• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Është Edi Rama, o budallenj

by Artur Ajazi
21/11/2025 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Prej 24 orësh, në selinë blu, po bëjnë festë. Po i gëzohen largimit të Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres, dhe po hamendësojnë se “tani ikën edhe Edi Rama”. Sa qesharakë, sa minorë, sa mediokër.

Mediat e paguara (rregullisht) nga selia blu, i bënë jehonë të madhe vendimit të GJKKO-së për zonjën Balluku, duke arritur në ekzaltim. Kjo për faktin sepse vendimi nr. 118 datë 19. 11. 2025 i GJKKO-së, kërkonte shkarkimin e saj. Arbitraritet i plotë.

Në fakt dukej sikur GJKKO-ja, kishte marrë një vendim, që tejkalonte kompetencat e saj, duke dalë jashtë kontureve kushtetuese e ligjore. Duke kërkuar “pezullimin e zonjës Balluku”, numrit 2 të qeverisë Rama, GJKKO-ja, tejkaloi kompetencat e saj kushtetuese.

Qeveria Rama-4, ka dalë nga zgjedhjet e lira të 11 Majit, dhe varet jo nga vendimet e gjykatave, por nga vota e shumicës së shqiptarëve. Edi Rama, akoma nuk ka folur mbi këtë vendim, por jam i bindur se do të flasë ashtu siç duhet.

Emërimet në qeveri, nuk mund ti bëjë GJKKO-ja, po ashtu edhe shkarkimet e ministrave. Natyrisht e gjitha kjo, për momentin, i shkon për shtat opozitës, e cila nga dje, ka nisur “ofensivën” e saj. Ka nisur ti hapet “oreksi”, dhe kujton se “ikja e Ballukut, presupozon ikjen e kryeministrit”.

O budallenj, është Edi Rama ai. Eshtë fakt, se drejtësia mund të hetojë deputetë e ministra, ashtu siç ka të drejtën të kërkojë masë sigurie ndaj çdo zyrtari, por nuk ka të drejtë të tejkalojë kompetencat ligjore.

Zv.kryeministri nuk mund të pezullohet nga një vendim gjykate, pa miratimin e Parlamentit. Mungesa e respektimit të procedurave nga gjykata, në rastin konkret nga GJKKO-ja, rrezikon të kompromentojë reformën në drejtësi.

Kjo reformë ka patur mbështetjen nga SHBA-së, por gjithmonë duke vepruar sipas Kushtetutës. Një gjykatë, nuk mund të dalë mbi Kushtetutën dhe Parlamentin, dhe as nuk mund ti imponohet një qeverie legjitime.

Edi Rama duhet të flasë, dhe të ndalet mirë në Eshtë Edi Rama, o budallenj e Ballukut, jo për ta mbrojtur, por për të treguar se, gjykata nuk mund ti imponohet as qeverisë dhe as Parlamentit. Drejtësia nuk është pushtet i pavarur.

Sa për opozitën, ajo ka ZERO shanse të arrijë diçka, të përfitojë diçka, aq më pak ti imponohet Edi Ramës. Një opozitë që ka liderin në ndjekje penale, për të paktën 3 çështje penale nën hetim dhe gjykim, nuk ka të drejtën morale të merret me Belindën apo me të gjithë ata që kanë marrë dikur besimin e kryeministrit, dhe që sot rezultojnë persona nën hetim.

Kushdo “kokën e ka mbi supe”, ndaj le të përgjigjet ndaj çdo abuzimi që ka bërë me postin dhe paratë ë investimeve. Mbrojtje politike nuk ka më.

Next Post
Reshjet e dendura të shiut në Korçë/ Hidrocentrali i Marjanit në pikë kritike, rrezikohet të çahet diga

Reshjet e dendura të shiut në Korçë/ Hidrocentrali i Marjanit në pikë kritike, rrezikohet të çahet diga

Comments 2

  1. Anonymous says:
    4 months ago

    Sh artur ajazi,na knaqe me prrallat tuaja,keshtu flisni ju hajdutet,e paguar nga qeveria hajdute,qe mashtron,vjedhe parate taksa paguesve,e pasurite kombtare.Ti ca do thuash,me fjalen eshte edi rama ai.edi rame seshte gje tjeter,vecse nji hajdut,trafikant drejton grupet kriminale te kokaines,e te korrupsionit.Nuke funksionon asnji istitucion,sipas ligjeve,qeveria e administrata,jane te dalura komplet jashte kontrodhit.Atehere sipas jush,ne vendin tone,nuke duhet ta kemi fare,sistemin e drejtesise.Ju flisni sipas pages,qe merrni nga qeveria,per propogande,ju nuke fisni kurre per te verteten.sh balluku sipas jushe duhet ta falenderojme,per vjedhjet e miliona eurove,drejtesia duhet ,e beje sehire hajdutet.

    Reply
  2. Vlora says:
    4 months ago

    Ore po leket e popullit?

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In