• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është vërtet i gëzuar Basha, me Kavajën?

by Mero Baze
06/05/2017 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në një çadër ku të gjithë bërtasin “fitore”, zëri i ngjirur i Lulzim Bashës nuk ka fuqi të tregojë të vërtetën e asaj që ndjen për Kavajën. Ndryshe nga njerëzit rrotull tij, ai e di se çfarë është ajo që i kanë dhënë për të ushqyer çadrën.

Faktori ndërkombëtar, i cili nxitoi të reagonte në një kohë me Edi Ramën për ta përshëndetur, ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë, qyshkurse ato u dekretuan nga Bujar Nishani. Po ashtu, ditën që Ilir Meta pranoi të bëhej president, një nga kërkesat që kishte për Edi Ramën, ishte tërheqja nga Kavaja, meqë “nuk ishin bashkë në atë proces”.

Por stërgjatja e vendimit prej Edi Ramës, është një taktikë malinje e tij, për të prodhuar “opozitën e dhunshme” në vend të opozitës së cadres, që maksimumi t’i ngre nervat me ngrënie farash dhe DJ që vë këngë të Sinanit.

Në gjithë betejën tre mujroe të Lulzim Bashës, ai ka zgjedhur të sfidojë me paqen dhe jo me dhunën. Kjo nuk është se nuk ka ngjitur. Gjithë mbështetësit e tij, mezi presin të thonë që nuk janë të dhunshëm, dhe ta paraqesin këtë si meritë dhe jo si detyrim për të qenë të tillë. Ata duket sikur po çlirohen nga një akuzë kozmike ndaj tyre, që u ka mbetur për shkak të imazhit të Berishës.

Edi Rama e ruajti kumtimin e vendimit për tërheqje nga Kavaja, kur opozita filloi të flasë për dhunë, dhe çfarë është më cinike, kur Rama filloi të flasë për skenarë destabilizimi, që në fakt nuk ekzistojnë. Në një farë mënyre, tërheqja nga Kavaja u përdor për të improvizuar profilin e dhunshëm të opozitës dhe për t’i mëshuar idesë që tre muaj me paqe nuk arritën asgjë.

Kjo padiskutim është një tinzari që do ta mbajë larg opozitën nga 18 qershori, por dhe mund ta trimërojë më 13 maj të bëjë atë që nuk e lanë  të bëjë në Kavajë. Pra, nëse Rama e ka pas seriozisht që në Kavajë ka pasur skenarë destabilizimi, dhe nëse opozita vërtet “gëzohet” se ja doli ta trembë Ramën me dhunë, atëhere më 13 maj ata kanë rastin të provojnë se e kanë fituar vetë Kavajën dhe nuk ua kanë dhënë në tavolinë si ndihmë humanitare për çadrën.

Është kjo arsye që më bën të besoj se Lulzim Basha nuk është i gëzuar nga ajo që ndodhi me Kavajën. Një përplasje në Kavajë, por qoftë dhe një zhvillim negativ, do t’i jepte atij më shumë arsye për të qenë larg 18 qershorit, se sa sot. Edhe nëse e gjen këtë arsye më 13 maj, do të jetë vonë. Deri atëhere ka pak shanse të korrigjohet kursi i mosfutjes në zgjedhje, dhe ne thjeshtë do të kemi një demonstrim force, që ose do t’i japë të drejtë Edi Ramës për Kavajën, ose do provojë që Kavaja ka qenë një pazar tavoline i Ramës, Metës, ndërkombëtarëve dhe Bashës.

Lulzim Basha tani është në dilemë kë të quajë fitore, rezistencën paqësore, apo dhunën që po glorifikon këto 24 orë. Nëse do të glorifikojë rezistencën paqësore në çadër, ai duhet të jetë i gëzuar që nuk u bë Kavaja, jo për shkak të dhunës që paralajmëroi, por për shkak të dhunës që shpëtoi të ushtronte. Nëse do të glorifikojë fuqinë tek dhuna, atëhere ai duhet të jetë i mërzitur që u anulua Kavaja, pasi atje mund të tregonte muskujt.

Kjo histori, që ky është i gëzuar, edhe që është paqësor, edhe që “i trembi me dhunë” kundërshtarët, është pak qesharake. Ai duhet të zgjedhë çfarë është në të vërtetë, dhe me çfarë i tremb kundërshtarët. E di që kjo është një kërkesë torturuese për të, por të provojë njëherë!

Next Post
Pas tryezës me Ramën, Basha takim 90 minuta me aleatët: Dakordësi për vijimin e negociatave

Protesta e 13 Majit, Basha takim me aleatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

October 6, 2026
Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

October 6, 2026
E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com