• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Exit Pollet: Merkel drejt mandatit të katërt, por me koalicion

by Java News
24/09/2017 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Deutsche Welle

 

Angela Merkel është në rrugën e mandatit të katërt si kancelare, por ajo ka nevojë për partner koalicioni. Rezultatet e para tregojnë se CDU nuk e mori rezultatin e pritur. Edhe socialdemokratët pësojnë rënie.

Sipas informacioneve të Infratest-Dimap, rezultatet e para të partive politike kryesore gjermane në votimet për zgjedhjet parlamentare 2017, tregojnë se CDU nuk e arriti rezultatin që priste. 26,6% e votave cilësohet rezultati i parë i partisë konservatore, bashkë me partinë CSU, 6%, unioni CDU/CSU arrin 32,6%%. Në sondazhet parazgjedhore unioni kryesonte me 37%, ndërkohë që krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, ky rezultat është një goditje për CDU-në e kancelares Merkel.

Ndërkohë që duket se partia socialdemokrate arrin rezultatet që i parathonin edhe sondazhet, rezultate jo optimiste për këtë parti. Partia Socialdemokrate kap vetëm 20,5%, pra një rënie 5% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013. Ndërkohë që me 13% të votave, partia e tretë në Bundestag do të jetë partia djathtiste, Alternativa për Gjermaninë, e konsideruar si parti e protestës që shfrytëzon frikën e gjermanëve nga refugjatët dhe globalizmi. Nënkryetarja e kësaj partie, Manuela Schwesig u shpreh për ZDF, se SPD-ja do të kalojë në opozitë.

Parti që mund të quhet fituese e këtyre zgjedhjeve është partia liberale, FDP, një parti që nuk ishte prezente në Bundestagun e kaluar, sepse nuk e kapi kuotën e 5%, pro që hyn sërish me një rezultat optimist, 10,5%.

E Majta kap vetëm 8,9% të votave ndërkohë që të Gjelbrit arrijnë një përmirësim të lehtë me 9,4%, krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, 8,5%.

Interesante mbetet çështja e koalicioneve në Gjermani. Në një kohë që në bazën socialdemokrate është rritur mospëlqimi për një koalicion me bazë të gjerë, një mundësi tjetër e diskutuar është koalicioni i Unionit me Të Gjelbrit dhe Liberalët.

Rezultatet e Exit Poll, sipas transmetuesit publik, ARD/infratest-dmap

Merkel – CDU/CSU (Unioni Kristiandemokrat i Gjermanisë / Unioni Kristiansocial në Bavari) 32.5%,

Schultz – SPD (Partia Socialdemokrate e Gjermanisë) 20%,

AfD (Alternativa për Gjermaninë) 13.5%,

FDP ( Partia Liberal Demokrate) 10.5%,

Greens (Aleanca 90/Të Gjelbërit) 9.5%,

Left party (E majta) 9%

***

Këtë të dielë Gjermania zgjedh Bundestagun e ri. Qytetarët vendosin për përbërjen e re të parlamentit një herë në katër vjet. Data e zgjedhjeve përcaktohet nga presidenti, e mund të jetë e dielë ose një ditë feste, por propozohet nga kancelari. Votimet janë baza e sistemit politik të federatës. „I gjithë pushteti buron nga populli”, thuhet në nenin 20 të kushtetutës gjermane.

1. Kush voton?

Të gjithë qytetarët gjermanë nga mosha 18 vjeç mund të votojnë. Nëse jetojnë në Gjermani ata marrin në kohën e duhur një njoftim votimi. Gjermanët jashtë apo ata që nga mosha 14 vjeç kanë jetuar për të paktën 3 muaj në këtë vend pa ndërprerje gjatë 25 viteve mund të votojnë, por ata duhet të tregojnë kujdes vetë që të futen në listat e votimeve.

Ka njerëz që e humbasin të drejtën e votës. Kjo prek 200.000 vetë në Gjermani, njerëz që jetojnë nën kujdesin mjekësor, si ata me aftësi të kufizuara. Rrallë ndodh në Gjermani që t’u hiqet e drejta e votimit të dënuarve. Në votimet e vitit 2017, marrin pjesë 61,5 milionë vetë. Pjesëmarrja në zgjedhje ka rënë, megjithëse krahasuar në nivel ndërkombëtar, ajo është në nivelin e duhur. 71,5% morën pjesë në votime në vitin 2013.

2. Kush zgjidhet?

Votuesit zgjedhin anëtarët e rinj të parlamentit gjerman. Në votime marrin pjesë parti politike të pranuara, që i përcaktojnë më parë kandidatët. Kush do të dalë në votime si i pavarur, duhet që të ketë në zonën e tij zgjedhore të paktën 200 përkrahës që të paraqitet si kandidat.

3. Si votohet?

Shumë vetë ende e japin votën në qendrat e votimit. Aty vullnetarët zgjedhorë kujdesen që votuesit të plotësojnë vetëm një fletë votimi, të pa shqetësuar dhe të pandikuar. Për shembull në afërsi të lokalit zgjedhor nuk lejohen postera me portrete të kandidatëve të partive politike. Kush nuk shkon dot në qendrën e votimit mund të dërgojë me postë fletën e votimit. Këtë vit ekspertët presin një rekord të votimeve me letër.

