• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EUROPOL: Grupet kriminale, gjurmues ‘Bluetooth’ për kokainën! Kontejneri lokalizohet me celular në port, shmang shenjat dalluese

by Java News
23/12/2023 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përpjekjet për t’i shpëtuar autoriteteve ligjzbatuese grupet kriminale po bëhen gjithmonë e më të sofistikuara në përdorimin e teknologjisë në funksion të realizimit të qëllimit kriminal.

Pas nuk qëndrojnë edhe trafikantët e drogës, të cilët për gjurmimin e sasive të mëdha të kokainës, e cila kryesisht vjen nga vendet e Amerikës Latine, kanë përshtatur objekte teknologjikë, të përdorimit të përditshëm. Bëhet fjalë për gjurmues me “Bluetooth” që çdokush mund t’i ketë në përdorim për gjurmimin e sendeve personale si  “AirTag” apo “SmartTag”, të cilat nuk kushtojnë më shumë se 30 euro.

Ato zakonisht lidhen pas një send me vlerë si çelësa, çanta, brenda në makinë dhe gjëra të tjera, e në rast humbje, gjurmimi bëhet përmes celularit në distanca që shkojnë deri në 10 metra. Kjo distancë është e mjaftueshme për të kërkuar jo vetën çantën, por edhe kokainën në rastet e trafikantëve.

Alarmi i përdorimit të tyre për efekte kriminale është dhënë nga EUROPOL, sipas të cilit, këto pajisje janë konstatuar në mënyrë të shtuar pas zbulimit të ngarkesave me drogë në kontejner në vitet e fundit.

Por, si funksionon skema e përdorimit të tyre në rastet e kokainës?

Një pajisje e tillë, e cila më herët është lidhur me celular vendoset pranë kokainës në vendin e origjinës ku niset në vendet latine, kryesisht Ekuador, Kolumbi, Brazil e më gjerë. Ngarkesa ‘udhëton’ drejt destinacionit final në Evropë me anijet e mallrave, kryesisht me banane, por jo vetëm. Pas mbërritjes në Evropë, në një nga portet tradicional ku më shumë kalohet kokainë, që mund të jetë në Spanjë, Holandë, Britani e Madhe, Belgjikë, por pse jo edhe në Portin e Durrësit në vendin tonë, pritësit e kokainës, me celularin në dorë afrohen te kontejnerët dhe fare thjesht bëhet gjurmimi, celulari jep sinjalin e gjetjes.

Kjo u jep mundësinë atyre të mos lënë shenja në kontejner, por të kontrollojnë gjithçka falë teknologjisë. EUROPOL ka kërkuar nga të gjitha vendet partnere që këto pajisje të trajtohen seriozisht dhe të mos neglizhohen në asnjë rast./shqiptarja.com

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

November 24, 2026
Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

Saudi Premier League s’ndalet me 1 mld € e shpenzuara në 2023, sauditët gati “sulmin” e radhës

November 24, 2026
“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

November 24, 2026
Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

November 24, 2026
Paralajmërimi i Mark Rutte në Samitin e NATO-s: Rusia po derdh gjithë buxhetin në makinerinë e luftës

Raketat ruse në Poloni, Rutte: Incidentet i rrezikshëm, po verifikojmë nëse ishte i qëllimshëm

November 24, 2026
Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

November 24, 2026
“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

November 24, 2026
Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

November 24, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Elisa Spiropali thyen heshtjen pas përjashtimit: Flasim nesër në 11:00

November 24, 2026
Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In