• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Është gabim, nëse gjesti ndaj Kastriot Islamit, nuk ka qenë politik

by Mero Baze
15/11/2020 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk jam i sigurt sa politik ka qenë vendimi i çastit i patrullës së policisë, për ta shoqëruar Kastriot Islamin pse sfidon rregullat publike për pandeminë, por gjeste të tilla duhet deomos të jenë, jo vetëm politike, por dhe të prezantohen në publik si të tilla nga vetë policia.

Pra policia duhet ta prezantonte dhe në publik si gjest simbolik ndaj atyre figurave politike që sfidojnë rregullat dhe ligjet për të na rrezikuar të gjithëve.

Pra nëse ka ndonjë problem në shoqërimin e Kastriot Islamit në polici, nuk është fakti që opozita ankohet se është akt politik. Problemi është se mos nuk e kanë bërë politikisht.

Gjestet ndaj figurave publike në gjithë botën në raport me ligjin janë gjeste politike. Politikanët që refuzojnë zbatimin e ligjit që përbën rrezik publik, ndëshkohen politikisht dhe bëhen shembull për këtë gjë. Madje, dhe kur e bëjnë pa dashje.

Kur e bëjnë me qëllim, si rasti i Islamit, Monikës apo gjithë çetës së idiotëve, që duan të sifdojnë rregullat e pandemisë si lëvizje politike, pa diskutim që duhet t’ju përgjigjesh politikisht. Ndaj policia duhet ta sqarojë këtë pikë. Nëse nuk e ka bërë politikisht ka gabuar.

Në muajin maj, presidenti austriak Alexander van der Bellen vendosi të dalë për darkë me bashkëshorten dhe me dy miq. Presidenti i Austrisë e tejkaloi orën 23.00 duke qëndruar në oborrin e restorantit, edhe pse pronari u detyrua të mbyllë restorantin.

Policia e ndëshkoi me një gjobë të rëndë, që shkonte deri në 30 mijë euro ndërsa Presidenti kërkoi falje, për t’u treguar gjithë të tjerëve, që me këtë situatë nuk tolerohet as Presidenti.

E njëjta gjë dhe me figurat publike. Futbollisti i njohur serb i Realit të Madridit, Luka Joviç u ndoq penalisht në Serbi pse festoi ditlindjen në kohë izolimi duke i hapur telashe pa fund.

Ka qindra serbë në mos mijëra, që e kanë thyer karantinën duke festuar ditlindjen, por shembulli jepet me atë që tentojnë ta bëjnë këtë si frymëzim.

Pavarësisht se Kastriot Islami është figurë pa ndonjë vlerë politike për momentin, por fakti që del xhiro me Ilir Metën pa maskë për t’i bërë karshillëk publikut, është mjaftueshëm arsye që të dënohet. Edhe për kaq ai meriton të shoqërohet në komisariat dhe të gjobitet, por edhe të thuhet publikisht që ky është një gjest politik ndaj kujtdo që tenton të frymëzojë shkeljen e ligjit.

Diferenca mes gjobës ndaj një qytetari të thjeshtë që ka harruar maskën, apo nuk do ta vërë, me një politikan që frymëzon mosmbajtjen e maskës, është se ky i fundit është rrezik publik. Ai jo vetëm që duhet shoqëruar e gjobitur, por duhet thënë pa komplekse se goditja ndaj tij është politike, për të edukuar ata që mendojnë se mund të sfidojnë rregullat që përbëjnë rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Fakti që PD dhe gjithë opozita është mobilizuar për të mbrojtur sfidën ndaj rregullave publike, është lëvizje politike kundër rregullave të pandemisë. Presidenti i vendit, është duke krijuar një komitet privat për pandeminë, që të dublojë atë shtetëror dhe të japë direktiva të çartura, siç mund t’i japë truri i tij në këto momente. Lulzim Basha vazhdon të thotë pa u ngatërruar që ka një plan me pesë pika por nuk po e dëgjojnë, ngaqë dyshojnë se ai nuk di të numurojë deri më pesë.

Të tjerë bëjnë thirrje për sfidim të rregullave të maskës apo detyrimeve të tjera të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve. Kjo është e gjitha politikë. Dhe nuk di si mund ti përgjigjesh një lëvizje politike kundër betejës për të përballuar pandeminë, përveçse me gjeste politike.

Qeveria duhet të dalë e ta thotë që Kastriot Islamin dhe gjithë “kaçët” e tjerë, që duan të frymëzojnë thyerjen e rregullave publike për pandeminë, do t’i ndalojë dhe ndëshkojë dhe për arsye politike, për t’i bërë shembull. Asnjë kompleks në këtë drejtim. Gabimi më i madh do të ishte të thuhet që Kastriot Islamin e ndalëm si qytetar pa maskë.

Jo!

Ai duhet ndaluar si politikan që frymëzon mosmbajtjen e maskës. Dhe duhet bërë shembull bashkë me gjithë ata politikanë apo njerëz publikë, që e bëjnë këtë si sfidë politike.

Mund të tolerosh ndonjë pensionist në moshë të Islamit pa maskë e ta shoqërosh në shtëpi, mund të sillesh mirë me ndonjë fukara që se ka mendjen tek maska se ka 1000 halle, por këta që kanë vetëm një hall, se si të sfidojnë rregullat e pandemisë, jo vetëm që duhen ndëshkuar rëndë, por duhen bërë shembull politik./p.a

Next Post
Eriksen bëhet problem sërish, flet Conte

Eriksen bëhet problem sërish, flet Conte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In