Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Ndërkohë që edhe në tregjet ndërkombëtare euro ka pësuar dobësim përballë dollarit amerikan. Ky i fundit është mbiçmuar ndjeshëm që pas përshkallëzimit te konfliktit SHBA Izrael kundër Iranit. Tensioni në Lindjen e mesme ka bërë që një pjesë e investitorëve të të orientohen drejt titujve të borxhit dhe instrumenteve financiare në dollarë.
Kjo ka sjellë rritje të kërkesës për monedhën amerikane, e cila po forcohet në raport me shumë valuta të tjera.












