• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Europa moderne, Kosova e izoluar dhe Serbia e ngujuar në idetë e shek.19

by Java News
07/04/2023 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratizimi i vërtetë i Serbisë do të ndodhë vetëm atëherë ajo kur do ta pranojë realitetin pas vitit 1999, atëherë kur Kosova përfudimisht pushoi të jetë pjesë integrale e Serbisë. Me fjalë të tjera, çelësi i Serbisë për të hyrë në dyert e mëdha të demokracisë euro-atlantike ndodhet në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, një barrë kjo që do ta lironte shoqërinë serbe nga pengmarrja e forcave nacionaliste të kontrolluara nga Vuçiqi dhe rrymat proruse.  

Shkruan Mehmet PRISHTINA

 

Derisa Europa moderne po mundohet të integrojë brenda vetes frymën  e koekzistencës politike e demokratike të popujve, elitat politike e klero-nacionaliste  serbe që konrtollojnë pushtetin,  ende e kanë opsion reservë zgjerimin territorial në kurriz të tokave të huaja. Kjo nënkupton konflikt me popujt tjerë dhe kthim prapa në histori.
Miti serb për zgjerim territorial e ka ndjekur hap pas hapi Serbinë dhe ky mit  u formulua në mënyrë më akademike  në vitin 1844 nga Ilija Garashanin me  “Naçertanije” e tij, një draft politik sekret i Principatës së Serbisë, sipas të cilit shteti i ri serb mund të përfshijë zonat fqinje të Malit të Zi, Shqipërisë Veriore, Bosnjë dhe Hercegovinës.
Dekompozimi i Jugosllavisë dhe krijimi i shteteve të reja, në fillim të viteve nëntëdhjetë,  që erdhi pas rënies së epokës komuniste dhe Murit të Berlinit, e solli politikën serbe para dilemave të reja: të ndiqen mësimet e Garashaninit, apo të mjaftohet me kufinjtë e shtetit të ri që u krijua pas shpërbërjes së Federatës Jugosllave.
Elita politike serbe e kryesuar nga Sllobodan Millosheviqi në vitet nëntëdhjetë zgjodhi një rrugë të ndërmjetme: në njërën anë filloi konfliktet me ish- republikat jugosllave, Kroacinë, Bosnjën e Herecegovinën dhe në anën tjetër u mundua të konslidojë një federatë të reduktuar bashkë me Malin e Zi, deri në vitin 2006, kur kjo e fundit organizoi refendum dhe u pavarësua si shtet, me çka pushoi së ekzistuari federata serbo-malazeze.

Fundi i viteve nëntëdhjetë (1999)  vjen me një kthesë të madhe që do t’i sjell rajonit një konfigurim të ri gjeopolitik. Do të krijohet një entitet i ri brenda kufijve të Kosovës, që erdhi si rrjedhojë e një fushate mbi dymuajshe ajrore e forcave të NATO-s mbi makinerinë ushtarake e policore të Serbisë, fillimisht i monituar nga bashkësia ndërkombëtare dhe në vitin 2008, Kosova e pavarësuar si shtet.

Bombardimet e NATO-s, Marrëveshja e Kumanovës dhe arrestimi i Millosheviqit, do të duhej të shërbenin  si ventil për popullin serb që do ta lironte nga mitomania e shek. 19 dhe nga psikozat nacionaliste. Me Marrëveshjen e Kumanovës ndodhi prerja historike, të cilën serbët nuk e lexuan drejt. Përkundrazi ndodhi militarizimi i mëtejmë i shoqërisë serbe që kulmoi me vrasjen e kryeministrit Zoran Xhingjiq, një akt ky që ishte goditje për forcat liberale serbe të cilat ishin të gatshëm për pajtim dhe mirëkuptim me popujt tjerë sidomos me Kosovën.
Me vrasjen e Xhingjiqit u dëshmua se në shoqërinë dhe politikën serbe ka ende forca retrograde që nuk duan të shkëputen nga e kaluara e mbushur me frustrime nacionaliste dhe për rrjedhojë në skenë erdhi Aleksandar Vuçiqi, një eksponent radikal i regjimit të Millosheviqit, i cili vazhdon të diminojë jetën  politike serbe me dogma nacionaliste.

