• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Eva Dumani iku në Idlib”/ Dëshmia nga kampi Al Hol në Siri për vajzën nga Shqipëria

by Java News
07/08/2021 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e Eva Dumanit e cila refuzoi të riatdhesohej  nga kampi Al Hol në Siri, Tetorin e shkuar bashkë me të vëllain Endrin, ka marrë një kthesë të papritur për sa i përket vendndodhjes aktuale. Eva prej më shumë se katër muajsh ka ndërprerë komunikimet e vazhdueshme që kishte me familjen përmes Whats up.

Top Channel bisedoi paraditen e kësaj të enjteje me një grua të një nacionaliteti të huaj e cila ndodhet në kampin Al Hol.

E pyetur nëse ajo e njihte shqiptaren Eva Dumani, përmes whats up siç mund ta shihni nga faksimilja e bisedës në anglisht dha këtë përgjigje.

“Kam dëgjuar rreth saj. Por nuk e di se ku është. Disa gra thonë se ajo nga kampi Al Hol ka shkuar në Idlib pasi vëllai i saj shkoi në Shqipëri. Nuk e di nëse kjo është e vërtetë apo jo”.

Nëse një gjë e tillë ka ndodhur atëherë lindin shumë pikëpyetje se kush e nxori nga kampi Al Hol që është nën kontrollin e kurdëve, 16 vjeçaren shqiptare si dhe kush e strehon atë në qytetin Idlib të Sirisë verilindore.

Gjithnjë nëse kjo është e vërtetë, atëherë përpjekjet për riatdhesimin e saj do të vështirësoheshin akoma edhe më tepër.

Përmes një prokurore të falsifikuar, Shkëlzen Dumani babai i Evës atëherë 8 vjeçe dhe Endrit 7 vjeç i nxori ata nga pika kufitare me Malin e Zi për të udhëtuar drejt Turqisë nga ku u futën në territorin sirian për t’ju bashkuar  Shtetit Islamik.

Shkëlzen Dumani mbeti i vrarë gjatë luftimeve si pjesë e ISIS, ndërsa Eva dhe Endri të mbetur jetim paguan me plot vuajtje, koston e kësaj çmendurie të babait të tyre./m.j

Next Post
Që kur Shkelzeni u shpall “non grata”, nusja e Berishajve shfaqet vetëm. Publikon fotot me bikini, duket shumë në formë

Që kur Shkelzeni u shpall "non grata", nusja e Berishajve shfaqet vetëm. Publikon fotot me bikini, duket shumë në formë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In