• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fabrika, troje, lokale, pallate, kantina…kryebashkiakët me biznese milionere

by A R
15/11/2017 07:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarët e disa prej 61 bashkive, sfidojnë edhe njerëzit e politikës dhe gjyqësorit, sa i përket posedimit të pasurive të paluajtshme. Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi, rezulton pronarë me 88 % i një fabrike për prodhimin e ujit me gaz, me sipërfaqe 275 m2 + truall me sipërfaqe 1500 m2. Damzi ka në pronësi edhe dy apartamente. Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, është pronar me 70% i një sere për prodhim fidanësh me sipërfaqe 3 000 m2, në Prezë, me vlerë 33 000 000 lekë. Ismaili është gjithashtu pronar i Agroblend, kompanisë më të madhe në vend për farërat bujqësore.

Fiqiri Ismaili posedon mbi 19 pasuri të tjera të paluajtshme si dhe deklaron dhjetëra mijëra USD të ardhura në vit. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Divjakë Fredi Kokoleshi, është pronare e një kantine vere. Ndërsa bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, thotë se ka porositur ndërtimin e një lokali me vlerë 435 820 euro si dhe ka në pronësi një ofiçinë, në lagjen nr. 1 Roskovec. Çifti ka në pronësi dhjetëra pasuri të paluajtshme. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndër të tjera deklaron se është pronar i një pallati 11-katësh, me sipërfaqe totale 3 640 m2, në vlerën 72 000 000 lekë. Gjithashtu, Dako ka në pronësi një Mercedes Benz me vlerë 25 mijë euro. Kryetari i Bashkisë së Laçit, Artur Bardhi, deklaron se ka blerë në vitin 2010, një makinë tip BMW X5, në vlerën 41 000 euro.

Bardhi thotë se është bashkëpronar me 50% i një shtëpie banimi 3-katëshe me sipërfaqe 500 m2, dhuratë nga babai, në vlerën 18 150 000 lekë. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, thotë se ka në pronësi një “Audi Q7”, por me vlerë për vetëm 700 000 lekë. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Vorës, Dritan Leli, është pronar me 50 % i një autoveture “Land Rover”, me vlerë 35 000 euro. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, deklaron një makinë me vlerë 21 mijë euro. Edhe kreu i bashkisë së Finiqit deklaron benz 20 500 euro. Miranda Rira, kryetarja e Bashkisë Përrenjas, deklaron Fuoristradë në vlerën 10 000 euro. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka blerë një veturë tip Peuge 9 mijë euro, ndërsa thotë se i ka marrë borxh kunatit 29 mijë euro. /Shqiptarja/a.m.

Next Post
Ja fituesit e çmimeve Kult 2017

Ja fituesit e çmimeve Kult 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë  në Shqipëri

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

March 2, 2026
Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

March 2, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In