Në vitin 2025, emigracioni shqiptar raportohet të ketë ndryshuar drejtim, nga azilkërkues në punësim me kontrata.
Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë një rënie të ndjeshme të kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian, duke konfirmuar një trend që kishte nisur që një vit më parë.
Sipas statistikave, kërkesat për azil kanë rënë ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme, duke shkuar drejt niveleve më të ulëta të dekadës. Në vitin 2024, ato zbritën në rreth 6.8 mijë aplikime, me rënie prej 21%, dhe kjo tendencë ka vijuar edhe gjatë vitit 2025.
Teksa vihet re një rritje e ndjeshme e fenomenit të punësimit të shqiptarëve në vendet e Europës.
Ato janë rritur ndjeshëm, duke qenë disa herë më i lartë se kërkesat për azil, çka tregon një zhvendosje nga emigracioni i pasigurt drejt atij të rregullt dhe të kontraktuar.
Analiza tregon se ky ndryshim lidhet me disa faktorë kryesorë: kontrollet më të forta në vendet e BE-së, normat shumë të ulëta të pranimit të azilit për shqiptarët, por edhe kërkesa në rritje për fuqi punëtore në sektorë si shëndetësia, ndërtimi dhe shërbimet.
Ndërkohë, në nivel europian, vetë kërkesat për azil kanë pësuar luhatje, me një rënie në vitin 2024 dhe ndryshime mujore gjatë vitit 2025, duke reflektuar një klimë më të kontrolluar migracioni.











