• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Europol, drejtori Wainwright takon Çakon: Policia shqiptare, partnere e çmuar

by Java News
02/11/2016 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Partneriteti me Shqipërinë është një nga gurët e çmuar kilometrikë të Europolit”. Kështu deklaroi drejtori i Europolit, Rob Wainwright gjatë takimit që zhvilloi me kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili po zhvillon një vizitë në organizatën e Bashkimit Europian për zbatimin e Ligjit.

Kreu i Europolit e konsideroi të shkëlqyer bashkëpunimin me Shqipërinë dhe theksoi se organizata që ai drejton do të jetë e hapur dhe do të përfshijë Policinë Shqiptare në të gjitha veprimtaritë si shprehje e besimit që tashmë Policia e Shtetit ka fituar tek partnerët ndërkombëtarë.

“Pjesëmarrja e Policisë së Shtetit në pikat fokale të Europolit konsiderohet me rëndësi të madhe dhe një prioritet për Zyrën Kombëtare Europol”, u shpreh Rob Wainwright.

Nga ana e tij, drejtori i Policisë së Shtetit Hako Çako shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij personal dhe të organizatës që drejton për të rritur bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë strategjikë dhe ne veçanti me Europolin.

Mësohet se gjatë takimit u trajtuan prioritetet e dy organizatave në luftën kundër fenomeneve kriminale dhe në rritjen e bashkëpunimit mes partnerëve. Krimi i organizuar, Terrorizmi dhe format e tij, si edhe migracioni i paligjshëm ishin ndër më kryesoret në një analizë të shkurtër që dy drejtorët bënë.
Rritja e bashkëpunimit për një shkëmbim informacioni në kohë reale dhe pjesëmarrja në hetimet e përbashkëta, si edhe analiza e riskut sipas kritereve të Europolit përbëjnë mënyrën e luftimit dhe mënyrën e punës që dy organizatat ndjekin në përballjen me fenomenet kriminale.

Në takimin me drejtorin e Europolit, Drejtori i Policisë së Shtetit bëri një përmbledhje të bashkëpunimit të suksesshëm me Europolin që nga nënshkrimi i marrëveshjes operacionale dhe strategjike në dhjetorin e vitit 2013.

Nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes është rritur në mënyrë eksponenciale shkëmbimi i informacioneve dhe tashmë marrim pjesë rregullisht në shumë operacione të përbashkëta me Europolin dhe shkëmbimi i të dhënave nëpërmjet rrjetit të sigurt të Europolit SIENA e ka mundësuar këtë.
Pjesëmarrja e Policisë së Shtetit në pikat fokale të Europolit konsiderohet me rëndësi të madhe dhe një prioritet për Zyrën Kombëtare Europol në linjë me strategjinë e Policisë së Shtetit dhe të detyrimeve që rrjedhin nga Prioritetet e Qeverisë Shqiptare drejt Integrimit Evropian.

Në këtë drejtim Drejtori i Policisë së Shtetit i ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e tij personal dhe të organizatës që ai drejton të rritë bashkëpunimin me partnerët e saj ndërkombëtarë strategjikë dhe ne veçanti me Europolin.

Në këtë optikë asistenca e Europolit në përmirësimin e analizës kriminale në përgjithësi dhe asaj SOCTA në veçanti si edhe përfshirja e Policisë së Shtetit në hetimet e përbashkëta është një prioritet që Policia e Shtetit është duke kërkuar me vendosmëri dhe duke e ndjekur me këmbëngulje në zbatim të prioriteteve të Qeverisë Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe formave të tyre si edhe të trafikut të paligjshëm e migracionit të paligjshëm.
Wainwright duke falenderuar Drejtorin e Policisë së Shtetit për këtë vizitë theksoi se partneriteti i Europolit me Shqipërinë është një nga gurët e çmuar “milestone” të organizatës që ai drejton dhe se ai është i nderuar dhe krenar për këtë pasi ka qenë firmëtar i marrëveshjes operacionale dhe strategjike me Shqipërinë.

Duke konfirmuar se bashkëpunimi me Shqipërinë është në nivel të shkëlqyer ai theksoi se Europoli do të jetë i hapur dhe do të përfshijë Policinë Shqiptare në të gjitha veprimtaritë si shprehje e besimit qe tashme ajo ka fituar tek partnerët ndërkombëtarë.

Gjithashtu, ai me kënaqësi pranoi ftesën e bërë nga Drejtori i Policisë shqiptare për të vizituar Shqipërinë së shpejti.
Delegacioni i Policisë së Shtetit në Europol kreu disa takime me përfaqësitë e vendet anëtare që operojnë pranë këtij te fundit ku u trajtuan çështje të interesit reciprok.

Gjithashtu gjatë vizitës në Holandë Drejtori i Policisë së Shtetit u takua edhe me Ambasadoren e Republikes së Shqiperisë në Hagë, Adia Sakiqi. Në takim u bisedua për çështje të përgjithshme ku Policia e Shtetit mbështet misionin diplomatik shqiptar dhe zgjidhjen e disa problematikave qe hasin shtetasit shqiptarë jashtë vendit.

Kjo vizitë e Çakos në Europol, e organizuar me mbështetjen e Misionit e Asistencës së Bashkimit Evropian Pameca IV, vjen pas disa takimesh dhe pjesëmarrjesh në nivel operacional të suksesshme ku Policia e Shtetit ka marrë pjesë krah për krah me partnerin e saj strategjik dhe operacional Europol.
Shqiptarja/d.i.

Next Post
Flet Klement Balili: Akuzat e mia të stisura nga Berisha dhe Greqia, s’kanë asnjë provë

'Gjuetia' për 'Eskobarin e Ballkanit'/ Ja ku u pa për herë të fundit, Klement Balili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

February 24, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Llogaritë milimetrike të Ramës me Bordin e Paqes

February 24, 2026
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

February 24, 2026
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

BILANCI / Katër vite luftë në Ukrainë, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

February 24, 2026
Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

February 24, 2026
The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

February 24, 2026
Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

February 24, 2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

February 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër administrata Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%

February 24, 2026
Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In