• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Është marrë vendimi tashmë…

by Ylli Manjani
18/07/2026 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Përtej debateve që bëjmë ne me njëri-tjetrin, debate që nuk përtojmë t’i eksportojmë edhe në Europë, duket se vendimi për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është marrë tashmë. Ajo që po zhvillohet sot është më shumë procedura e domosdoshme për të mbërritur te vendimi formal. Si në ato rastet kur aplikon për një vend pune vetëm për të respektuar procedurën, ndërkohë që punën e ke marrë prej kohësh.

Kjo nuk do të thotë se standardet nuk kanë rëndësi. Por do të thotë se vendimet e mëdha gjeopolitike nuk merren vetëm duke numëruar standarde. Po të ishte vetëm çështje meritash, Shqipërisë do t’i duheshin jo katër apo pesë vjet, por ndoshta edhe tridhjetë të tjera për të arritur një pjesë të standardeve që kërkon një demokraci e konsoliduar europiane.

Vendimi është politik. Është strategjik. Është marrë nga ata që vendosin.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Njësoj ndodhi edhe me anëtarësimin në NATO. A i kishim plotësuar vallë të gjitha kushtet? Jo. Madje as sot nuk mund të thuhet se i kemi përmbushur të gjitha standardet që lidhen me funksionimin e shtetit. E megjithatë u bëmë anëtarë. As tragjedia e Gërdecit nuk e ndaloi atë proces.

Prandaj procesi i sotëm me BE-në ngjan si dy pika uji me atë të NATO-s.

Merita jonë më e madhe është, në fund të fundit, trashëgimia. Kemi lindur në një vend që ndodhet gjeografikisht në Europë dhe që, për arsye historike e strategjike, konsiderohet pjesë e projektit europian. Është pak a shumë si ai fëmija që trashëgon pronën e prindërve. Nuk e ka ndërtuar ai, por është përfitues i saj.

Për pjesën tjetër, le të mos ushqehemi me iluzione.

Përderisa Bashkimi Europian vazhdon të jetë vendi ku shqiptarët duan të emigrojnë për një jetë më të mirë, është e vështirë të thuhet se anëtarësimi ynë po vjen sepse kemi arritur standardin europian të jetesës, të institucioneve apo të shtetit ligjor. Propaganda mund ta thotë këtë çdo ditë, por realiteti është më kokëfortë.

A kanë rol udhëheqësit politikë në këtë histori?

Sigurisht që po.

Por jo aq sa pretendohet.

Merita e tyre është të krijojnë marrëdhëniet e duhura, të fitojnë besimin e partnerëve dhe të dinë të tërheqin, në momentin e duhur, formularin e aplikimit. Marrëdhëniet personale dhe diplomatike kanë peshë. Ashtu siç patën peshë marrëdhëniet e Sali Berishës me administratën Bush në procesin e anëtarësimit në NATO, po aq peshë kanë sot marrëdhëniet e Edi Ramës me burokracinë e Brukselit dhe me drejtuesit politikë të vendeve europiane.

Edhe kjo është një meritë dhe nuk ka arsye të mohohet.

Madje, për këtë pjesë, duhet të jemi mirënjohës.

Por pikërisht këtu mbaron merita personale e kujtdo.

Pjesa tjetër është produkt i një zgjedhjeje strategjike të Europës dhe i faktit që Shqipëria është pjesë natyrore e kontinentit europian.

Në këtë këndvështrim, debati ynë i pafund nëse Shqipëria është narkoshtet, regjim, apo vend i zhytur në korrupsion, ka shumë më tepër vlerë për konsum të brendshëm sesa për vendimin strategjik të Bashkimit Europian. Jo sepse këto probleme nuk ekzistojnë, por sepse ato nuk janë më faktori përcaktues i zgjedhjes gjeopolitike që Europa ka bërë.

Ndoshta nuk na pëlqen ta pranojmë.

Por është më e ndershme të pranojmë realitetin sesa të vazhdojmë të ushqejmë propagandën e pafundme, sipas së cilës njëra palë po na fut në Europë me heroizëm, ndërsa pala tjetër po na nxjerr prej saj me katastrofizëm.

Ndoshta është koha të kuptojmë se vendimi është marrë tashmë. Tani po plotësohen formularët. Dhe, sa më shpejt ta pranojmë këtë, aq më pak energji do të humbasim në një debat politik që shpesh prodhon më shumë zhurmë sesa kuptim.

Next Post
Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

Comments 1

  1. Zef says:
    3 months ago

    Ekselent, më në fund Manjan….!!!
    Ke filluar të ikësh nga shpërgajt e likmetmonkokmdhenjve, dhe “të dalësh n’mëndt e tu”.
    Mos u merr mo me politikë. Ke vetëm humbje kohe.
    Je jurist i fort pregatitur, prandaj vazhdo profesionin ku je në atë lartësi që duhet.
    Je mirë tashti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

October 26, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In