• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

by A R
07/04/2026 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertja e turizmit Helen Rolph ka zbuluar një destinacion të ri për pushime verore, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë turistë britanikë falë çmimeve të përballueshme dhe peizazheve mahnitëse.

Sipas një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”, bëhet fjalë për Shqipërinë, vendin mesdhetar që ofron ujëra kristal të pastër, plazhe me rërë të bardhë dhe një përvojë të ngjashme me Maldivet, dhe vetëm tre orë larg Londrës.

Ky rekomandim vjen në një kohë kur çmimet e fluturimeve ndërkontinentale janë rritur me mbi 30 për qind, duke e bërë udhëtimin drejt destinacioneve ekzotike si Maldivet të papërballueshëm për shumë turistë.

Ndryshe nga udhëtimi 12-orësh drejt Maldivet, fluturimi për në Shqipëri zgjat më pak se tre orë, ndërsa biletat vajtje-ardhje kushtojnë mesatarisht 100 deri në 130 paund – shumë më lirë se 600 deri në 1200 paund që kërkohen për Maldivet.

Riviera Shqiptare, veçanërisht zona e jugut me plazhet e Ksamilit dhe Sarandës, ofron një det të pastër kristal dhe peizazhe të mrekullueshme që e bëjnë atë një alternativë ideale për pushime luksoze pa qenë nevoja të udhëtosh larg.

“Ujërat e kaltër dhe plazhet e Shqipërisë ofrojnë një arratisje relaksuese dhe të paharrueshme, të krahasueshme me Karaibet apo Maldivet, por shumë më pranë dhe më të përballueshme,” shkruan gazeta britanike Express.

Shqipëria nuk ofron vetëm plazhe. Për adhuruesit e natyrës, Alpet shqiptare dhe shtigjet e njohura si “Peaks of the Balkans” janë një mundësi e jashtëzakonshme për ecje dhe aventura gjatë verës, ndërsa në dimër ofrojnë peizazhe të mbuluara me borë për eksploruesit, -transmeton RTSH.

Ky kombinim i bregdetit mesdhetar me malet e larta e bën vendin unik në rajon.

Ekspertët e turizmit theksojnë se, për shkak të pasigurisë së udhëtimeve ndërkombëtare, destinacionet europiane të afërta si Shqipëria janë një zgjedhje më e sigurt dhe më ekonomike për turistët britanikë. Përveç plazheve dhe natyrës, vendi ofron kulturë të pasur, histori mijëravjeçare dhe mikpritje tradicionale – elemente që e bëjnë përvojën edhe më të veçantë.

Shqipëria po shndërrohet kështu në një nga destinacionet më tërheqëse të Evropës për pushime verore, duke u cilësuar nga ekspertët si një “sekret i zbuluar” që mund të rivalizojë Maldivet, por me kosto shumë më të ulët dhe me akses më të lehtë për turistët nga Britania e Madhe dhe vende të tjera të kontinentit.

Next Post
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In