• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Euro2024, fushatë dezinformuese ndaj tifozëve shqiptarë dhe rumunë në Twitter

by A R
19/06/2024 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampionati europian i futbollit është aktiviteti më i rendësishëm sportiv gjatë këtij viti duke marrë një vëmendje maksimale të audiencës në Europë dhe më gjerë, situatë që shërben edhe si një katalizator për shpërndarjen e lajmeve të pavërteta.

Në këtë shkrim do të përqendrohemi në dy raste të konstatuara, në të cilat lajmet e pavërteta kanë marrë miliona shikime brenda pak orësh në rrjetet sociale.

Emirjon Senja

RASTI NR.2

Një fake news edhe nga Sky News për tifozët shqiptarë

Përplasja fizike mes tifozëve të Anglisë dhe Serbisë disa orë para ndeshjes mes dy përfaqësuesve të futbollit të këtyre shteteve në Gelsenkirchen të Gjermanisë në kuadër të EURO2024 është bërë shkak për një fushatë të madhe dezinformimi në rrjetet sociale në dëm të shqiptarëve.

Përveç mediave prestigjioze, pjesë e fushatës me apo padashje janë bërë edhe pjestarë të kabinetit qeveritar të Serbisë, të cilët ndryshe nga sa u shpreh policia gjermane si edhe vetë një pjesë e tifozëve serbë të përfshirë në përplasje, kanë akuzuar tifozët shqiptarë për konfliktin.

Siç do të shpjegojmë edhe më poshtë përmes fakteve dhe përgjigjes së marrë nga policia qytetit Gelsenkirchen, rezulton se gjithçka ndodhi si një veprim i koordinuar mes disa profileve fillimisht në Twitter duke keqpërdorur ndërkohë edhe opsionin e “community quotes” të platformës.

Në fund, ky rast vlenedhe si një provë për vetë Twitterin për të rishikuar politikat e community quotes pasi jo në pak raste janë keqpërdorur për t’i dhënë krah dezinformimit.

Por ky nuk ishte rasti i vetëm i manipulimit në Twitter. Dy ditë më pas, pikërisht më datë 17 qershor, pak minuta para ndeshjes mes Rumanisë dhe Ukrainës, në rrjetin social Twitter u shpërnda masivisht një video e tifozëve rumunë, me pretendimin që thërrisnin emrin e Putinit.

Nga verifikimi i fakteve, rezulton se kemi të bëjmë me një video të manipuluar duke bërë prerje të një pjese të saj.

Në Gelsenkirchen u përplasen anglezët dhe serbët, nuk pati shqiptarë të përfshirë

Një grup tifozësh u përplasen fizikisht në rrugën “Arminstraß” të qytetit Gelsenkirchen rreth orës 15:30 duke rezultuar në lëndime fizike për të paktën gjashtë prej tyre.

Ishin fillimisht postimet në rrjetet sociale që treguan mbi ngjarjen. Një grup profilesh në Twitter, në dukje nën përdorimin e shtetasve nga Serbia raportoi se ishin tifozët shqiptarë që ata që sulmuan serbët në lokalin ku këta të fundit ishin ulur, përkundër deklaratave në video të tifozëve që theksonin në fakt se sulmuesit kishin qenë anglezë (shih videon).

Po ashtu, rrjeti Sky News doli pak minuta më pas me një raportim duke theksuar se bëhet fjalë për një përplasje mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë duke konfirmuar kështu edhe pretendimet e serbëve.

Në një raportim tjetër të disa minutave më vonë, sërish SkyNews ndryshoi lajmin duke theksuar se në fakt kishin qenë tifozë anglezë dhe serbë që ishin përplasur në rrugën “Arminstraß” dhe jo shqiptarë.

Në një përgjigje përmes e-mailit për gazetarin Emirjon Senja, zyrtarë të policisë së Gelsenkirchen konfirmojnë se nuk ka patur tifozë shqiptarë të përfshirë në përplasjen fizike të datës 16 qershor në rrugën “Arminstraß”. Zyrtarët policorë konfirmojnë se përlasja fizike ndodhi mes tifozëve të Anglisë dhe atyre të Serbisë dhe se pas konfliktit, u shoqëruan në polici shtatë tifozë serbë.

