• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Europa, mungesë optimizmi për vitin 2016

by A R
20/12/2015 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i fundit i BE-së për këtë vit nuk solli ndonjë progres. Dhe kryeministri britanik me kërkesat e tij të posaçme ka hapur një problem të ri.

“Krizat që ne kemi do të mbeten dhe do të vijnë të tjera”, thotë presidenti i Komisionit Evropian duke pasur parasysh vitin e ri. Jean-Claude Juncker është timonier i vjetër në politikën evropiane. Ai nuk e ka të nevojshme t’i bëjë iluzione vetes dhe të tjerëve.

Heronjtë janë të lodhur

Ky ishte i dymbëdhjeti samit në këtë vit, kështu që shumë energji kryetarët e qeverive nuk lanë në të. Me sa duket ata e kanë patjetër të nevojshme një periudhë pauze me njëri-tjetrin.

Duhet të jetë e lodhshme dhe demoralizuese të dëgjosh gjithmonë të njëjtat argumente dhe të përjetosh se si makineria nuk lëviz aspak përpara.

 

Makineria e BE-së është e mbingarkuar

Dhe kështu vendimet duken edhe si një dëftesë e keqe, që evropianët i japin vetes: Të paktën të mund të zbatonim ato, që kemi miratuar tashmë e që janë të qarta, e zeza mbi të bardhën!

Sikur BE-ja të zbatonte ato që ka miratuar për krizën refugjatëve, në lidhje me rishpërndarjen, regjistrimin dhe mbrojtjen e kufijve, do të kishte një arsye më shumë për shpresë për vitin e ardhshëm. Pra, ne duhet të bazohemi në atë që kancelarja e quan “treguesin eksponencial” i aftësisë së evropianëve për të mësuar. Në rastet emergjente Angela Merkel i kthehet të kaluarës së saj si fizikane. Sulmet terroriste, forcimi shqetësues i grupimit terrorist IS, drama në Siri, mosmarrëveshjet mbi krizën e borxheve greke, më shumë se një milion refugjatë në Evropë, marrëdhëniet e helmuara me Rusinë – këto probleme kanë ndikuar këtë vit në BE.

Dhe shumë vende kanë reaguar duke u tërhequr në sinorët e tyre kombëtarë. Hungaria është një prej tyre, por edhe Polonia dhe Danimarka. Atje drejtuesit mbyllin sytë fort, duke shpresuar që kriza globale të kalojë sa më parë, ndërsa ata tundin flamujt e tyre kombëtarë.

Ata kanë domosdoshmërisht nevojë të rriten, transmeton “Zëri”.

Por këta kryeministra pengojnë makinerinë e Bashkimit Evropian, që funksionon mbi konsensusin e vendimmarrjeve. Aparati, i cili kontrolloi krizën e euros dhe të gjitha krizat e tjera të mëparshme ngadalë por i sigurt, tani praktikisht ka ngelur në vend.

E vetmja zgjidhje është, ashtu siç e bën Angela Merkel dhe aleatët e saj në çështjen e refugjatëve: të krijojnë koalicione për tema specifike dhe të avancohet në grupe më të vogla. Sepse BE-ja si tërësi nuk i ka aftësitë e nevojshme: shpejtësinë dhe fleksibilitetin. Lidhur me trupat e përbashkëta kufitare nuk do të vendoset para verës së ardhshme – atëherë sezoni i ardhshëm i refugjatëve do të jetë në kulmin e tij!

 

Next Post

Ancelotti: Gjermanishtja? Kur e mësoi Trapattoni, pse jo unë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

December 27, 2025
Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

December 27, 2025
“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

December 27, 2025
Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com