• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Është tentuar një më i madh se Brilant Martinaj”/ Hoxha flet për atentatin në Fushë Krujë: Autorët dinin çdo lëvizje

by Java News
18/07/2022 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një automjet në lëvizje rreth orës 14:30 të së dielës ka qëlluar drejt automjetit tip Wolksvagen ku udhëtonin Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.  Breshëria e automatikut prej të paktën 60 plumbash që u zbraz mbi të rinjtë nuk u la mundësi shpëtimi, ndërsa pas të shtënave automjeti i të rinjve u përfshi nga flakët. Policia dyshon se në atentat morën pjesë 4 persona. Një prej tyre, Diklen Vata, 30 vjeç mundi të dalë nga automjeti me shenja jetë dhe i plagosur pasi ishte pasagjer, por autorët e kanë qëlluar sërish për ta ekzekutuar. Ndërsa Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha mbetën të vrarë në automjet dhe më pas e dogjën. Pak momente pas atentatit u gjet i shkrumbuar një automjet në fshatin Larushk disa kilometra nga Fushë Kruja ku në brendësi u gjetën edhe 3 kallashnikovë. Automjeti tip Passat i autorëve u shkrumbua plotësisht duke mos u lënë mundësi hetuesve për të gjetur prova të shumta.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e ABC Live, u shpreh se autorët kanë ditur çdo lëvizje të viktimave. Po ashtu vendi dhe mënyra se si kanë kryer krimin ka bërë që viktimat të mos kenë asnjë mundësi të reagojnë. Edhe në momentin ku një prej viktimave ka dalë jashtë, autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar sërish derisa ka vdekur.

“Nuk ke kohë për shkëmbim zjarri. Në atë pozicion, ka kamare poshtë urës, por ata kanë qëlluar mbi urë. Aty mund të dilte nga rruga por aty nuk ka pasur ku të shkosh. Ata po shkonin nga Fushë Kruja për në Laç. Autorët vijnë përballë. Autorët kanë pasur dijeni për viktimat. Dje i gjetën teksa nuk ishin vigjilent. Automjeti ka ardhur nga Fushë Kuqja. Ka ndaluar në Rinas ka pirë një kafe. Nga aeroporti po ktheheshin.” tha Hoxha.

“E kanë ditur intinerarin dhe kanë gjetur vendin më të përshtatshëm. Mbi urë nuk shmangesh askush nuk ecën shpejt. Dhe objektivi nuk ka ku të shkojë. Rrezja e veprimit është shumë e ngushtë. Ata kanë qenë të sigurt se viktimat mund të jenë të armatosur. Janë minimumi 60 plumba kallashnikovi. Është përdorur edhe një MP5. Me breshëri se ata nuk donin që të kundërpërgjigjeshin. Ata kanë qëlluar në atë formë që të mos përgjigjeshe. Vetëm me makinë të blinduar mund të kundërpërgjigjesh.” tha Hoxha.

Hoxha ka shtuar se autorët kanë tentuar të godasin dikë më të madh se Brilant Martinaj, por nuk kanë mundur, dhe kanë gjetur rastin të godasin personat që janë treguar më pak vigjilent.

“Njëri prej tyre është ri qëlluar. A kanë synuar ata të godisnin një më të madh se Brilant Martinaj? Sigurisht. Po nuk kanë mundur. Autorët nga ura kanë zbaritur kanë ikur në Larushkë kanë djegur makinën dhe kanë ikur me makinë tjetër.” tha Hoxha.

g.kosovari

Next Post
Sulmi kibernetik, reagon Ministria e Brendshme: Rihapen përkohësisht sportelet fizike!

Sulmi kibernetik, reagon Ministria e Brendshme: Rihapen përkohësisht sportelet fizike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In