• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Është skemë mashtrimi’, Shehaj vijon akuzat për projektin i Portit të Durrësit: Duan të vjedhin tokën publike

by Java News
27/11/2022 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Agron Shehaj ka ripërsëritur akuzat për projektin e Portit të Durrësit. Deputeti nënvizon se ky projekt është një skemë e madhe mashtrimi ku synohet vjedhja e pronës publike. E gjithë kjo, sipas Shehajt, arrihet me bashkëpunimin dashakeqës të investitorit Alabar dhe kryeministrit Rama.

“Ndërtimet e pallateve në Portin e Durrësit janë projekt personal i Mohamed Alabarit, i cili shërben si fasadë edhe për përfituesit e tjerë nga këto ndërtime. Të gjitha pretendimet që Edi Rama dhe Alabar bëjnë me Emaar dhe Eagle Hills të Abu Dabit janë mashtrime kokë e këmbë. Faktet janë të thjeshta:

1 Eagle Hills Real Estate Development shpk, me të cilën ka bërë kontratën qeveria Rama, nuk ka ASNJË lidhje pronësore, juridike apo financiare me Emaar Group apo me Eagle Hills Development të Abu Dabit. ASNJË LIDHJE. ZERO. Eagle Hills në Shqipëri me kapital 10 mijë lekë është kompani guackë (pra, kompani pa aktivitet dhe pa kapital), në pronësi të një kompanie guacke (North Hill), e cila edhe kjo është në pronësi të një tjetër kompanie guackë (Symphony Global), që është edhe kjo në pronësi të një tjetër kompanie guackë (Symphony Investment). Ky zinxhir katër kompanish guackë njëra pas tjetrës është tipik për skemat e pastrimit të parave apo riciklimit të parave të korrupsionit apo krimit.”- shkruan Shehaj.

Shehaj theksoi se Alabar nuk është pronari i kompanisë Emaar dhe se ky investitor do të fitojë qindra miliona euro pa hedhur asnjë qindarkë.

“2. Edhe pse ka bërë marrëveshje me kompani guackë, pa asnjë kapital dhe aktivitet, qeveria Rama nuk ka asnjë dokument zyrtar se kush janë pronarët fundorë të këtyre kompanive guackë. Ajo është mjaftuar me një deklaratë personale të formulaur në mënryë aspak profesionale dhe pa vlere të Mohamed Alabarit, i cili ka deklaruar se është ai dhe familja e tij pronarë të kompanive guackë: deklaratë e bërë në një copë letër vetëm me firmë, pa asnjë element zyrtar (kokë, vulë) dhe pa asnjë certifikim (noterizim dhe apostile). Është një letër identike me letrat e bakallit që lëshonte Sudja në kohën e piramidave.

3. Alabar nuk është pronar i Emaar. Ai mund të ketë një përqindje të papërfillshme të aksioneve, por kjo nuk e bën ate pronar te Emaar. Emaar është shtetërore dhe është ne bursë dhe ka me dhjetëra mijëra aksionerë dhe asnjë nuk mund të thotë se është pronar i Emaar.

I gjithë projekti i ndërtimeve në Durrës është një skemë mashtrimi për të vjedhur tokën publike për të ndërtuar me para të korrupsionit dhe të krimit, nën fasadën e Mohamed Alabarit i cili do fitojë qindra miliona euro pa rrezikuar asnjë qindarkë.”- shkroi ai.

Në një seancë që ka zgjatur për më shumë se 14 orë e mes debateve dhe akuzave që mbërritën nga opozita duke e cilësuar si “aferën më të madhe korruptive”, Partia Socialiste miratoi me votat e saj marrëveshjen për Portin e Durrësit. Me 74 vota pro dhe 35 kundër, Kuvendi i hapi rrugën investimit 2.1 miliardë eurosh. Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, ku ia vlen të theksohet që kryeministri Edi Rama mungoi. Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajnë një “marrëveshje që do i sjellë vendit një bum ekonomik.

/s.f

Next Post
Prej vitesh në kërkim të familjes biologjike, emocionohet gjatë emisionit kur zbulon se ka një vëlla

Prej vitesh në kërkim të familjes biologjike, emocionohet gjatë emisionit kur zbulon se ka një vëlla

Comments 1

  1. Lilo says:
    4 years ago

    Shehaj, inatin tend prej idioti e ndyresire se pjerdhe askush!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In