Opozita e Vuçiqit ka disa provinienca, por më e zëshme tani për tani është ajo që bashkon disa grupime nacionaliste me orientim prorus. Kjo e fundit madje paraqet kërcënim serioz edhe për pozitën eVuçiqit, pasi që Presidenti serb a ka përdorur alibi pikërisht këtë kërcënim për mospranimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Në Serbi ende nuk po ndodhë opozita e vërtetë. Zërat racional e vizionar si Nikolla Sanduloviq, Nenad Çanak, Çedomor Jovanoviq, ende  nuk po e gëzojnë përkrahjen e mjaftueshme dhe të merituar të Europës. Paradoksalisht Europa ende po e mbështet Vuçiqin dhe me këtë po i shkakton një dëm të pariparueshëm demokracisë në Serbi.

Procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë që po zgjatë më shumë se një dekadë, ende nuk ka një epilog përfundimtar që do të ofronte një zgjidhje afatgjate. Dokumenti franko-gjerman, që më vonë mori logon europiane, tash së fundi ka shërbyer si bazë e mirë e ofrimit të qëndrimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo u pa sidomos në Ohër më 18 mars, kur Albin Kurti ishte i gatshëm ta nënshkruaj këtë dokument, përkundër Aleksandar Vuçiqit i cili refuzoi një gjë të tillë. Për pasojë, elita politike serbe na ktheu në retrospektivë, konkretisht në kohën e Konferencës së Rambujesë, atëherë kur Milloshevqi refuzoi ta nënshkruaj atë dhe pasoi ajo për të cilën të gjithë jemi dëshmitarë.

Duke e pranuar këtë marrëveshje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë një shërbim të madh paqes dhe stabiliteti në rajon, me çka i ka  larguar  nga tryezat e bisedimeve formulat e së kaluarës si çelës për zgjidhjen  e kontesteve aktuale. Kurti po synon  të hap një faqe të re në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke i shkaktuar një dëm imazhit të tij, për shkak të premtimeve elektorale që i kishte dhënë në të kaularën e që janë në kundërshtim të plotë me konceptin europianizues që ai po e favorizon aktualisht e që mund të përmblidhet në pak fjalë: zhbllokim i procesit neogocues, kthim në suaza normale të raporteve Kosovë-Serbi dhe hapje të perspektivave evropiane për Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin. Me një koncept të tillë, sa europian, aq edhe real, Albin Kurti po imponohet edhe si politikan me pikëpamje që shkojnë në favor të angazhimeve diplomatike të BE-së dhe SHBA-së për një Ballkan pa konflikte të brendshme dhe pa ura lidhëse me Kremlinin.
Me një koncept të tillë,  Albin Kurti po tregon se borxhet ndaj miqëve mund të kthehen edhe me qëndrime konstruktive dhe me politika jokonfliktuoize. Kjo edhe si mirënjohje ndaj Europës dhe SHBA për intervenimin që bënë në vitin 1999.

Nëse Kosova vazhdon këtë kurs europian të tejkalimit të problemeve, dhe nuk ka kurrfarë arsye të mos e vazhdojë, atëherë ajo imponohet si faktor stabilizues që hap rrugë për njohje  nga pesë shtete të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Prandaj tani është momenti që autoritet e BE-së dhe SHBA-së të punojnë më shumë me forcat demokratike në Serbi, në mënyrë që atje të ndryshojë klima politike, e cila për hir të vërtetës vazhdon të jet peng i një politike mesjetare që është ende në gjendje të  shkaktojë bllokada si në raport me Kosovën , ashtu edhe në raport me shoqërinë e brendshme serbe. Sepse demokratizimi i vërtetë i Serbisë do të ndodhë vetëm atëherë ajo kur do ta pranojë realitetin pas vitit 1999, atëherë kur Kosova përfudimisht pushoi të jetë pjesë integrale e Serbisë. Me fjalë të tjera, çelësi i Serbisë për të hyrë në dyert e mëdha të demokracisë euro-atlantike ndodhet në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, një barrë kjo që do ta lironte shoqërinë serbe nga pengmarrja e forcave nacionaliste të kontrolluara nga Vuçiqi dhe rrymat proruse.

