• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro në pikiatë, niveli më i ulët në katër vitet e fundit

by A R
19/07/2016 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha vendase, leku u forcua ndjeshëm ndaj monedhës së përbashkët euro. Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye me 136.48, që sipas ekspertëve të agjencive të këmbimit valutor në Tiranë është një nivel historik, më i ulëti i arritur që nga gushti 2012 kur një euro u këmbye me afërsisht 136.5 lekë.
Megjithatë ekspertët e vlerësojnë si një sjellje normale rënien e euros ( përpos faktit që ka kapur një nivel historik).

Sipas tyre kjo sjellje e euros ndaj lekut ka tre arsye bazë.
E para ka të bëjë me sezonalitetin e pushimeve. Pas mbylljes së muajit të Ramazanit, është rritur ndjeshëm numri i turistëve nga Kosova dhe nga Maqedonia që kanë zgjedhur të pushojnë në vendin tonë.
E dyta ka të bëjë me faktin se kompanitë janë në periudhën kur duhet të shlyejnë detyrimet e pagesës së TVSH-së dhe në kushtet kur kanë mungesë likuiditeti janë të detyruar që të prekin rezervat në euro.
E treta ka të bëjë me punimet për realizimin e projektit të gazsjellësit TAP, çka nënkupton se është rritur angazhimi i firmave shqiptare që punojnë si nënkontraktore.

Sipas tyre këto janë tre faktorët bazë që kanë ndikuar në kuotimin historik të euros kundrejt lekut. Ata thonë se është e vështirë që të bëhet një parashikim nëse kjo tendencë do të vazhdojë gjatë, megjithatë thonë se mund të kemi hulajte të tilla deri në pjesën e dytë të muajit gusht.
Sa i përket kursit të këmbimit të lekut me monedhën britanike, pand ata thonë se sjelljet diktohen kryesisht nga raporti mes paundit dhe euros, si dhe për faktin se britanikët janë më të interesuar për një paund të zhvlerësuar.

Kursi zyrtar i këmbimit

USD / LEK 123.32
EUR / LEK 136.48
GBP / LEK 162.84
CHF / LEK 125.49

Next Post

VIDEO e "nxehtë"/ 3 vajza zhvishen lakuriq dhe bëjnë striptizëm në autobus...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In