Organizmi më i lartë I futbollit botëror, FIFA ka falenderuar një sërë personalitetesh nga bota për evakuimin e emigrantëve nga Afganistani. Në valën e dytë të tërheqjes, janë larguar nga vendi që është në konflikt politik 57 persona.
Kreu i FIFA, Gianni Infantino mes emrave që kanë kontribuar në këtë mision ka renditur edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjithçka lidhet me largimin e një skuadre futbolli dhe basketbolli nga vendi afgan, teksa një ndihmesë e ka dhënë edhe Shqipëria. Mbi 1 mijë shtetas afganë kanë ardhur në vendin tonë, duke u strehuar përkohësisht.
“Ne do të donim të shprehim falenderimet tona të sinqerta si për Amirin e Katarit, Lartësinë e Tij Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, ashtu edhe për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që na ndihmuan me këtë mision humanitar dhe për të gjithë ndihmën e tyre në zhvendosjen e sigurt të këtyre anëtarëve të komunitetit të futbollit në rrethana të tilla sfiduese”, shkruan Infantino.
/b.h