• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Europës i duhen 250 milionë emigrantë, ose ndryshe…

by
11/09/2015 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Europës i duhen 250 milionë emigrantë, ose ndryshe…

Kriza e refugjatëve është bërë një problem për Evropën. Por Europa ka nevojë për të paktën 250 milionë emigrantë ndryshe merr tatëpjetën. Është përfundimi në të cilin del një studim serioz i realizuar kohët e fundit nga agjencia Bloomberg.

“Do të përballemi me vështirësi të mëdha ekonomike. Duke filluar që nga pensionet dhe një moshë mesatare gjithnjë e në rritje, ne po shkojmë drejt një rruge të tillë”, shkruan Bloomberg

Sipas disa specialistëve që kanë bërë studimin, për të shpëtuar fondin e pensioneve, në kontinentin e vjetër nuk mbetet alternativë tjetër përveç hapjes së kufijve. Sipas tyre, Europa po plaket dhe nëse nuk do punohet shpejt në këtë drejtim, atëherë do të përballet me një seri problemesh të ekuilibrit ekonomiko-financiar.

Dhe sipas tyre, në vend që të vijohet me promovimin e politikave sociale duhet një shtim konkret i popullatës aktive që të ndihmojë në shmangien e një krize edhe më të madhe. Leonid Bershidski, i agjencisë Bloomberg, thekson se krahë pune aktive Europës i nevojiten 42 milionë njësi deri në vitin 2020 dhe më shumë se 250 milionë të tillë brenda vitit 2060.

Sipas një raporti të Bashkimit Europian, sot në Europë punojnë katër vetë për të mundësuar pensionin e një të moshuari. Sipas llogaritjeve, me këtë ritëm lindjesh, në vitin 2050 do jenë vetëm 2 të tillë, çka do të shtonte barrën e taksave dhe do vështirësonte jetesën e çdonjërit që kontribuon. Prandaj, sipas ekonomistëve, në vend që të shihen si problem, në fakt emigrantët janë një zgjidhje konkrete, gjithmonë duke pasur parasysh se duhet të jenë të aftë për punë.

Sa më shumë të tillë të merren, aq më mirë do të jetë, thonë ekspertët. Duke pasur parasysh që emigrantët punojnë dhe lindin fëmijë, shkruan ndërkohë edhe “Corriere della Sera”, t’i bësh qytetarë të Europës nuk është vetëm një mundësi, por detyrim.

Next Post

Shpërthen Maks Velos: Jemi vend islamik, ja artistët që më futën në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Votimi i ekipit të ri drejtues në PD, Berisha: Do ketë 4 nënkryetarë!

Votimi i ekipit të ri drejtues në PD, Berisha: Do ketë 4 nënkryetarë!

July 15, 2026
Tensionet me Iranin, SHBA shqyrton zgjatjen e përjashtimeve nga sanksionet

Tensionet me Iranin, SHBA shqyrton zgjatjen e përjashtimeve nga sanksionet

July 15, 2026
Bandar Abbas, baza që mund të përcaktojë fatin e konfliktit SHBA-Iran

Bandar Abbas, baza që mund të përcaktojë fatin e konfliktit SHBA-Iran

July 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
VIDEO / Sherr në PD! Kuçana i kërkon Berishës të respektohet Statuti, ndërpritet mbledhja

VIDEO / Sherr në PD! Kuçana i kërkon Berishës të respektohet Statuti, ndërpritet mbledhja

July 15, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka: Pas 40 ditësh protesta është pa frymë, Rama është i vetmi fitues

July 15, 2026
Deputeti i PD nxjerr nga shalqiri, “surprizën”: Dhurata e qeverisë për gjithë shqiptarët

“Po ça fushate do të bëja unë me Flamurin”. Saimir Korreshi flet për kandidimin në PD

July 15, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Drejt BE dhe pavarësisë absolute, zbardhet projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë

July 15, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Zgjedhjet në PD, ish-kandidatja sulmon Flamur Nokën: Mos merrni porosi nga Muli!

July 15, 2026
Brdaric eliminon Vllazninë, Malisheva mposht 5-0 shkodranët

Brdaric eliminon Vllazninë, Malisheva mposht 5-0 shkodranët

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In