Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula është “veshur” me para në seancën e sotme parlamentare.
Në një moment, ai shfaqet teksa hedh tufa me lekë në drejtim të deputetëve të Partisë Demokratike ku ndodhet edhe Lulzim Basha.
Një gjë e tillë duket se nuk i ka pëlqyer deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili i ka thënë që këto tufa parash duhet t’i hidhte nga këto para në drejtim të deputetëve të mazhorancës.
/a.r