• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Evi Kokalari nxjerr mesazhet e Nesti Angonit për Albana Vokshin

by Os De
22/09/2025 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evi Kokalari, e cila ishte e para që denoncoi para disa javësh Albana Vokshin për korrupsion, ka reaguar pas daljes në skenë të Nesti Angonit. 

Kokalari thotë se dosjet e Vokshit i ka çuar në SPAK, ndërsa ka publikuar dhe disa mesazhe që i ka çuar Nesti Angoni për Albana Vokshin. 

Postimi i Kokalarit 

Po ti je mishërimi i korrupsioni vet o Albana Vokshi!!!! 

Boll fole sikur të ishe Giovanni Falcone sepse mbetjet mafioze të nivelit tënd ishte arsyeja pse Falcone humbi jetën. 

Tashti, mban peng të gjithë PD’në, ti që s’ke fituar kurrë një garë elektorale, dhe nëse jam gabim, hajde më debato publikisht në TV, dhe flasim për korrupsionin e Ramës dhe Nesti Angonin që dashkërka të të mbyll ty gojën. 

Flasim gjithashtu dhe për faktin që kurrë s’ke marrë një votë në jetën tënde dhe kontrollon, manipulon çdo gjë në atë parti vetëm për të qënë në kontroll dhe për të mbuluar aferet e tua. 

Po mirë, Rama dhe Nesti që merren me ty se ti ju ‘paskërke’ kallur frikën, po unë ç’punë kam me këta dhe çfarë frike kam prej teje qe dosjen e puseve të naftës dhe veprimet e tua si anëtare e bordit të Alb-Petrolit ja kalova SPAK-ut? 

Ja të ta them thjeshtë fare: 

Arroganca me të cilën ti dhe klani Berisha mbani peng PD-në dhe si pasoj Shqipërinë, do marrë fund -dhe do t’ju luftoj me çdo armë që kam, qoftë nëpërmjet drejtësisë në aferet tuaja korruptive, qoftë dhe me ndihmën e të huajve, po bë durim! 

Dhe jo vetëm ato fakte kanë përfundurar në SPAK, por që ç’ke me të DO TË TA MBYLL GOJËN, duke shtyrë të merret drejtësia me ty, sepse je në atë parti pa asnjë meritokraci, ndërkohë që e mban peng PD-në, dhe në atë parti – drejtësi NUK KA. 

Që ç’ke me të do të ta mbyll gojën sepse je llum i llumit të atij moçali që mban PD peng, dhe meqë nuk kuptoni, se po të kishit tru, mbas gjithëve këtyre aferëve që vinë erë milje larg, do ishin larguar nga ai vënd, por jo, me një arrogancë të paparë rrini aty dhe bëni sikur e keni atë parti pronën tuaj. 

E meqë ra fjala, ky Nesti Angoni mund të më ketë dërguar një DM mbasi postova për puset e naftës ku më shkruante pikërisht për ato që kanë shkuar sot në SPAK. Sigurisht me një emër tjetër dhe me profil që nuk është më aktiv, por nuk kisha kohë ti kthehesha në detaje kur ma nisën. 

Gjithsesi, nëse ishte vertet Nesti apo kushdo, i kërkoj të vazhdojë të më nisin  çfarë do që të ketë, kundrejt kujdo. Identitetin tuaj do ta mbroj në mënyrë absolute. Për këtë ju jap fjalën!! 

Por ndërkohë po ndaj disa screenshot nga msg privat besoj i Nestit vet, i cili/a tregon se si motra e Albana Vokshit ka deklaruar mbi 600,000 dollarë fitim në vit (2024) nga një kompani të quajtur ‘Deko’, që ka nën pronësi një qëndër estetike (lol) dhe prona të paluajshme. 

Që qëndra estetike mund të jetë pa asnjë benefit, s’kam dyshim, por sa prona të patundshme ka personi në fjalë që ka $629,000 të ardhura në vit? 

Kjo lloj të ardhurash vjetore nëse do të kishe prona me qira në NY, do të thotë se pronat do kishin një vlerë mbi $10 million. 

Si do qoftë e vërteta, SPAK duhet të investigoj se çfarë pronash kanë dhe si i kanë marrë, meqënëse  Nesti Angoni (preferoj të besoj që është në fakt Nesti dora vet që mi nisi), thotë se motra e Albana Vokshit ishte drejtoresh e privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë. 

Në fakt, gjithnjë ngelem pa fjalë kur lexoj detaje të këtij lloji, por sërisht, arroganca që këto tregojnë dhe fakti që janë kaq të pafytyrë më bëjnë të luftoj dhe më fortë derisa ti heqim QAFE nga PD-ja. 

Këta Ramën nuk e luftojnë sepse janë pjesë e të njëjtit moçal dhe janë mësuar tashmë të vegjetojnë së bashku, ja aty, mes bakteries dhe pisllikut. Çdo ndërhyrje nga jashtë, mund të sjellë bakterie të reja që mund të kërcënojnë ekzistencen e tyre nëpërmjet infektimit ose disinfektimit që mund ti bëjnë moçalit. 

Llumi dhe errësira nuk luftohet me llum dhe me errësirë, por me pastërti, dritë dhe drejtësi. 

Dhe ti, përpara drejtësisë do dalësh dhe do të na thuash se si ja kalove puset e naftës babait të fëmijëve të tu, pse mungojnë proces-verbalet e mbledhjeve të bordit të Alb-Petrolit, dhe ku i gjen motra jote këto lloj të ardhurash kur thjeshtë ka pasur një pozicion të ‘rëndomtë’ në Ministrinë e Ekonomisë, pikërisht aty ku privatizoheshin pronat. 

Sovrani pret përgjigje! 

Next Post
Vlorë, plagosja e 37-vjeçarit/ Policia: Dyshohet se qëlloi veten, armën e hodhi në automjet

Vlorë, plagosja e 37-vjeçarit/ Policia: Dyshohet se qëlloi veten, armën e hodhi në automjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In