• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Eurostat: Kukësi, qyteti më i varfër në Europë

by Java News
30/03/2019 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kukësi, i pari qytet në botë i nominuar për Nobelin e Paqes. Sot, mban nga Eurostat rekordin si rajoni më i varfër në Shqipëri dhe Europë. Rrugët janë thuajse bosh, ndërsa kafja pihet me orë të gjata. Në treg shitet e blihet pak. Shpesh edhe me lista. Shpresa për të luftuar papunësinë është emigracioni. Ky është lokali më i populluar i qytetit. Rrinë kryesisht të rinjtë.

Ergysi, punon si kamarier. Nuk i ka mbushur të 20tat, por ka provuar 2 herë të largohet nga Shqipëria. Thotë se Kukësi nuk i ofron asnjë mundësi për të ardhmen.

“Të rinjtë në Kukës nuk kanë asnjë mundësi për të ardhmen. Më mendjen time dhe të rinjve kuksianë është largimi që këtu, por tani po punoj si kamarier, të kaloj kohën, thotë ai.

Rreth 3,500 familje kuksiane emigruan drejt vendeve të BE-së në vitin 2015. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Shërbimit Social, 6,000 individë mes tyre, ishin të papunë. Pas refuzimit të azilit, vetëm 135 familje të regjistruara në Qendrën e Informimit u rikthyen.

“Faktori kryesor ka qenë ekonomia e tyre shumë e ulët dhe papunësia. Nuk ka qenë dëshira e tyre që të rikthehen. Kemi probleme me riintegrimin e tyre”,
 thotë Jonida Halilaj, këshilluese në Qendrën e Informimit.

Sipas INSTAT, të ardhurat për frymë në Kukës janë 314 mijë lekë në vit. Megjithatë këtu nuk llogariten të ardhurat e siguruara nga emigrantët. Shumë prej familjeve jetojnë me remitancat, mes tyre edhe nga ato që në zyrat shtetërore janë të regjistruara në skemën e ndihmës ekonomike.

40% e popullësisë trajtohet me ndihmë ekonomike. Familja Zelaj është njëra prej tyre. Burimi i të ardhurave për 5 anëtarët e saj është ndihma sociale dhe këto bageti.

“Bujqësia është sektori që siguron nivelin më të lartë të të ardhurave dhe sektori kryesor i punësimit në Kukës. Po vetë banorët shprehen se sfidat nuk janë të pakta”, thotë gazetarja Rashela Shehu.

Në fshatin Shtiqën tokat bujqësore mbillen kryesisht me grurë. 44-vjeçari Ajet Basha thotë se bujqësia nxjerr “bukën e gojës”, por nuk e lehtëson jetesën. “Punoj vetëm për të mbajtur familjen. Nuk investoj dot sepse nuk subvencionohemi nga shteti, nuk kemi treg shitje”.

Numri i punëkërkuesve në Kukës ka rënë, por mosha e tyre është rritur. Tani më shumë kërkesa për t’u punësuar ka nga 50-vjeçarët, të cilët e kanë më të vështirë emigrimin.

Ka lindjet më të larta në shkallë vendi, një paradoks me statusin që mban si qyteti më i varfër. Paradoks me këtë status dhe me 40 përqind të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, janë edhe ndërtimet e reja për banesa në fshatra e qytet. Gjithçka duket se është ndërtuar mbi remitancat.

Liqeni dhe minierat, mbeten pasuri kombëtare, por asnjë prej tyre nuk shfrytëzohet, pasi ky qytet prej shumë vitesh sheh nga emigracioni. Dhe me kthimin nga emigracioni, pakkush investon për të jetuar këtu.

Të dhënat tregojnë se kuksianët janë po ashtu ndër të parët në hartën e lëvizjeve demografike, me destinacion kryeqytetin.(Klan)

 

/a.meta

Next Post

Basha fyen durrsakët: Mos qeshni o dele!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com