• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Facebook, fshesë të hekurt llogarive të lidhura me Iranin

by Java News
27/10/2018 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania Facebook ka thënë se ka fshirë llogaritë me origjinë nga Irani që paraqisnin postime me ndasi politike, dhe mbi një milion ndjekës në Britani dhe Shtetet e Bashkuara.

Rrjeti social ka njoftuar se ka fshirë 82 llogari dhe faqe në Facebook dhe Instagram të cilat ka thënë se ishin “të rrejshme”.Në këto llogari postoheshin gjëra që kishin tematika ndarëse rreth racës, imigracionit dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

 

Sipas kompanisë, të gjitha këto postime kishin për qëllim që të “mbjellin mosmarrëveshje” përpara zgjedhjeve të Kongresit amerikan, që do të mbahen më 6 nëntor.

Llogaritë e fshira e paraqisnin veten si amerikanë ose britanikë dhe më së shumti synonin liberalët në SHBA, ka thënë Laboratori për Hulumtime të Forenzikës Dixhitale, një kompani që punon me Facebook-un për të studiuar propagandën në internet.

Facebook ka thënë se llogaritë e fshira kishin mbi një milion ndjekës. Kompania tha se zbuloi se këto llogari kishin aktivitete të koordinuara dhe veproi shpejt duke i fshirë ato, marrë parasysh se në SHBA do të mbahen zgjedhjet. Këto llogari kishin sponsorizuar artikuj me nga 100 dollarë si në Facebook dhe Instagram gjatë vitit të fundit.

“Duket se qëllimi ishte që të depërtonin shpejt në komunitetet shumë aktive, duke postuar përmbajtje inflamatore, duke futur mesazhe në Arabinë Saudite dhe Izrael, të cilat përforconin narrativin e Qeverisë iraniane”, ka thënë Ben Nimmo, nga Laboratori i Forenzikës Dixhitale.

Arabia Saudite dhe Izraeli janë dy shtete armike të Iranit. Edhe pse llogaritë e fshira kanë origjinën në Iran, Facebook ka thënë se ende është e paqartë nëse ato janë të lidhura me Qeverinë në Teheran. (Tema)

Next Post
Halloween/Rita Ora bëhet ‘mashkull’

Halloween/Rita Ora bëhet ‘mashkull’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In