Presidenti serb ,Vuçiq, në vend se të bëhet partner dhe kooperues me kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti, ai po parapëlqen një partneritet tjetër, por me qëllime shumë destruktive. Vuçiqi po synon edhe njëherë të luaj në kartën e manipulimit religjioz, duke hudhur në hartën e Ballkanit ngjyrë të gjelbër në një  brez që fillon nga Bosnja, kalon nëpër Sanxhak dhe përfundon në Kosovë. Ëndrra e Vuçiqit është që vetveten ta paraqes si shpëtimtar të Perendimit nga gogoli islamik i cili gjoja po zë vend në Kosovë.

Por, si çdo ëndërr, edhe kjo e Vuçiqit nuk ka shansë të bëhet realitet, sepse shqiptarët nuk do të pranojnë asnjëherë të akulturohen dhe të futen në agjenda fetare-islame, ashtu siç dëshiron Vuçiqi.

Kosova dhe Serbia nuk mund të bëhen shpejt miqë, por ato duhet patjetër ta respektojnë njëra tjetrën. Ka shumë modele në botë që favorizojnë pajtimin e shteteve dhe kombeve, kurse Kosova  si model më të përafërt mund ta ketë Gjermaninë dhe Francën, marrëdhëniet e të cilave kaluan nga një armiqësi iracionale, në një miqësi racionale dhe vizionare. Mbi këtë miqësi madje u ngrit edhe projekti i BE-së, që vazhdon të jetë shtëpi e përbashkët e të gjithë atyre që duan të jetojnë në paqe dhe harmoni.

Vjenë, 04. 04. 2023

 

Next Post
Noka firmosi/ Kryekomunisti mbron Berishën: PD është pastruar nga servilët, pas 30 vjetësh po ecin përpara

Noka firmosi/ Kryekomunisti mbron Berishën: PD është pastruar nga servilët, pas 30 vjetësh po ecin përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pensionistët marrin shampo 3 në 1”, Korreshi batuta në Kuvend: Pensionistëve u dhatë 1 kg grosh dhe 1 tufë qepë (VIDEO)

“Ne fshatarëve nuk na vjen radha”, Korreshi ironizon në Kuvend. Debat me Peleshin

April 23, 2026
Italia kërkon vendin e Iranit në Botëror! E konfirmon Zampolli: I shkruajta Trumpit dhe Infantinos…

Italia kërkon vendin e Iranit në Botëror! E konfirmon Zampolli: I shkruajta Trumpit dhe Infantinos…

April 23, 2026
Tiranë, Prishtinë, Zvicër: si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?

Tiranë, Prishtinë, Zvicër: si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?

April 23, 2026
“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Xhelal Mziu reagon sërish për shpërthimin në shtëpi

“E padrejtë”, Xhelal Mziu revoltohet: Pse ma refuzoni interpelancën për fondet e IPARD-it

April 23, 2026
Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje

KUVENDI LIVE! Rrëzohet interpelanca për IPARD. Peleshi: Po hetohet nga SPAK; PD: Bujqësia ka regres…

April 23, 2026
Shemben 7 objekte në aksin Elbasan–Papër, i hapet rruga Korridorit 8

Shemben 7 objekte në aksin Elbasan–Papër, i hapet rruga Korridorit 8

April 23, 2026
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

“Shefave të PD tani iu mbush mendja”, Dash Shehi flet për marrëveshjen mbi ligjin zgjedhor

April 23, 2026
Lufta në Iran ka rritur me 30% kostot e paracetamolit në Angli

Lufta në Iran ka rritur me 30% kostot e paracetamolit në Angli

April 23, 2026
Shpërdoroi 700 mijë euro fonde të UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit në RMV

Shpërdoroi 700 mijë euro fonde të UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit në RMV

April 23, 2026
Vijojnë lëvizjet në radhët e Policisë, vetëm të mërkurën Hita firmosi rreth 40 ndryshime

Vijojnë lëvizjet në radhët e Policisë, vetëm të mërkurën Hita firmosi rreth 40 ndryshime

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In