• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Euro 2016, Shqipëria ka më tepër bileta se Anglia

by A R
21/12/2015 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka në dispozicion 26 080 bileta për në kampionatin Europian “Francë 2016″.

Shifra e saktë jepet nga tablodi “Daily Star”. Edhe pse kërkesat pritet të jenë shumëfish më të mëdha, tifozët shqiptarë që nuk do të arrijnë të pajisen me një biletë duhet të mendohen dy herë para se të shfryjnë ndaj FSHF, jo vetëm për faktin se gjithçka vendoset nga UEFA, por sepse janë më me fat se sa tifozët e Anglisë.

“Daily Star” në fakt shfryn gjithë irritimin pasi Anglia me një popullsi prej 54 milionë banorësh ka në dispozicion vetëm 23 520 bileta, më pak madje se Islanda që ka diçka më tepër se 300 mijë banorë.

“Daily Star” nuk harron ta theksojë se është befasuese për anglezët që do të kenë më pak bileta se sa Shqipëria suksesi i të cilës në Euro 2016 kuotohet 1/500. Një shpërndarje e tillë i dedikohet faktit se numri i biletave të ndara është përcaktuar në bazë të kapacitetit të stadiumeve ku luajnë skuadrat dhe jo të popullsisë. Për sa i përket Shqipërisë lajme të mira për tifozët kuqezi vijnë ndërkohë edhe nga Shefi i Sektorit të Marketingut në FSHF. Gazmend Malaj i ftuar në emisionin “Fans Zone” në Supersport, deklaroi se FSHF është në negociata me UEFA-n në mënyrë që të krijojë mundësinë që të aplikojnë për bileta për ndeshjet e Shqipërisë edhe nga ana e Shqiptarëve që jetojnë në kufijtë e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në mënyrë që edhe ata të pajisen direkt me bileta siç ndodh me shqiptarët e Kosovës.

FSHF do të ketë në dispozicion 16% të kapacitetit të stadiumeve ku do të luajë Shqipëria. Shefi i Marketingut në FSHF bëri të ditur se deri tani vetëm për ndeshjen me Zvicrën, që do të luhet në Lens, ka patur 40 mijë aplikime nga 5 mijë deri në 6 mijë bileta që janë në dispozicion për sektorin e tifozëve shqiptarë. Gjithsesi ka rëndësi të theksohet se shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe janë nënshtetas të saj mund të aplikojnë për këtë ndeshje edhe në sektorin e tifozëve të Zvicrës pasi askush nuk mund t’i ndalojë për t’u pajisur me nje biletë pavarësisht se emri tregon origjinën e tyre shqiptare. Afati i fundit i aplikimeve për bileta për një vend në stadiumet e “Francë 2016″ është deri në 18 Janar dhe është e rëndësishme që të gjithë ata që aplikojnë të japin të dhënat e tyre të sakta, në mënyrë që të kenë shanse për t’u pajisur me bileta.

Supersport

Next Post

Drejtori i Postës kërkon rritje kufiri për blerje online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

November 3, 2026
Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In