• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Euractiv: BE duhet të mbështesë shtet që përfundojnë në mënyrë të suksesshme negociatat dhe përmbushin detyrimet

by Java News
22/11/2017 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portali EurActiv ka bërë një analizë të gjatë sot sa i përket të ardhmes së BE-së dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në të.

Analiza thekson se “me zhvillimin e Samitit të Partneritetit Lindor (EaP), këtë nëntor, dhe me presidencën e radhës të Bullgarisë, në janar, 2018, Bashkimi Evropian ndodhet në momentin kur ai mund të ndryshojë një prirje shumë negative në një frymëmarrje të re në politikën e tij për fqinjësinë”.

Nga ana tjetër, në analizë thuhet se rrugëdalja nga ngërçi ku ndodhet BE është përmbysja e prirjeve negative në politikën e  BE-së për fqinjësinë si dhe në vend që të sinjalizojë se ”nuk duket integrim në horizont”, Bashkimi Evropian duhet të nisë bisedimet lidhur me këto pika të mesme – qofshin Bashkimi Doganor, bashkimi digjital, bashkimi energjatik – nëse standardet e caktuara përmbushen nga reforma dhe DCFTA.

Më poshtë analiza e plotë:

Nga Harry Nedelcu/

Pas nxitimit gjatë dekadave të kaluara, i gjithë projekti evropian rrezikon të humbë kuptimin. Pa ambiciet e tij të zgjerimit, pa mjetet e duhura për politikën e tij të kushtëzimit, Bashkimi Evropian nuk është më i njëjti gjigant i mirë dhe i butë. Parë nga brenda do të thotë një Evropë më e vogël dhe më e vetmuar.

Megjithatë, me zhvillimin e Samitit të Partneritetit Lindor (EaP), këtë nëntor, dhe me presidencën e radhës të Bullgarisë, në janar, 2018, Bashkimi Evropian ndodhet në momentin kur ai mund të ndryshojë një prirje shumë negative në një frymëmarrje të re në politikën e tij për fqinjësinë. Në prag të Brexit-it, rritet mundësia për të treguar se integrimi në Bashkimin Evropian është ende gjallë. Sidoqoftë, për t’i dhënë kuptim konkret gjithë këtij riangazhimi nevojiten disa hapa të rëndësishme.

Në respekt të Ballkanit Perëndimor, presidenca e ardhshme e Bullgarisë (së bashku me atë të Austrisë dhe Rumanisë – të gjitha kanë lidhje me rajonin), duhet të vendosin data të përcaktuara qartë si edhe standarde akoma më të qarta për kandidatët kryesorë të rajonit, Malin e Zi, Serbinë dhe Shqipërinë.

Në vend që të thotë ”jo përpara vitit 2025”, Bashkimi Evropian duhet të shpjegojë se, nëse këto shtete përfundojnë në mënyrë të suksesshme negociatat dhe përmbushin detyrimet e tyre respektive, atëhere ”ato do të kenë një shans real për anëtarësim në vitin 2026 ose 2027”. Ajo që është e rëndësishme nuk ka të bëjë me vitin e saktë, por me dhënien e një date të qartë në nivel politik. Kjo do ta risiguronte Malin e Zi dhe do të nxiste Shqipërinë dhe Serbinë të bënin më shumë.

Në EaP, Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë edhe Parlamentin Evropian dhe të tejkalojë qasjet e tij pasive dhe të ngathëta që promovojnë thjesht zbatimin e asaj që tashmë është përmbushur – DCFTA. Ndërsa anëtarësimi duket një e ardhme më e largët nga sa duket në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian duhet të paktën të nisë negociatat për pikat e mesme në rrugën e gjatë të integrimit.

Në vend që të sinjalizojë se ”nuk duket integrim në horizont”, Bashkimi Evropian duhet të nisë bisedimet lidhur me këto pika të mesme – qofshin Bashkimi Doganor, bashkimi digjital, bashkimi energjatik – nëse standardet e caktuara përmbushen nga reforma dhe DCFTA.

Në të dyja rajonet, angazhimi i Bashkimit Evropian mund të ndodhë në dy hapa vijuese dhe të dyja duhet të jenë kushtëzuese për vendet aspirante që plotësojnë një sërë synimesh. Hapi i parë, një premtim për të përmbushur synimet brenda një viti, duhet të bëhet pasi vendet kandidate të plotësojnë një numër kërkesash paraprake të përcaktuara në data të sakta. Hapi i dytë, duhet të përcaktohet se në cilin vit duhet të përmbushen synimet, nëse vendet kandidate plotësojnë një numër kërkesash pasuese.

Duke pasuar anëtarësimin apo një integrim më të fortë për EaP-in, mund të vihen në punë mekanizma verifikimi dhe kontrolli, që do të bindnin vendet skeptike si Holanda se këto vende nuk do të tërhiqen nga rruga e tyre.

Paralelisht, Bashkimi Evropian duhet të punojë për krijimin e momentit të favorshëm politik në këtë drejtim. Një nga mundësitë është që politikanët dhe votuesit në Evropë të njihen me marrëdhëniet në forcim e sipër me këto vende dhe rolin e tyre të qenësishëm në integrimin dhe sigurinë e Evropës. Për shembull, kjo mund të përfshijë përcaktimin e disa shteteve me emra të ndryshëm – qoftë EaP+ ose emërtime të tjera – që, edhe pse simbolike dhe me pak kosto, janë politikisht domethënëse dhe njeh vendet kryesore kandidate.

Ndërmarrja e këtyre hapave nuk është e lehtë; ajo do të kërkojë vullnet dhe vizion politik. Por, moskryerja e këtyre hapave, privon Bashkimin Evropian nga instrumenti i tij më efektiv i politikës së jashtme dhe burimit kryesor të pushtetit të tij të butë.

Përfundimisht, Bashkimi aktual Evropian është konsumuar nga çështjet e brendshme. Por, ende, vizioni i ri për integrimin mund të jete përbërësi që mund ta shndërrojë episodin aktual të destabilitetit dhe konfuzionit në një mangësi të asaj që quhet ndryshe projekti i përbashkët më ambicioz që kontinenti ka përjetuar ndonjëherë /Lexo.al – Marrë ngaEuractiv

Next Post
Abuzoi me lejet e të dënuarve, shkarkohet drejtori i burgut të Korçës

Nga konflikti për xhelozi te vetëvrasja në burg, historia e 20-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ti mbete vetëm”, Rama i drejtohet protestuesit të ulur në shkallët e Kryeministrisë: Eja tek unë…

“Ti mbete vetëm”, Rama i drejtohet protestuesit të ulur në shkallët e Kryeministrisë: Eja tek unë…

June 23, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

June 23, 2026
Cilat rekorde theu Mbappe në ndeshjen kundër Senegalit?

Mbappe dopietë, Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet

June 23, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In