• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Europa League, Skënderbeu synon ta mbyllë me fitore

by A R
10/12/2015 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu luan ndaj Lokomotivës së Moskës në “Elbasan Arena” sfidën e fundit në Grupet e Europa League, një eksperiencë emocionuese kjo për kampionët e Shqipërisë, që pavarësisht se nuk mund të pretendojnë kualifikimin, sipas trajnerit Josa kanë shumë arsye për të kërkuar rezultatin pozitiv.

“Për ne është shumë e rëndësishme ta mbyllim me rezultat pozitiv këtë aventure, ku kemi ende nevojë të rritemi. Luajmë për prestigjin në një kompeticion ku kemi fituar mjaft eksperiencë”.

Më tej, Josa kujton se Skënderbeu luan për të rritur koeficientin e përfaqësimit në Europë, por edhe për të përfituar sa më shumë financiarisht.

“Sigurisht që kemi ende për fituar, pavarësisht se matematikisht jemi eliminuar dhe nuk mund të luajmë në fazën tjetër. Ne dëshirojmë të rritim koeficientin e përfaqësimit tonë në kupat e Europës dhe të mos harrojmë që edhe financiarisht do të përfitojmë nëse arrijmë të marrim rezultat pozitiv”.

Ndonëse luhet në “Elbasan Arena”, Josa pret një kundërshtar shumë më të fortë se në ndeshjen e Moskës, për faktin e thjeshtë se e njeh më mirë lojën e Skëndërbeut.

“Lokomotiva do të jetë më e organizuar sepse tani na njeh më mirë. Mendoj se është befasuar nga paraqitja jonë në ndeshjen e parë, kështu që do të jetë më e përgatitur për këtë sfidë”.

Përkrah Josës, në konferencë për shtyp u shfaq edhe Marko Radas, i cili e konsideron mjaft pozitive eksperiencën e parë europiane të Skënderbeut.

“Ishte eksperienca jonë e parë në Europa League dhe mendoj se ka qenë pozitive. Luajtëm në një kompeticion shumë të rëndësishëm ku jemi rritur shumë si futbollistë dhe klub”.

Mbrojtësi kroat, i pyetur për mundësinë e një kundëpërgjigjjeje të tifozërisë korçare për koret raciste të mbështetësave të Lokomotivës, u përgjijg:

“Sjelljet raciste nuk kanë vend në asnjë stadium të botës. Unë besoj se në “Elbasan Arena” gjithçka do të jetë në rregull si në fushë edhe në tribuna”.

Supersport

Next Post

A do ta njihnit Zonjën Eni po ta shihnit kështu? (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

December 24, 2025
U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

December 24, 2025
Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

December 24, 2025
Policia i konfiskon 140 mln lekë 66-vjeçarit nga Fieri, dyshohet se janë produkt i trafikut të drogës (Detajet)

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

December 24, 2025
Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

December 24, 2025
Lorenc Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë 

Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg

December 24, 2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

December 24, 2025
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Avokati i Ergys Agasit, Haxhia: SPAK nuk ka prova, klienti im nuk është larguar

December 24, 2025
“Jemi SPAK-u, hyr në makinë”, si u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe (Dëshmia)

“Jemi SPAK-u, hyr në makinë”, si u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe (Dëshmia)

December 24, 2025
“Veprim i tmerrshëm”, Trump: Clinton është i sjellshëm, nuk ka lidhje me Epstein

“Veprim i tmerrshëm”, Trump: Clinton është i sjellshëm, nuk ka lidhje me Epstein

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com