• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eurodeputeti i Mitsotakis viziton Himarën: Lironi Belerin, po pengoni anëtarësimin në BE

by A R
18/07/2023 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis, ka qenë prezent këtë të martë në Himarë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët e Himarës.

Kefalogianis në fjalën e tij ka përcjell fillimisht mesazhet e kryeministrit Mitsotakis, drejtuar qytetarëve, teksa më pas ka folur për dy prej çështjeve më të nxehta të kohëve të fundit, arrestimi i Fredi Belerit si dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Njëkohësisht kryetari i komisionit për asosimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ka kërkuar edhe njëherë nga Himara lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Gjithashtu ai është shprehur se mënyra se si kjo çështje po trajtohet, do të ketë ndikimin e saj në rrugën e Shqipërisë drejt Be-së.

Sipas tij Greqia, këtë çëshjte e ka diskutuar tashmë në parlamentin europian teksa konkluzionet që do të nxirren nga parlamenti europian për mënyra se si ajo po trajtohet do të kenë gjithashtu ndikim në rrugën e  Shqipërisë drejt BE-së.

‘’’Bashkë me zonjën ambasadore greke, kisha gëzimin dhe nderin të takoja Fredi Belerin brenda burgut, dhe pash aty një politikan, burrë të vërtetë. Fredi Beleri, përgjatë komunikimit që pata me të, më tha se nuk do të heq dorë, nuk do të bëj asnjë hap mbrapa.Do të luftoj për të drejtat e Himarjotëve, të cilët e meritojnë të gjithë këtë sakrificë që ai po bën. Beleri më tha gjithashtu se jam gati të qëndroj në burg aq sa duhet, për të përfaqësuar interesat e tyre, kur e drejtësia të fitoj dhe ai të lirohet, për të qenë kryebashkiaku juaj. Dua t’ju them se Himarjotët janë në zemrën e të gjithë grekëve, mbi të gjitha të parit të tyre, Mitsotakis. Kyzeministri ju shpreh respektin e tij më të madh për qëndresën që ju po bëni në këtë çështje. Nuk harrojmë që në vitet e vështira, në regjimet strikte të Shqipërisë, himarjotët ditën të thoshin jo.Të gjithë e dinë historinë e Himarës dhe luftën që kanë bërë himarjotët. Dimë forcën e shpirtit të tyre.Kjo është gjëja që duhet për të çuar këtë çështje përpara.

Këtu sot nuk kemi ardhur për të treguar historinë, këtu kemi ardhur për të diskutuar, zgjidhur çështjen e Fredi Belerit. Lirimin nga burgu të Fredi Belerit kryeministri e ka vënë shumë lartë në axhendën e tij, i ka dhënë prioritet maksimal.Madje edhe fjala e tij e para që mbajti në këshillin ballkanik në Lituani, ishte pikërisht çështja e Fredi Belerit. U bë gjithashtu mbledhja e NATO-s edhe aty kërkuan që Fredi Beleri të lirohet sa më shpejtë.Edhe në Bruksel u bë votimi nga të gjithë eurodeputetët, nëse duhet të lirohet ose jo Fredi Beleri dhe shumica prej tyre dhanë aprovimin e tyre.Në parlamentin evropian, mund tju them që prej shumë kohësh, të gjithë e dinë madje edhe problemin e pronave tuaja. Fredi Beleri është kujdesur ti informoj të gjithë.Madje të gjithë në Greqi e kanë kuptuar qartë arsyen përse vjen ky problem.

Në parlamentin europian janë diskutuar gjithashtu çështja e lirimit të Fredi Belerit, marrja e detyrës së tij, mbajtja peng e pronave tuaja, si dhe çështja e minoritetit. Çështja e Himarës nuk është më një çështje kombëtare, ka marr përmasa më të mëdha.Nuk është më një çështje që ne e diskutojmë me qeverinë Shqiptare,është tashmë një çështje europiane që diskutohet edhe aty.Si cështje europiane, do përballohet si e tillë.

Kjo cështje do të ketë tepër rëndësi në anëtarësimin e Shqipërisë në bashkimin europian. Si një komb i zbatimit të të drejtave të njeriut.Për këtë çështje dhe trajtimin e saj, do të japi konkluzione edhe këshilli europian, ku marrin pjesë kryeministrat dhe gjithë shtetet euopiane.Ky këshill europian çdo vit thotë se cili është përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt Be-së.Aty do të diskutohen të gjitha, teksa konkluzionet që do të nxirren në disa çështje si liria e shprehjes, përparimi demokracisë, zbatimi i të drejtave të njeriut, do të kenë rëndësi gjithashtu në rrugën europiane të Shqipërisë.Për një shtet si Shqipëria e cila është në rrugën e saj për të hyrë në Be, Greqia ka ndikim të madh në këshillin europian, për të dhënë mendimin e saj se si këto çështje trajtohen, por edhe për rrugën e Shqipërisë në BE “.

Në këtë takim eurodeputeti grek, Kefalogianis, ka qenë i shoqëruar nga ambasadorja greke në Shqipëri, Konstandina Kamici, si dhe kryetari i Omonias, Vasilis Kajos. Në krah të tyre qëndronte gjithashtu djali i Fredi Belerit, Petro Beleri.

/a.r

Next Post
VIDEO / Motoskafi merr flakë në mes të detit, shtëllunga tymi “pushtojnë” Shëngjinin

VIDEO / Motoskafi merr flakë në mes të detit, shtëllunga tymi “pushtojnë” Shëngjinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In