• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Eskobarët e Ballkanit”/ Vëllezërit Dhimitër dhe Xhevahir Poti prangosen në Itali

by Aalison Pearse Stevens
21/09/2016 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në krye të organizatës ndërkombëtare të prodhimit dhe trafikut të drogës, që çoi në pranga 99 persona mbrëmjen e së hënës nga Guardia di Finanza italiane, ishin vëllezërit shqiptarë Dhimitër dhe Xhevahir Poti, të njohur gjerësisht në media si, “Eskobarët e Ballkanit”, të arrestuar më 13 Maj në Belgjikë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Mediat në Itali raportojnë se operacioni “Ring New”, që çoi në shkatërrimin e grupit të sofistikuar kriminal, kishte nisur që në vitin 2011. Në hetime u përfshinë 196 persona. Nën lupën e Prokurorisë përfunduan me imtësi të gjitha filialet e organizatës ndërkombëtare, nga shpërndarësit e rëndomtë në rrugë deri tek maja e piramidës, që ishin dy vëllezërit shqiptarë.

Në total rrjetit të narkotrafikut i’u sekuestrua mbi 5 tonë drogë, rreth 4.7 tonë marijuanë, 117 kg kokainë, që i kalonin 4 milionë eurot. Gjithashtu u sekuestruan edhe 550 mijë euro kesh, 7 autovetura, 5 mjete të tonazhit të rëndë, 2 karroceri dhe një kamper, të gjitha këto mjete në shfrytëzim të transportit ndërkombëtar të drogës.

Siç shkruajnë mediat në vendin fqinj, shoqata kriminale e themeluar nga Dhimitër dhe Xhevahir Poti, bashkëpunonte ngushtë me organizatat mafioze italiane, veçanërisht me mafian napoletane Camorra, atë kalabreze, Ndragheta, dhe me Sacra Corona Unita-n.

Sipas të njëjtave burime, vëllezërit Poti dyshohet se bashkë me ish-Drejtorin e Transporteve të Sarandës, Klemend Balili, themeluan rrjetin ndërkombëtar të drogës që kryente transport të lëndëve narkotike në Europën Perëndimore përmes kamionëve të mëdhenj të transportit.

Marijuana prodhohej në Shqipëri, ndërsa kokaina dhe hashashi vinin nga Spanja dhe Holanda. Droga futej në Itali përmes kamionëve të transportit ndërkombëtar, në pronësi të firmës së transportit me bazë në Belgjikë, Greqi dhe Bullgari, e themeluar nga vëllezërit Poti. Trafikantët e fshihnin drogën në arkat e peshkut apo frutave dhe perimeve. Hetimet për rrjetin e mirëstrukturuar kriminal vijojnë, ndërsa janë firmosur urdhër-arreste në disa nga qytetet italiane, si edhe në Shqipëri, Greqi, Belgjikë.

ma.me

Next Post
Martesa e dy të miturve shqiptarë 14 dhe 16 vjeç, prindërit rrezikojnë 20 vite burg

Martesa e dy të miturve shqiptarë 14 dhe 16 vjeç, prindërit rrezikojnë 20 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
Digjet mali i Çipinit, era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

Digjet mali i Çipinit, era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

July 25, 2026
“Paraja fizike nuk do duhet më në vitin 2036”, deklarata e Elon Musk ndez debat për të ardhmen e ekonomisë

“Paraja fizike nuk do duhet më në vitin 2036”, deklarata e Elon Musk ndez debat për të ardhmen e ekonomisë

July 25, 2026
Ka hyrë protesta në rutinën e saj?

Ka hyrë protesta në rutinën e saj?

July 25, 2026
“Kosova është pjesë e Serbisë”, mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

“Kosova është pjesë e Serbisë”, mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

July 25, 2026
Spanja e Franca vijojnë betejën me flakët, shkon në 270 mijë numri i personave të evakuuar

Spanja e Franca vijojnë betejën me flakët, shkon në 270 mijë numri i personave të evakuuar

July 25, 2026
Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

July 25, 2026
“65 mijë minoritarë në Shqipëri”/ PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale

“65 mijë minoritarë në Shqipëri”/ PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale

July 25, 2026
“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In