• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ethet e ditëve të fundit të gushtit, Rama e Basha përballë vendimeve të vështira

by Java News
24/08/2021 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e fundit të gushtit pritet që të mbyllen me aktivitet të shtuar politik, ndonëse të vakët me periudhën tjetër të vitit. Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin e ri Kombëtar për të vendosur për emrat që do të drejtojnë strukturat kryesore të opozitës dhe përcaktuar ndoshta edhe kreun e ri të grupit parlamentar.

Mbledhja pason votimin në Kuvendin Kombëtar më 17 korrik. Në këtë Kuvend u diskutua analiza e miratuar në mbledhjen e kryesisë të datës 15 korrik. Debatet nuk munguan mbi vlerësimin e dhënë për rezultatin e marrë nëpër disa qarqe. Por, përplasja ka ndodhur mes drejtuesit të fushatës së demokratëve në Qarkun e Korçës, Edmond Spaho dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

“Duhet ta ndryshojmë, nuk mund te jetë ky dokumenti i analizës, nuk ka reflektuar atë që kemi shkruar në raporte”, është shprehur Spaho në atë mbledhje. Sipas analizës së PD-së nuk është arritur maksimumi në disa qarqe përfshirë atë të Korçës. Kjo nuk është mirëpritur nga Edmond Spaho, i cili ka theksuar se në Korçë PD-ja ka fituar pesë mandate.

Debatet në strukturat qendrore të partisë duket se u reflektuan edhe në bazë, ku drejtuesit e PD-së së Korçës dhe njerëz që organizuan fushatën e 25 prillit u dorëhoqën në masë. Dorëheqjet përfshinë kryesinë e PD në këtë qark, edhe të drejtuesit Andrea Mano.

Andrea Mano, që ka drejtuar PD-në prej vitesh në Korçë ka dhënë dorëheqjen edhe nga detyra si anëtar i Këshillit Kombëtar. Firma e tij i është bashkangjitur 13 anëtarëve të kryesisë dhe sekretarit të degës Devis Osmani

“Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale. Me veprimet apo mosveprimet e tij, ka hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë. Gjithashtu me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës”, thuhej në letrën e largimit.

Pas kryesisë largimet përfshinë edhe drejtues dhe anëtarë të grupseksioneve. Këto zhvillime mund ta “djegin” Edmond Spaho nga propozimi sërish për postin e nënkryetarit të partisë, që aktualisht e mban së bashku me Edi Palokën. Gjasat janë që Paloka të konfirmohet në këtë detyrë, ndërsa Spaho jo.

Megjithatë, ndarja e posteve drejtuese brenda partisë nuk janë problemi më i madh për Lulzim Bashën. Ai është përballë edhe kërkesës së Ambasadës së SHBA për t’u distancuar nga Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga DASH.

Distancimi nënkupton përjashtimin e Berishës si anëtar i grupit parlamentar të demokratëve në parlamentin e ri, kërkesë që ka hasur në rezistencën e vetë Berishës dhe heshtjen e Bashës. Ish-kreu i PD-së ka qenë mjaft aktiv përmes rrjeteve sociale, herë duke sulmuar Edi Ramën, herë duke u kthyer pas në kohë me foto e video nga takime e mitingje në kohën kur drejtonte PD-në e Shqipërinë, që nga shumë janë interpretuar si sinjal se nuk do të tërhiqet pa rezistencë nga partia.

Qetësi te socialistët

Fitorja e 25 prillit u pasua me udhëzimin e dhënë gojarisht e publikisht nga Edi Rama për të gjithë socialistët që të shmangin përplasjet dhe debatet me opozitën dhe të përqëndrohen te lidhja e partisë me qytetarin. Kjo është strategjia që kreu i Qeverisë ka premtuar se do të ndjekë përballë opozitës në mandatin e tretë.

Për këto arsye, socialistët janë futur në një periudhë qetësie relative që në muajin korrik dhe gushti i pushimeve e thelloi edhe më fort këtë qetësi. Rama u zhvendos në vilën qeveritare në Dhërmi për të kaluar pushimet dhe nga atje në intervistat e dhëna për mediat e huaja dhe postimet në rrjetet sociale është përqëndruar më fort te politika e jashtme, që nga përplasja për koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviç në Korçë, deri te refugjatët afganë.

Por, kjo qetësi mund të rezultojë si qetësi para stuhisë. “Stuhinë” e parë, atë të lënies jashtë parlamentit të ri të emrave të njohur në radhët e socialistëve Rama duket se e kaloi pa shumë shqetësime brenda radhëve të PS-së. E dyta mund të mbërrijë nga përbërja e Qeverisë së re.

Ka disa zëra se Kryeministri në kokën e tij e ka të qartë përbërjen e kabinetit të ri, pas takimeve që ka zhvilluar me anëtarë të qeverisë aktuale dhe emra të vlerësuar si kandidatë potencial për një post ministri në qeverinë e re në vilën qeveritare të Dhërmiut, ku ndodhej me pushime. Pritet që produkti i këtyre konsultimeve të prezantohet javën e ardhshme.

Në korridoret e Qeverisë thuhet se ndryshimet në kabinet do të jenë të thella dhe mund të prekin deri në 65 për qind të përbërjes aktuale, pa marrë këtu parasysh mundësinë e shkrirjes, bashkimit, apo krijimit të një ministrie të re.

Një pengesë e papritur për Edi Ramën, që gjasat janë pak të ndodhë, mund të rezultojë refuzimi i Presidentit Ilir Meta për ta mandatuar si fitues të zgjedhjeve. Meta, që nga Kuvendi është i shkarkuar dhe është në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese gjithashtu ka kaluar një gusht të qetë, që mund të nënkuptojë se kundërshtimet paszgjedhore mund t’i kenë lënë vendin pajtimit me rezultatin dhe mandatimin e Ramës.

Shkresa e PS me firmën e Sekretarit të Përgjithshëm Taulant Balla, ku ky i fundit e njofton se Edi Rama ngarkohet nga partia fituese e zgjedhjeve për formimin e qeverisë së re ka mbërritur në tryezën e Metës. Përgjigja nga Presidenca nuk pritet që të vonojë. Por, në çdo rast, nëse Meta nuk e mandaton dhe nuk thërret Kuvendin e ri, Kushtetuta parashikon që brenda datës 19 shtator, Kuvendi i ri vetëmblidhet.

Një tjetër temë e hapur për Ramën është edhe emri i kryetarit të ri të Kuvendit dhe plotësimi i vakuumit të lënë nga dorëheqja nga politika e Gramoz Ruçit. Burime nga PS thonë për gazetasi.al se janë tre emra që po diskutohen, gjithsecili me profil të ndryshëm nga njëri-tjetri, për të vendosur më pas emrin që socialistët do të gjykojnë si më të përshtatshëm për të drejtuar Kuvendin, këtë herë me një opozitë jo thjesht “parlamentare”./Si

/m.j

Next Post
VIDEO/ Pamje shokuese, një nënë dhe shoqja e saj detyrojnë foshnjën të pijë verë dhe qeshin me të qarat e saj

VIDEO/ Pamje shokuese, një nënë dhe shoqja e saj detyrojnë foshnjën të pijë verë dhe qeshin me të qarat e saj

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Dy maskarejte lyli basha e edvin narkomani,hajdute te ndyre,kta kane hake qe e din vte me mire se askush ca meritojne.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In