• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eshtë hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vet opozitën

by Mero Baze
24/02/2021 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Është e qartë që Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë marrë si sulm personal ndaj tyre, nderimin që SHBA i bëri gjyqtarit Adrian Dvorani. Reagimet zyrtare të Ilir Metës dhe zyrës së tij, tregojnë për humbje kontrolli, ndërsa reagimet e familjes Berisha janë dhe më banale.

Dhëndri i tij, i cili me historinë korruptive të klubit “Partizani” është objekt i drejtësisë dhe kandidat për listën e zezë të SHBA, ishte i pari që sulmoi me komente fyese SHBA-në, ndërsa gjithë stafi i televizionit të familjes Berisha, është mobilizuar të fyejë gjyqtarin Dvorani, me të cilin pronari real i televizionit, ka konflikt interesi, pasi mes të tjerash i ka vrarë dhe vëllain Dvoranit në Gërdec.

Duke e konsideruar si një sinjal kundër tyre prej SHBA-së, Meta dhe Berisha po përpiqen të fyejnë Departamentin e Shtetit, si një institucion nën kontrollin e Edi Ramës, dhe akoma më keq, të betohen se do të zhbëjnë reformën në drejtësi.

Por pikërisht këtu ata duket se janë të ndarë nga Lulzim Basha.

Ky i fundit ka ditë që përsërit, në fakt pa ja kërkuar askush, se kur të vijë në pushtet do mbajë duart larg nga reforma në drejtësi, ndërkohë që nuk ka bërë asnjë koment negativ ndaj nderimit që i është bërë nga Departamenti i Shtetit, gjyqtarit Dvorani.

Kjo diferencë qëndrimesh duket e konsultuar paraprakisht me diplomatë perëndimorë në Tiranë, pasi refreni i tij, se do të qëndrojë larg prekjes së reformës në drejtësi, përveçse është një qëndrim i kundërt me Berishën dhe Metën, është dhe antifushatë për Ilir Metën, i cili është betuar se “25 prilli do jetë referendum që do shkrijë Ramaformën”, siç e quan ai reformën në drejtësi.

Ngjarja  e djeshme dhe reagimet e çekulibruara të familjes Berisha dhe llir Metës, e bëjnë dhe më të fortë këtë kontrast. Lulzim Basha nuk ka reaguar, por vazhdon të thotë se nuk do ta prekë reformën në drejtësi.

Deri më sot reforma në drejtësi ka qenë një vijë ndarje mes opozitës nga një anë, dhe shumicës në pushtet dhe Perëndimit nga ana tjetër.

Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vet opozitën. Për më tepër, në këtë rast Berisha e Meta e kanë jo vetëm qëndrim politik, por dhe problem personal, qëndrimin ndaj reformës.

Është kjo arsyeja që ata e kanë marrë si sulm personal ndaj tyre nderimin e gjyqtarit Dvorani nga SHBA. Nuk di si do ta marrin heshtjen e Bashës.

Next Post
Tronditëse/ Babai i 17-vjeçarit nuk e di se djali i ka ndërruar jetë

Tronditëse/ Babai i 17-vjeçarit nuk e di se djali i ka ndërruar jetë

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Megjithate reforma u krye dhe nuk zot ta zhbeje ate

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
Alarm për sulme ajrore në Kiev, Antonio Costa dhe Presidenti finlandez evakuohen në strehë

Alarm për sulme ajrore në Kiev, Antonio Costa dhe Presidenti finlandez evakuohen në strehë

August 24, 2026
Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

August 24, 2026
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

August 24, 2026
Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com