• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Evakuimet mbyllen më herët”/ Shtëpia e Bardhë: Tërheqja nga Afganistani përfundon më 31 gusht. Do t’u japim mundësi…

by Java News
25/08/2021 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të martën se i përmbahet afatit të 31 gushtit për të përfunduar tërheqjen nga Afganistani i kontrolluar nga talebanët. Vendimi nuk përfill thirrjet e aleatëve, të cilët duan t’i japin më shumë kohë evakuimit dhe ka gjasa të pasohet me kritika në adresë të Presidentit Biden se ai është dorëzuar përballë kërkesave të talebanëve për largimin nga vendi brenda gushtit.

“Çdo ditë që jemi në këtë vend është një ditë tjetër kur e dimë se dega e ISIS-it në Afganistan përpiqet të mësyjë aeroportin dhe të na sulmojë ne dhe forcat aleate si dhe civilët e pafajshëm,” tha zoti Biden në komente në Shtëpinë e Bardhë të martën pasdite.

Ai shtoi se talebanët po bashkëpunojnë dhe se siguria është ruajtur, megjithë një numër incidentesh të dhunshme. “Por është situatë e brishtë,” tha ai, duke shtuar, “Jemi në një rrezik serioz që të mos arrijmë ta ruajmë dot sigurinë në rjedhën e ditëve”.

Administrata e tij do t’i mbyllë operacionet e evakuimit për nxjerrjen e amerikanëve, afganëve të rrezikuar dhe shtetasve të tjerë të huaj nga Afganistani përpara afatit të tërheqjes së plotë për t’u dhënë mundësi përgatitjeje për largim forcave ushtarake që duhet të nxjerrin edhe pajisjet nga vendi, tha Shtëpia e Bardhë.

“Po ecim me ritmet e duhura për t’u tërhequr plotësisht brenda 31 gushtit,” tha presidenti. “Sa më parë të përfundojmë, aq më mirë. Me çdo ditë që kalon vijnë rreziqe të reja për trupat tona”.

Në komentet e tij të martën zoti Biden nuk përmendi përfundimin e fluturimeve për evakuime më parë se data e tërheqjes së plotë, por zëdhënësja e tij, Jen Psaki pohoi për gazetarët më herët se “do të duhet kohë për të mbyllur gradualisht praninë ushtarake”.

Zëdhënësja nuk pranoi të ofrojë hollësi, por tha se trupat amerikane në Kabul ndeshen me kërcënime në rritje nga dega e ISIS-it.

Më herët të martën, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby pohoi se ushtria ka nevojë për kohë të dedikuar për mbylljen e operacioneve të veta.

“Një përllogaritje e shpejtë: duhen disa ditë për të nxjerrë pa rrezik nga vendi të gjitha këto forca dhe pajisje që janë aktualisht në aeroport,” tha zoti Kirby.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për komente nëse SHBA do të ndalë para 31 gushtit të gjithë fluturimet me të evakuuar, apo vetëm avionët e saj luftaraakë që po përdoren aktualisht për të nxjerrë civilë dhe do të lejojë që avionë komercialë dhe privatë të marrin nga talebanët leje për evakuime.

Presidenti Biden përsëriti se u përmbahet planeve për përmbylljen e pranisë amerikane më 31 gusht, pasi mori pjesë​ në​ një takim virtual me udhëheqësit e Grupit të Shtatëshes. Kryeministri Boris Johnson tha pas takimit se G-7 kishte rënë dakord për një plan mbi mënyrën se si do të silleshin me talebanët, me kushtin parësor që ky grup ekstremist të lejonte kalim të papenguar për afganët që donin të iknin edhe pas datës 31 gusht.

Zoti Johnson tha se G-7 kishte mjete të konsiderueshme presioni, pasi talebanët morën nën kontroll vendin por fonde të konsiderueshme të thesarit janë të ngrira jashtë kufijve të Afganistanit.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar evakuimet gjatë ditëve të fundit duke shtuar numrin e avionëve. Kjo ndodh mes raportimeve të reja për abuzime të të drejtave të njeriut që kanë nxitur shqetësim për fatin e mijëra njerëzve, të cilët i tremben ndëshkimit nga talebanët dhe po përpiqen të largohen nga vendi.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se nga ora 3 e mëngjesit deri në 3 pasdite të së martës, afro 12,000 vetë ishin evakuuar nga Kabuli me 19 avionë luftarakë amerikanë, që transportuan afro 6,400 vetë si dhe 31 avionëve të forcave të koalicionit që nxorën 5,600 të tjerë nga vendi.

“Që nga 14 gushti, SHBA ka evakuuar ose ndihmuar në evakuimin e afro 70,700 vetëve. Që nga fundi i korrikut kemi sistemuar jashtë Afganistanit afro 75,900 vetë,” tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Biden tha se i kishte kërkuar Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit të hartonin plane alternative evakuimi duke shtuar se afati i tërheqjes së plotë mund të modifikohet nëse do të bëhej e nevojshme.

Në komentet për shtyp të martën në Pentagon, zëdhënësi John Kirby tha se ditët e mbetura lejojnë kohë të mjaftueshme për evakuimin e të gjithë shtetasve amerikanë, por shprehu dyshime se mund të realizohej evakuimi i afganëve të rezikuar./VOA

g.kosovari

Next Post
Dr.Fauci merr LIVE dozën e “Moderna”-s: Vaksina, simbol i shpresës për botën

Fauci për COVID në SHBA: Mund ta vëmë nën kontroll deri në pranverë të 2022, nëse shtohen vaksinimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Programi i ri për biznesin, Ibrahimaj: Qeveria do të jetë partnere e investimeve dhe rritjes së sipërmarrjes

Programi i ri për biznesin, Ibrahimaj: Qeveria do të jetë partnere e investimeve dhe rritjes së sipërmarrjes

July 17, 2026
Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë  në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

July 17, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

July 17, 2026
Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

July 17, 2026
Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

July 17, 2026
Bitcoin tejkalon 60 mijë dollarë për herë të parë, si ndikoi Covid në rritjen e kriptovalutës

Krimi i organizuar po lëviz miliarda dollarë në asete digjitale

July 17, 2026
Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

Alarm në rrjet, publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar

July 17, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Horoskopi javor nga Chrysanthi Kalogeri: Zhvillime në dashuri, punë dhe financa për 12 shenjat

July 17, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

July 17, 2026
Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In