• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fajdet e Fadil Bamit, zbulohet “borderoja” me 460 mijë euro

by Aalison Pearse Stevens
04/08/2016 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia i ka referuar në Prokurori bashkë me provat e tjera “borderotë” e shumave të dhëna hua me fajde në momentin e arrestimit të Fadil Bamit me 5.1 kilogramë heroinë.

Burime zyrtare të Policisë kanë konfirmuar dje se bëhet fjalë për dy fletë, ku i arrestuari 64-vjeçar ka mbajtur shënim shuma të dhëna personave të ndryshëm, që duket se kanë qenë të njohur të tij.

Sipas dokumentit të sekuestruar nga Policia, pranë disa prej shumave, Fadil Bami ka shkruar vetëm emrin e personit, pa mbiemër, çka nënkupton njohjen personale me marrësin e parave.

fajde fadilKështu, në letër shkruhet se në një rast i arrestuari me heroinë ka dhënë 150 mijë euro për tre muaj me interes 1200 euro në secilin muaj. Aty është shënuar se marrësi i borxhit, në fund të periudhës duhej t’i kthente të arrestuarit shumën e borxhit plus interesin.

Në një rast tjetër, sipas shënimeve në letër, Fadil Bami ka dhënë 25000 euro, duke përfituar nga 5 mijë euro në secilin muaj për periudhën tremujore të huadhënies. Në total, vlera e shënuar në dokumentin e sekuestruar të të arrestuarit është 461 000 euro.

Në shkresën tjetër ndodhen deklaratat e shkruara me dorë nga marrësit e parave që deklarojnë “me përgjegjësinë e tyre” se do të kthejnë shumat e parave që kanë marrë. Në fund të letrës ndodhen edhe firmat e personave që merrnin paratë dhe nënshkrimi i Fadil Bamit.

HETIMET PËR HEROINËN

Policia e Tiranës njoftoi dy ditë më parë kapjen e një sasie heroine prej 5.1 kilogramësh dhe arrestimin e dy personave.

Fadil Bami, 64 vjeç, lindur dhe banues në Nikel të Krujës, i afërm i Durim Bamit, ra në pranga bashkë me Eduart Gjatën, 39 vjeç, banues në Tiranë. Ata mendohet se kishin të paktën nga fillimi i këtij viti që sillnin sasi heroine në Tiranë dhe më pas ua shisnin grupeve të ndryshme.

Një zyrtar i Policisë ka thënë ditën e djeshme se “Fadil Bami dhe Eduart Gjata, bashkë me dy persona të shpallur në kërkim, sillnin sasi heroine nga Turqia përmes Kosovës ose përmes pikave kufitare në Jug të vendit”.

Ata, sipas hetuesve, merrnin porosi të ndryshme për sasi droge mbi dy kilogramë dhe më pas kryenin tërheqjen e heroinës nga Shqipëria për t’ua dorëzuar grupeve të ndryshme në Tiranë.

Policia duket se ka marrë informacion për këtë çështje në maj të këtij viti dhe i ka mbajtur të dyshuarit në vëzhgim. Për këtë arsye, tri ditë më parë, Policia arriti të kapte Fadil Bamin dhe personin tjetër me 10 pako droge, në të cilat ishin plot 5.1 kilogramë pluhur i dyshuar si heroinë.

“Agjentët e operacioneve speciale dhe antidrogës, të cilët i mbanin nën vëzhgim të dyshuarit, i ndaluan në një lokal në brendësi të një kompleksi pallatesh të reja, në zonën e ishParkut, në momentin që po kryenin shkëmbimin dhe shitjen e lëndës narkotike. Në kërkim janë dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët janë të identifikuar nga ana e Policisë”, deklaroi tri ditë më parë zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Ermal Muçaj.

Ai bëri me dije se gjatë aksionit “Summer 2016”, ku ranë në pranga Fadil Bami dhe Eduart Gjata, janë sekuestruar: 5.1 kg lëndë e dyshuar si heroinë, një armë zjarri kallashnikov, dokumentacion me të dhëna huadhënieje, dy krehra me fishekë dhe 1 automjet tip “Volswagen”.

Next Post

Tjetër aksident në det, turisti belg përplaset me motor uji në Velipojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

November 7, 2026
Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

Netanyahu tentoi të godiste Iranin para zgjedhjeve, ndërhyri SHBA për të ndalur operacionin sekret, zbardhen prapaskenat e planit izraelit

November 7, 2026
Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In