zonë konflikti se në një rast të tillë as nuk do të bëhej fjalë. Por kur raportohet nga poltrona e kuzhinës dhe “ngjarja” zhvillohet në televizor.

Dhe maksimumi arrihet – sidomos në Ballkan ku të gjithë ëndërrojnë për pak sy në vrimën e derës së fqinjit – kur lajmit të rremë i vishet dhe rroba lakuriqe e seksit. Seks me përgjim.

Këtë trinom aspak të shenjtë pati rastin ta provojë edhe kolegu ynë Lorenc Vangjeli. Në një debat televiziv në Opinion-in e Blendi Fevziut, ndër shumë shkëmbime replikash për situatën politike, ai foli dhe për një hamendësim që ka kohë që qëarkullon në Tiranë. Përdori pikërisht këtë fjalë: “Hamendësim”! “…në rrafshin e hamendësimeve… …thonë se mund të ndodhë edhe në Tiranë një skenar “paramaqedonas”, si në rastin e me bombave të famshme të Zaevit. Dhe nuk dihet ku, si dhe pse do të shpërthejnë. Eshtë një ide që pilotohet vazhdimit”. Ky është pak a shumë teksti fjalë për fjalë i thënë në emisionin e Fevziut. Dhe çfarë ndodh? Një agjensi lajmesh nga Maqedonia, INA, “e përkthen” në mënyrë krijuese në shqip lajmin. Ajo thotë se: “Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, pritet të ndodhë skenari paramaqedonas me shpërthimin e bombave, të ngjajshme me ato të Zaevit për keqpërdorimet dhe abuzimet e politikanëve shqiptarë.

Agjencia e lajmeve INA raporton se gjatë fushatës zgjedhore do të publikohen video dhe materiale të cilat do të kompromentojnë rëndë politikanët shqiptarë të përfshirë në skandale korruptive, abuzive e seksuale”.

Se çfarë lidhjeje dhe ngjashmëri kanë këto dy tekste, origjinali nga Vangjeli dhe përkthimi nga INA, kjo është një pyetje që nuk ka përgjigje.

Por nuk mbaroi këtu sepse nga portali  INA, lajmi erdhi si një produkt importi edhe në Tiranë. Dhe kudo thuhej e njëjta gjë, shtuar me teori konspirative dhe me ringirtjen e bursës së thashethemeve se kush është në rrjetë dhe kush po e përdor dhe pse këtë histori të mundshme.

Ky është vetëm një rast. Eshtë rregull dhe jo përjashtim. Në Tiranë nuk bien shumë në sy “Fake news”. Në epokën dixhitale, realiteti është bërë më i vështirë për t’u pranuar në krahasim me atë që sjell tastiera. Ndoshta shpejt edhe aromat do të vijnë me një “klik” të vetëm. Dhëntë Zoti të mos ndodhë kështu dhe me dashurinë, domethënë me aktin “fundor” të saj, edhe sepse sot më shumë dashuri konsumohet në tastierë sesa në natyrë! Dhe ky fatkeqësisht nuk është më një “Fake news”, por një lajm i trishtuar real.

 

Next Post
500 mijë $ për videon porno të aktores, kush është bukuroshja në telashe…

500 mijë $ për videon porno të aktores, kush është bukuroshja në telashe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In