• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Është për guinness, por 115-vjeçaren korçare e deklarojnë të vdekur/ “E fshiu sistemi, ndaj iu pre dhe pensioni”

by Java News
14/03/2020 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Stop” ka treguar historinë e Xhemile Spahillari nga Korça, e cila është 115 vjeç, por nuk ka marrë asnjëherë pension.

Ajo ka punuar vetëm 3 vjet në kooperativë e pasiguruar dhe sipas ligjit, duhet të përfitojë pension social.

Gazetarja: O nëna sa fëmijë ke ti?

Xhemile Spahillari: 2 çupa, dy djem, 4.

Gazetarja: Ke punuar ndonjëherë në jetën tënde?

Xhemile Spahillari: Punë në fushë!

Gazetarja: Pensionin e merr?

Xhemile Spahillari: Jo!

Gazetarja: Nëna çfarë kërkon?

Xhemile Spahillari: Dua pension!

Djali i saj thotë se gjendja civile e ka shpallur të vdekur dhe e ka hequr nga sistemi.

Djali: Problem ynë është se nëna jonë nuk ka pension.

Gazetarja: Ka punuar nëna?

Djali: E ka punuar pak vite në bujqësi, 2-3 vjet, nuk ka patur vite pune.

Gazetarja: Ju për këtë rast jeni interesuar tek Instituti i Sigurimeve Shëndetësore? Çfarë ju kanë thënë?

Djali: Jam interesuar dhe ata më kanë thënë duhet të nxjerrësh një certifikatë familjare. Unë vajta, ajo nuk figuron fare në gjendjen civile.

Gazetarja: Ju ke thënë specialistëve, futeni nënën se e kam gjallë, e kam në shtëpi si kokrra e mollës. 115 vjeç.

Djali: Ju kam thënë, por asnjë nuk ka ardhur, nuk vijnë të shikojnë ku jetojmë, me çfarë rron kjo nëna ime.

Gazetarja: Është një ligj që ka dalë para 5 vitesh, për të gjithë kategoritë si nëna jote, persona që nuk kanë punuar kurrë në jetën e tyre mund të përfitojë një pension social, me vlerën e 50% të një pensioni normal. Nëse nëna nuk ka tokë bujësore në emrin e saj, atëherë do përfitojë pensionin e plotë social.

Djali: Sa gabim kam bërë që nuk kam ardhur më përpara tek “Stopi”, kushedi sa kam humbur deri tani. Gjithë këto shërbime, ne ja kemi bërë se na dhimbset dhe është nëna jonë dhe na dhimbset, por shteti ku është. Ajo nëna është më e vjetra në Republikë mund të thuash, është për guines, por këta nuk e fusin as në gjendjen civile, as në pension.

Kompania “Aleat” nuk e pajis zonjën Xhemile me kartë identiteti, pasi nuk ka një ligj për t’i vajtur në shtëpi, edhe pse ajo është e pamundur fizikisht.

“Stop” shkon në zyrat e ISSH Korcë dhe aty thonë që duhet dorëzuar një dosje me dokumenta, si karta e identitetit, vërtetim nëse ka pronë, dhe nëse ka tokë bujqësore.

Adelina Demko, përgjegjëse në ISSH Korçë, shprehet se nëse i dorëzon këto dokumente, atëhera zonjës së moshuar i takon një shumë prej 77 mijë Lekë të vjetra pension social.

Adelina Demko: Ky është dokumentacioni që duhet të sjellë vetë personi, ose dikush tjetër që e përfaqëson atë me prokurë. Në momentin që e dorëzon, sigurisht fillon masa e pensionit social.

Në arkivin e Gjendjes Civile pajiset me çertifikatën e trungut, ku zonja figuron. Më pas në zyrën e Gjendjes Civile, i premtojnë rifutjen e saj në sistem, pasi ishte shpallur e vdekur.

Punonjësja: Është bllokuar si shtetase mbi moshën 100 vjeç. Nga verifikimet e bëra në teren rezulton se ajo nuk rron.

Gazetarja: Por ajo është gjallë. Çfarë verifikimi ke bërë ti?

Punonjësja: Ja kemi dërguar rajonit. Zotëri më dëgjo, nëse është gjallë ne e kthejmë nga dublimi, e kthejmë nga bllokimi i personit dhe i shërbejmë qytetarit.

Problemi qëndron tek karta e identitetit dhe për këtë “Stop” drejtohet tek kompania “Aleat”. Aty nuk japin zgjidhje, pasi shërbimin në shtëpi nuk e ofrojnë për kartë identiteti, por vetëm për pasaportën e shpejtë, që kushton 180 mijë Lekë të vjetra.

Gazetarja: Ju lutem bëhet fjalë për një zonjë 115-vjeçare, një specialist nga ju mund të shkojë tek zonja, se nuk përfiton pension, se nuk ka kartën?

Punonjësja: Nuk lejohet të xhirohet brenda! E kemi të ndaluar.

Gazetarja: E kam informacionin që nuk shkoni nëse zonja nuk bën një pasaportë 118 mijë Lekë. Pse zonja duhet të bëjë pasaportën 118 mijë Lekë, kur është 115 vjeç?

Punonjësja: Nuk jemi të autorizuar për të dhënë deklarata.

Gazetarja: E latë pa pension.

Punonjësja: Ju lutem zonjë nuk e lë unë, unë jam punonjëse.

Next Post
Shkon në 38 numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri, vetëm në Tiranë 22 raste

Shkon në 38 numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri, vetëm në Tiranë 22 raste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

June 26, 2026
Giro d’Italia në Tiranë, Ristani apel qytetarëve: Disa rrugë do të bllokohen! Mos përdorni mjetet private

Kreditë e buta në Tiranë, Ristani: Ja si do të funksionojë aplikimi për fazën e dytë

June 26, 2026
DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

June 26, 2026
Media amerikane “Quartz”: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

Media amerikane “Quartz”: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

June 26, 2026
Plani i masave për sezonin turistik, Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

Plani i masave për sezonin turistik, Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

June 26, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, shenjat e favorizuara në financa dhe surprizat në dashuri

June 26, 2026

“Partia e re” ka votues, por jo udhëheqës…

June 26, 2026
Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

June 26, 2026
Korruptimi i termave, sjell padrejtësi në sistem, Manjani analizon draft-kodin e ri penal: Duhet të kthehemi te termat origjinal të drejtësisë

“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë

June 26, 2026
Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In