Dhënia e votës bëhet në fshehtësi, për këtë tregojnë kujdes autoritetet. Edhe fotogafimi është i ndaluar. Me ligj ndalohen edhe selfit në kutitë e votimit.

4. Pse gjermanët kanë dy vota?

Çdo votues gjerman ka dy vota. Me votën e parë ai mund të votojë për kandidatët e drejtpërdrejtë në zonën zgjedhore. Në këto votime ka 299 kandidatë për secilën zonë me 250.000 banorë. Me votën e dytë vendoset kryqi tek lista e kandidatëve të një partie, kjo është më e rëndësishmja, sepse vendos për mazhorancën në parlament.

5. Kush arrin të futet në Bundestag?

Kush dhe sa deputetë futen në parlament, kjo vendoset në një proces disa fazash. Fillimisht shpërndahen vendet e përcaktuara në parlament, që janë 598, sipas ligjit gjerman, në bazë të numrit të banorëve të landeve. Në bazë të rezultatit të votës së dytë, pas zgjedhjeve përcaktohet edhe numri i deputetëve që i takojnë çdo partie.

Por për shkak se 299 kandidatë të drejtpërdrejtë futen patjetër në Bundestag, mund të ndodhë që një parti ka një numër minimal më të madh vendesh në parlament, sesa është rezultati i votës së dytë. Që të mos prishen proporcionet, Bundestagu rritet. Kjo ndodh rregullisht, sepse partitë si CDU, CSU janë të suksesshme me kandidatët e drejtpërdrejtë. Këtë herë Bundestagu mund të kapë madje 700 deputetë.

6. Kush nuk futet në parlament?

Këta janë kandidatët që humbën përballë kandidatëve të drejtpërdrejtë, dhe janë ata që në listën e partive politike qëndrojnë shumë poshtë. Në të njëjtën kohë edhe kandidatët e partive që arrijnë më pak se 5% nuk futen dot në parlament. Kjo kuotë kërkon të pengojë që parti shumë të vogla të jenë pjesë e parlamentit, sepse vështirësohet krijimi i qeverisë. Në vitin 2017 dalin në garë 42 parti.

7. Çfarë ndodh pas zgjedhjeve?

Votat jepen deri në orën 18:00. Pas kësaj numërohen votat nga ndihmësit zgjedhorë. Çdo qytetar ka të drejtë të jetë prezent në numërimin e votave. Prognozat e para dalin në orën 18:00. Rezultati përfundimtar del gati dy javë pas zgjedhjeve.

8. Ka rrezik manipulimi?

Vota në Gjermani jepet në letër, në rast dyshimi kjo është e verifikueshme. Teorikisht në transmentimin elektronik mund të ketë fallsifikim të rezultateve, por ekspertët e shohin këtë rrezik si tejet minimal. Që të mos ketë dyshime, qeveria ka kërkuar që të ketë prezencë të të dërguarve të OSBE-së.

9. Si krijohet qeveria?

Partia që ka shumicën, mund të krijojë qeverinë. Por kjo aktualisht duket e pamundur, që në natën zgjedhore fillon kërkimi i kandidatëve për koalicione. Partia më e fortë merr iniciativën, nga 2005 është CDU-ja e Angela Merkelit. Kërkimi i partnerëve të koalicionit mund të zgjasë disa muaj.

10. Kush drejton qeverinë?

Në fund deputetët zgjedhin kryetaren apo kryetarin e qeverisë. Për këtë post nuk ka kufizim të mandatit. Angela Merkel ka pasur tre mandate, e ndodhet në rrugën e fitores për mandatin e katërt.

Next Post
Nga papirusët zbulohet se si janë ndërtuar piramidat në Giza

Nga papirusët zbulohet se si janë ndërtuar piramidat në Giza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E vërteta ka kosto”/ Shehaj: Lapaj ka marrë para nga krimi i organizuar! Shkoi në gjykatë për të marrë një certifikatë pastërtie

“E vërteta ka kosto”/ Shehaj: Lapaj ka marrë para nga krimi i organizuar! Shkoi në gjykatë për të marrë një certifikatë pastërtie

January 21, 2026
Fatos Mahmutaj: 21 janari po shtyhet qëllimisht drejt parashkrimit, për t’u mbyllur pa fajtorë (VIDEO)

Fatos Mahmutaj: 21 janari po shtyhet qëllimisht drejt parashkrimit, për t’u mbyllur pa fajtorë (VIDEO)

January 21, 2026
Sa i mungon Ibrahim Rugova Shqipërisë!

Sa i mungon Ibrahim Rugova Shqipërisë!

January 21, 2026
Trump: Pa ne sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht! Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë

Trump: Pa ne sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht! Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë

January 21, 2026
Aksident në rrugën Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset drejtuesi

E rëndë/ Pompa e betonierës aksidenton për vdekje punonjësin në Tiranë, arrestohet drejtuesi

January 21, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

January 21, 2026
Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

January 21, 2026
Policia ngre alarmin: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba automjetesh që imitojnë faqen zyrtare

Policia ngre alarmin: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba automjetesh që imitojnë faqen zyrtare

January 21, 2026
“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

January 21, 2026
“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In