Presidenti rus, Vladimir Putin dënoi përpjekjet për të ndikuar në jetën politike dhe sociale në Rusi, ndërmarrë, sipas tij, nga shërbimet e huaja sekrete.
“Është e dukshme që rritja e aktivitetit të shërbimeve të huaja sekrete është e drejtuar kundër Rusisë dhe fqinjëve tanë”, deklaroi Putin në një fjalim para anëtarëve të shërbimeve të jashtme sekrete, sipas Kremlinit.
Për presidentin rus, shërbimet e huaja sekrete kërkojnë të influencojnë procesin e politikës së brendshme dhe sociale në vendm, përcjell Atsh.
Vladimir Putin nënshkroi në vitin 2015 një ligj që mundëson cilësimin e organizatave të huaja aktive në Rusi si “të padëshiruara”, akuzuar për influencim në jetën politike dhe shoqërinë ruse. (b.an)