• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Eurodeputeti: “Xhihadi” dhe “Shqipëria e Madhe” qëndrojnë pas Kumanovës

by
25/05/2015 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputeti slloven dhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Ivo Vajgl në një intervistë për “Veçernji list” të Kroacisë, ka folur pas bisedimeve dhjetëorëshe ndërmjet kryeministrit Gruevski dhe kryetarit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev që u mbajt ditë më parë në Bruksel,por ai ka folur edhe për situatën në Kumanovë dhe përgjithësisht politikën shqiptare, transmeton Agjencia e lajmeve “Zhurnal”.

A jemi më të kthjellur pas këtij takimi – çfarë po ndodh në Maqedoni dhe çka fshihet pas incidentit në Kumanovë?

Vajgl: Në Maqedoni, janë ndërthurur probleme të shumëfishta. Kemi një situatë post-tranzicionit ku kryesorja është sikur kur pretendohej që secili të merrte sa më shumë prona shtetërore nga ish-Jugosllavia, kurse niveli i korrupsionit është shumë i lartë. Brenda grupeve etnike ka interesa që janë të ndikuara kryesisht nga jashtë.

Flisni për Shqipërinë?

Vajgl: Mendoj për shqiptarët tek të cilët është e vështirë të përcaktohet kush përfaqëson politikën autentike të shqiptarëve dhe strukturave shoqërore, kurse kur është e mundur të përqendrohet dhe zbulohet ideja, askush nuk dëshiron të flasë, por ajo është aty. Ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’. Kështu që edhe kryeministri shqiptar Rama e kërcënon Maqedoninë me veto për NATO. Situata është e komplikuar dhe prandaj incidenti në Kumanovë mund të sqarohet vetëm pas një hetimi të pavarur.

Ju megjithatë e keni lidhur atë me islamin radikal?

Vajgl: Ka shumë indikacione për këtë supozim. Disa prej atyre personave që kanë marrë pjesë në Kumanovë dhe kanë bërë një luftë profesionale, kanë luftuar edhe në Siri dhe Irak. Ata e kanë ditur se me çfarë ideje kanë ardhur në Kumanovë. Ky është xhihadi dhe shpërndarja e islamit radikal në tokën europiane. Nuk mohoj se aty ka edhe motive të tjera – Shqipëria e Madhe ose lidhja me skenën politike vendore edhe pse vështirë besoj në atë se kushdo qoftë është i gatshëm të marrë përgjegjësi për vrasjen e tetë policëve.

Sa është e rrezikshme situata në Maqedoni?

Vajgl: Konsiderohet se për shkak të Kumanovës në institucionet europiane e kanë kuptuar se situata është shumë e rrezikshme, se me atë mund të manipulohet nga jashtë dhe mund të rritet në luftë rajonale. Unë këtë asnjëherë nuk e kam përjashtuar dhe besoj se stabiliteti i rajonit është vetëm anëtarësimi në BE dhe NATO edhe pse kam rezerva në lidhje me NATO-n si polic global.

Si kanë vijuar bisedimet?

Vajgl: Kanë qenë mjaft tolerante, kurse pjesëmarrësit janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që Maqedonia duhet të fillojë procesin e anëtarësimit në BE. Paradoks është që të bisedojmë për fillimet pasi Maqedonia është nëntë vjet me radhë shtet kandidat për në BE. Shtetet të cilat në ndërkohë janë bërë anëtare në shumë parametra kanë qenë pas Maqedonisë. Shkupi ka rezultate solide në aspektin ekonomin, janë bërë reforma të cilat BE i ka kërkuar edhe pse ka një hendek ndërmjet ligjeve dhe praktikimit të tyre, në veçanti sa i përket shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, mediave dhe të drejtat e pakicave.

Maqedoninë nuk po e quani “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” (FYROM)?

Vajgl: FYROM është një denominim absurd. Sipas asaj logjike atëherë mua më bie të them se jam nha ish-republika jugosllave e Sllovenisë ose ish krahina austru-hungareze e Kranjit. Është plotësisht absurde dhe iraconale që Greqia, e cila kërkon nga ne mirëkuptim dhe ndihmë, të tregojë kaq pak solidaritet për fqinjët dhe nuk e kuptojnë që mosnjohja e Maqedonië shkakton vatra të zjarrit në kufinjtë e saj.

Problemi i emrit është problem bilateral, i njëjtë siç është ai për kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë, e të cilin Sllovenia e shfrytëzoi për ta bllokuar Kroacinë?

Vajgl: Asnjëherë nuk kam qenë që shtetet e ish-Jugosllavisë ndërmjet veti duhet të ketë kërcënime. Qëndrimi im ka qenë, por edhe i ministrit të punëve të jashtme dhe kryetarit të këshillit për punë të jashtme, që çështjet ndërshtetërore të zgjidhen gjatë anëtarësimit në BE pasi këto çështje në disa raste lënë hapësir ëpër luftë për nacionalistët. Vetëmse në të ardhmen pres të shoh probleme të njashme Kroaci-Serbi, Kroaci-BeH por edhe BeH-Mali i Zi.

Në disa media kishte pohime se në Bruksel ekziston konsensuz që Gruevski duhet të largohet.

Vajgl: Konsensus i tillë nuk ekziston. Ekziston konsenus që të hetohen deklaratat e personave të përfshirë në përgjime dhe ata që vërtetohen se kanë bërë vepra penale të bartin përgjegjësinë politike dhe të dënohen. Simpatitë e politikës europiane janë simetrike – në mënyrë të barabartë ka prej atyre që flasin se qeverinë mund ta ndërrojnë vetëm me zgjedhje kurs etë tjerë të cilët thonë se duhet të dëgjohet zëri i popullit. Ne si ndërmjetësues nuk kemi për detyrë të japim propozime për zgjidhje. Rreth asaj duhet të merren vesh në Shkup.

A jeni optimist pas bisedimeve me liderët maqedonas?

Vajgl: Çfarë do të ndodhë pas bisedimeve, nuk e di. Aktualisht ka qëndrime diametralisht të kundërta, por edhe mirëkuptim rreth mundësive që të gjindet zgjidhje nëpërmjet pritjeve maksimale. A është e vetmja zgjidhje dorëheqja e qeverisë me zgjedhje të parakohshme ose që zgjidhja mund të arrihet me rekonstruimin e qeverisë. Por është me rëndësi të kutpohet se nëse para verës nuk arrihet ndonjë zgjidhje për krizën, Maqedonia do të mbetet pa ftesë për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE, e kjo është rrezik i madh. /zhurnal/

Next Post

Vangjush Dako: Zonë të lirë ekonomike në Spitallë, mijëra vende pune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In