• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Është koha t’i injorojmë fjalët e Papës

by Java News
21/08/2015 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Francesco Maria Del Vigo

Papa flet, flet e stërflet. Dhe thotë të ktheni faqen tjetër. Çfarë tjetër duhet të bënte? Është puna e tij. Edhe ai ka një parim. Edhe ai ka rregulla. Natyrisht ai mund ta lëshojë paksa litarin. Por është një monark absolut dhe si i tillë ka lirinë që të thotë çfarë të dojë.

Brenda shtetit të tij të mbrojtur. Në të cilin në fakt nuk ka hije refugjatësh dhe klandestinësh, pasi nëse do të ishte ndryshe rojet e tij zvicerane do t’i merrnin me shkelma në prapanicë. Papa flet, dhe si të gjithë njerëzit e tjerë normalë thotë dhe dokrra. Dhe sa! Sepse ky fiksim për emigrantët dhe kjo detyrë për t’i mirëpritur, një detyrë jo e tij, është shumë e ekzagjeruar.

Ai, siç thamë, bën punën e tij. Pastaj ndihmësit e tij si gjithë vartësit andej-këndej janë më katolikë se vetë Papa, këpusin sërish broçkulla. Por këto janë torturat e çdo shteti, ashtu si edhe Vatikani. Problemi jemi edhe një herë ne, që u kushtojmë vëmendje.

Që u rrisim vlerën fjalëve të tyre, që dhurojmë tituj gazetash dhe lajmesh me pallavrat e tyre. Dhe për më tepër nuk i detyrojmë as të paguajnë taksat. Në boshllëkun e politikës italiane kapim frikërat tona dhe ankthet në të paktat pika ku mundemi. Dhe Papa kështu, ndonëse në mënyrë jo të vullnetshme, mbush boshllëkun tonë politik.

Me dokrrat e tij të Botës së Tretë dhe derivatet e tij shoqërizuese. Përsëris, çfarë tjetër mund të thotë Papa? Mund të na sugjerojë ndoshta të refuzojmë emigrantët dhe t’i kthejmë mbrapsht? Padyshimqë jo! Ai zbut shpirtrat dhe administron një shtet. Që funksionon ndër të tjera në një mënyrë perfekte. Dhe për fat të keq nuk është shteti ynë. Nuk kujdeset për sigurinë e qytetit, të alarmeve shoqërore, të vendeve të punës apo prioriteteve të italianëve. Nuk është pjesë e kontratës së tij.

Por të dëgjosh ato që thotë dhe dhe t’i futësh në axhendën politike nuk është detyra jonë. Është Peshkopi i Romës, nuk është presidenti i Republikës. Aq më pak nuk mund të jetë konkurruesi i Salvinit. Kemi luftuar ndër shekuj për të patur një shtet laik dhe tani që e kemi, teorikisht, të mos mbytemi në një pikë ujë nga mendimet e lira të Papatit. Që kësaj radhe më shumë se kurrë bien erë hipokrizie. Le t’i lëmë të bien në boshllëk fjalët e tij. Dhe kur ai të na thotë që të kthejmë faqen tjetër si një katolik i mirë, ne duhet t’i kujtojmë që kemi vetëm dy faqe…

Next Post

Francë, Fronti Nacional përjashton Jean-Marie Le Pen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In