Krahas konfirmimit zyrtar nga policia e Gelsenkirchen, vlen të theksohet grupet e organizuara të tifozërisë shqiptare nuk ndodheshin në këtë qytet, por në Dortmund, pasi bëhet fjalë për një ditë pas ndeshjes me Italinë.

Postimet dezinformuese u shpëndanë gjerësisht në Twitter nga përdorues me origjinë nga Serbia dhe Rusia duke përfshirë edhe zv.ministrin serb të sporteve, Uros Pribicevic, i cili po ashtu shpërndau fotot e 15 shqiptarë të arrestuar sipas tijpas përplasjes në Gelsenkirchen.

Në fakt, rezulton se shqiptarët në fjalë janë arrestuar në mars 2023 për shpërndarje të lëndëve narkotike në Leicester të Britanisë së Madhe dhe jo në Gjermani.

RASTI NR.2

Tifozët rumunë nuk thirrën “Putin! Putin!” gjatë ndeshjes me Ukrainën

Një tjetër rast kur dezinformimi ka gjetur hapësirë të madhe në rrjetet sociale vjen nga ndeshja Rumani-Ukrainë na kuadër të EURO2024. Një numër i madh profilesh, në mënyrë të koordinuar, shpërndanë fillimisht një video të tifozëve rumunë në tribunë me shënimin: “Tifozët rumunë thërrasin emrin e Putinit përballë Ukrainës”.

Videoj mori miliona shikime në pak orë deri sa u zbulua se në fakt bëhej fjalë për një montazh.

Rezulton në fakt se audio e videos ishte marrë nga një tjetër ndeshje në Ukrainë ku tifozët thërritën “Putin chu**jo”(Putini kokë ….”.

Më pas, audio e manipuluar i është mbivendosur planeve nga tifozët rumunë në stadiumin ku luhej kundër Ukrainës duke lënë vetëm pjesën “Putin! Putin!”.

Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë, postimet dezinformuese mbi shqiptarët, ashtu edhe në lidhje me tifozët rumunë vijojnë të qendrojnë online, ndërsa Twitter nuk ka marrë asnjë masë deri më tani. /vizionplus

/a.r

Next Post
Marrëveshja me Italinë, Rama: Nëse nuk funksionon, do të jetë gabim i bërë me zemër

Hamburgu vishet kuq e zi, Rama: Shqiptarët po e luajnë mrekullisht lojtarin e 12-të të Kombëtares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FMN jep alarmin për ekonominë globale: Lufta në Lindjen e Mesme dhe kriza e energjisë po e çojnë botën drejt recesionit

FMN jep alarmin për ekonominë globale: Lufta në Lindjen e Mesme dhe kriza e energjisë po e çojnë botën drejt recesionit

May 15, 2026
“The making of Albanians”

Andoni: BE vlerëson “detyrat teknike” të Ramës, por Shqipërinë e fundosin dosjet stok dhe korrupsioni në drejtësi

May 15, 2026
SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

May 15, 2026
Emiratet “sfidojnë” krizën në Hormuz, ndërtojnë tubacionin gjigant të naftës që anashkalon Iranin dhe trondit OPEC-un

Emiratet “sfidojnë” krizën në Hormuz, ndërtojnë tubacionin gjigant të naftës që anashkalon Iranin dhe trondit OPEC-un

May 15, 2026
Reforma Territoriale/ Mazniku: Bashkitë të bëhen më efikase! Boçi: Territori është identitet, jo vetëm hartë politike

Reforma Territoriale/ Mazniku: Bashkitë të bëhen më efikase! Boçi: Territori është identitet, jo vetëm hartë politike

May 15, 2026
Operacion i AMP/ Hetime për favorizim të ndërtimeve pa leje nga efektivë policie, priten arrestime në komisariat

Operacion i AMP/ Hetime për favorizim të ndërtimeve pa leje nga efektivë policie, priten arrestime në komisariat

May 15, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Ish-kandidati i PD: Eksponentë demokratë kanë pasur përfitime nga grupet kriminale

May 15, 2026
Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara

Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara

May 15, 2026
Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

May 15, 2026
Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In