• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Është mirë ta shikojmë Vjosën si vajzë instagrami

by Mero Baze
11/06/2022 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk mendoj se Vjosa Osmani ka bërë ndonjë dëm ndaj Shqipërisë me gjestin e saj si vajzë instagrami. Në fund të fundit, ka plot njerëz që kanë vërejtje për stilin e veshjes së Edi Ramës, apo pamjen e tij . Po ashtu edhe ajo ka të drejtat e saj të vërë veten në qendër të fotove. Nuk është ndonjë mëkat i madh që e ka prerë Edi Ramën dhe ka lënë Vuçiqin me të tjerë. E di që e ka bërë me shumë vetëdije këtë, se nuk e duron dot, por nuk u mërzit askush për këtë. Sidomos Edi Rama . Ai nuk është mërzit as me ne që i kemi botuar fotot lakuriq, e jo me Vjosën, që se ka botuar fare.

Problemi ëshët tek gëzimi që ka ngjallur tek gjithë enturazhi qeveritar i Kosovës ky gjest. Ky është ai moment që dhe nëse e shfajësojmë si vajzë instagrami, që do të bjerë në sy se ka heq kaçurrelat dhe i ka shtrirë flokët, apo që është dobësuar, gëzimi i papërmbajtur i qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve më të lart të saj, pa llogaritur militantët, i kanë prishur punë ndoshta motivit personal femëror që ka shtyrë Vjosën tek ai gjest. Madje ata janë të parët që e kanë kuptuar këtë, se askush në Tiranë nuk i  ka parë postimet e Vjosës dhe aq më tepër të konstatonte mungesën e Ramës në krah të saj. Poston aq shumë foto Edi Rama sa të lodh me të gjithë ata që janë aty.

Shpërthimi i urrejtjes ndaj kryeministrit të Shqipërisë, nga mbështetësit e saj dhe të Albinit, është një problem që dëmton Kosovën dhe jo Shqipërinë apo Edi Ramën. Dëmton Kosovën, pasi në vend të prodhoheshin lajme për prioritetin kryesor të Kancelarit Shultz për Kosovën, që është paqja afatgjate me Serbinë, portalet u mbushën me lajme për prioritetin kryesor të Vjosa Osmanit që është nxitja e urrejtjes ndaj Edi Ramës dhe Shqipërisë.

Kjo e bën joserioze gjithë situatën, pasi Perëndimi është i shqetësuar për armiqësinë e Kosovës me Serbinë dhe zbulon se prioritet është armiqësia e njerëzve në pushtet në Kosovë me Shqipërinë. Dhe në fakt kjo është armiqësia reale, e cila fshihet dhe pastaj vet lexohet nga po ajo vet në detaje të tilla banale, që dhe kur nuk i shikojmë ne duartrokasin idiot të rëndësishëm të qeverisë së Kosovës dhe na e bëjnë me dije.

Tani merreni me mend nëse sekretarja e Kancelarit Shultz, nesër në mëngjes i çon reagimet e shtypit për darkën në Selanik dhe do të reshtoj si ngjarje kryesore  që Vjosa Osmani e paska prerë nga foton e Edi Ramës në krah të saj. Mendo çfarë hallesh ka presidenti i Gjermanisë për Kosovën dhe çfarë prioritetesh ka caktuar në axhendën e tij dhe çfarë hallesh ka presidentja e Kosovës.

Kaq është i gjithë dëmi që ka bërë Vjosa. As e ka fyer Edi Ramën, as Shqipërinë, dhe as ka shkaktuar ndonjë shqetësim këtej kufirit. Maksimumi ka nxit ndonjë batutë.

Pushtetin e Kosovës e ka bërë qesharak, pasi ka treguar që ata që e drejtojnë sot Kosovën, në rastin më të mirë më shfajësues, siç unë dua të jem në anën e Vjosës këtë radhë, na tregon që ka Presidente një vajzë që kujdeset të dal mirë në foto me njerëz të rëndësishëm dhe të tjerë ti heq se i prishin foton.

Në rastin më të keq, që është dhe i vërteti, ashtu sic e interpretoi dhe një zëvendës i Albin Kurtit, na tregon që Presidentja e Kosovës ka në axhendë, urrejtjen ndaj Shqipërisë në vend të detyrimit për një marrëveshje me Serbinë për të cilën po investohet BE dhe SHBA.

Dhe ska më keq kur nuk të marrin më seriozisht pas gjesteve të tilla. Shpresoj që dikush tia shpjegoj kancelarit Shultz, me ngjyra showbizz-i këtë episod. Ti thotë se Vjosa ka pas merak se kanë qenë fotot e para pas operacionit në stomak si dhe pas frizurës së re të flokëve. Të paktën do ta shikoj si diçka njerëzore, për një njeri që ka qenë i frustruar nga fiziku i vet dhe jo si një njeri që është e frustruar nga kryeministri i Shqipërisë.

Se përndryshe, njeri është dhe Kancelari gjerman, nxehet dhe thotë “scheisse”, ç’punë kam unë me këta idot. Ndaj është mirë ta paraqesim Vjosën në këtë rast si vajz instagrami dhe jo si njeri që urren Shqipërinë. Së paku me versionin e parë na shkakton humor, edhe pse e dimë të vërtetën.

Next Post
“Duhet një parti që shkon te vlerat dhe jo te boshti i pushtetit”/ Bushati: Politika, jeta në një lente zmadhuese, me sprova dhe zhgënjime

Tri mesazhet e Kancelarit në Ballkan!

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    A i prishet gje Rames nga veprinet feminire te Vjoses ? Hic fare dhe cdo veprim jomandhet bga truri per te mire dhe per te keq

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

January 29, 2026
Nga shtatori rregulla të reja për vizat amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin

Ambasada Amerikane në Tiranë: Respektoni kushtet e vizës, qëndrimi i tejzgjatur në SHBA mund të sjellë pasoja të rënda

January 29, 2026
Opozita ‘mos më prek me dorë’

Ajo që ka ndodhur me Berishën në Strasburg është vetasgjësuese për PD-në

January 29, 2026
VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

January 29, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Përse protestat e Berishës nuk zgjasin më shumë se 2 orë?

January 29, 2026
Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

January 29, 2026
Vëmendje për viktimat

Ismail Kadare, në 90-vjetorin e lindjes (çka mbeti pa u thënë, ndoshta…)

January 29, 2026
VIDEO-Berisha në Strasburg, denoncon Ramën/Drejtuesja e seancës në KiE i fik mikrofonin pas 2 minutash: Faleminderit shumë, nuk keni më përkthim

VIDEO-Berisha në Strasburg, denoncon Ramën/Drejtuesja e seancës në KiE i fik mikrofonin pas 2 minutash: Faleminderit shumë, nuk keni më përkthim

January 29, 2026
Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

January 29, 2026
“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In