• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është prioritet kombëtar”, Hasani tregon se ç’do të bëjë Shqipëria në rast të një krize në Kosovë

by A R
20/06/2025 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i pyetur nga analisti Baton Haxhiu se çfarë do të bëjë shteti shqiptar për Kosovën, në rast të një krize të ngjashme me atë në Lindjen e Mesme, u përgjigj se shteti shqiptar e ka treguar se është krah Kosovës kundër armiqve të Kosovës, siç është Irani. Hasani tha se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe ka një vend të barabartë në aleancë.

Biseda

Baton Haxhiu: Unë po mundohem të bëj dy pyetje brenda njërës. Po jetojmë në një kohë, kur dy institucione ky më i madhi i OKB-së sikur nuk ekziston dhe fati jonë që kemi qenë të fundit që kemi diskutuar për procedura brenda OKB dhe kemi qenë në harresë dhe nuk do të diskutohet më.

Kemi një rrugë unilaterale të shteteve, të superfuqive, që OKB etj janë të papërfillshme. Amerika është brenda sulmeve në Iran dhe kemi kështu një Amerikë që është e fortë një që është “America First” që nuk do ndërhyrje dhe një Trump që e ndërroi. Kemi hyrë në një fazë trilaterale të Kinës, SHBA dhe Rusisë që mund të vendosin për një Jaltë të ardhshme.

A keni një përpjekje nga ana e ministrisë dhe kryeministrisë për të ndërtuar një rrëfim strategjik se ku i takoni dhe kujt i takoni, ku i prekni vlerat e shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe nëse këto tri fuqi vendosin se çfarë do të bëjnë me Kosovën?

Igli Hasani: Është një nga gjërat që kemi prej disa kohësh që e themi multilaterizmi. Kemi një betejë të hapur mes demokracive dhe demokraturave, si lufta Ukrainë-Rusi.

Institucionet e dala pas Luftës së Dytë Botërore po vuajnë, siç është OKB-ja. Për një vend si Shqipëria, me një kontribut modest, por të rëndësishëm, të paktën në rajonin tonë. Ne themi të angazhuar për të thelluar reformat në anëtarësimin  e plotë në BE, që nuk është vetëm një familje ekonomike, por edhe familje vlerash, liberale, bazuar në të drejtën e ligjit.

Baton Haxhiu: Jalta sikur ka vdekur. Ne kemi një problem serioz të Kosovës, që është një problem shqiptar. Sa është i përgatitur shteti shqiptar për të përballuar një krizë, si kriza që është momentalisht në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë?

Igli Hasani:  Shteti shqiptar e ka treguar se është krah Kosovës dhe nëse bën një paralele me situatën aktuale, shteti shqiptar vazhdon të jetë me Kosovën kundër armiqve të Kosovës, siç është Irani. Më vjen keq që në Tiranë ka njerëz që bëhen me Iranin për të qenë me xhihadistë dhe fondamentalistë se ata që ka Irani. Kosova ka qenë dhe është prioritet kombëtar dhe çështja më kryesore që ne kemi me partnerët dhe aleatët sepse jemi një vend anëtar i NATO-s dhe kemi një vend të barabartë dhe do të jetë një nga temat më të rëndësishme që ne do të ndjekim.

Next Post
E trishtë! Ndahet papritur nga jeta sopranoja e njohur shqiptare

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Pukës, pasi la detyrën e zyrtarit të lartë punoi si mjek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In